Rudina Xhunga: E pyeta Nanon ku e gjete Bashkim Finon? Në vezën Kinder, më tha

29 Mars 2021, 17:08Politika TEMA

Gazetarja Rudina Xhunga e ftuar në edicionin e lajmeve në DritareTv foli për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos. Gazetarja kujton njohjen me ish-kryeministrin e qeverisë së pajtimit kombëtar dhe intervistën me Fatos Nanon në ’97-ën, kur e pyeti ku e kishte gjetur Bashkim Finon.

“Në ’97-ën isha gazetare te Koha Jonë dhe bëra një intervistë me liderin e PS-së në atë kohë, Fatos Nano. “Ku e gjetët ju Bashkim Finon.”,-e pyeta. “E gjeta në vezën Kinder” –tha Nano dhe qeshi, duke i dhënë përgjigje pyetjes së madhe që bënin të gjithë ato kohë, ku u gjet ai njeri që e pëlqyen menjëherë të gjithë dhe qetësoi situatën vetëm me pamjen e tij dhe mënyrën e sjelljes.

Ishte një surprizë e madhe emri i tij, si një Kinder surprizë për fëmijët ishte ardhja e tij nga Gjirokastra në skenën politike kombëtare, në atë moment kur shqiptarët po kërkonin shpëtimin, pajtimin, mënyra sesi do të mbyllej kjo gjakderdhje masive. Bashkim Fino ishte emër në historinë tonë. Është ’97 jonë. Kush qe ai që do t’i thoshte PO drejtimit të qeverisë në atë kohë të çmendur siç ishte ’97-ta për Shqipërinë. Shumëkush e ka harruar ’97-ën.

Mbase pakkujt edhe i kujtohet roli i Finos në ’97-ën. E kemi parë Bashkim Finon duke pirë puro, nëpër rrugët e Bllokut, në kafen ku rrinte, në restorantin ku drekonte dhe dukej një personash i zakonshëm, njëri prej nesh. Jo, Bashkim Fino nuk ishte njëri prej nesh, ishte një personazh i veçantë, i cili në momentin më të rëndësishëm politik të Shqipërisë mori drejtimin e qeverisë.

Gjë që nuk e bën dot kushdo. Prandaj është e rëndësishme që Shqipëria e shpalli ditë zie dhe klasa politike u tërhoq nga fushata. Heshti, jo vetëm për të nderuar Bashkim Finon, por edhe Pajtimin Kombëtar. Njeriu i cili i tha po drejtimit të qeverisë “Pajtimi Kombëtar”, në mars. Dhe siç lindi në mars politikisht, ashtu edhe iku në mars, fizikisht”,– tha gazetarja.

8 komente në “Rudina Xhunga: E pyeta Nanon ku e gjete Bashkim Finon? Në vezën Kinder, më tha”

  1. Ujku Plak says:

    Tipike Shqipetare kjo qe kur vdese dikushe trajtohet si Hero. Nuk them se Fino ka bere me keqe se Rekordmeni Berisha, Hajdut Likja, Bixhozxhiu Nano, Burri Kurves Maiko apo Brekushe Rama, por pjese e Grupit te Llumit ka qene, prsh kur Lazaratesit i moren Maunet me Kafe Kundrabande qe i kishte Finua, cfar beri Finua si Kryeminiser? Dergoi Renean dhe perfundoi Diti bq penge, u rrahen, u plagosen shume Polica te Reneas, disa shkuan ne Janine per Mjekim. Munde te kete dhe te tjera, por ky raste na tregon qe lekura ishte e Engjellit, mbrenda ishte Djalli. Jo se kam ndonje gje kunder Finos, por kam merak sekur te Vdese Byrisha dhe Toto Likja mos i varrosin te Deshmoret, ose ma keqe na i bejne Militantet Koke Boshe Varret e Byrishesh dhe Likes Vende te mira, dhe ju siguroi qe do te Mblidhen Injorante me shume se te Kisha e Lacit .

    1. Gjergji says:

      Ne nje varr, ne vorrezat e Korces, kur kam qene i vogel, me ka bere pershtypje nje shkrim, i shkruajtur ne nje leter qe mbajej nga nje engjel. E gjitha ishte prej mermeri.
      Shkrimi ishte: “Veshtro o kalimtar, punon por nuk mendon se per dy metra toke punon”.
      Ndersa tani ky epitaf do tu shkonte gjithe politikaneve, por I thene ndryshe: “Veshtro o politikan, vjedh por nuk mendon se per dy metra toke vjedh”.

  2. Shaqo says:

    O Rudina me xhunga, por Fatos Nanua e gjeti Bashkim Finon kryeminister, sa inkoherente e te pabesueshem qe jeni.
    Nuk lexoheni ju te kazanit.

  3. Bledi says:

    Mendoj qe 1 statuje e Finos te vihet ne hyrje te Parlamentit me qellim qe te transmeoje shembull tek deputetët
    Jo per gje po sikur nuk I ka hije deputetëve te jene te dobet.
    Kokrrumbullak dhe me bark ashtu si Fino ka lezet se jep imazhin tek Populli qe qeveriset nga njerez te sakrifices dhe njëkohësisht verteton sloganin
    1 Qeveri e shendoshe me ekonomi te shëndoshë
    Rendesi ka te varrosen me te gjitha nderimet se punojne jetojne dhe sakrifikojne per popullin te gjithe keta.

  4. Tı nuk je ujku plak por je mutı plak ,Sıkur te ka pjedhur jot teme nga bytha A dın me fole me ndonje gjuhe tjeter,Ne te tılla raste njerzıt nuk merren me merıte e tyre personale,Tjetrıt ı thuren veprımet e mıra,Por tı duhet te jeshe nga Lazaratı dhe ta ka ngelur barın ne fyt,Turp te keshe per komentın

    1. Ujku Plak says:

      Mos me thuaj qe je nje nga ata Militantet e Partise qe nga pa aftesia te siguroni ushqim, ja merrni ne Goje nje Plotikani dhe i luteni qe mos ju a heqe, se nuk e kuptoni prej Injorances qe Njerezit Normale Punojne dhe jetoine me Ushqimin qe Ofron e Bukura Natyre. Jam Lindur dhe Rritur ne Tirane, shume nga keta RQ e Politikes qe ti i njehe nga TV, une i kam njohur nga afer, te gjithe jane Plehra me ndryshimin e vogel, qe disa vijne shume ere e qelbur, dhe disa me pake. Jam prej 10 vitesh ne Deutschland, ne kete vende te Bekuar ku njerezit me vlera si une ndihen te Vleresuar, dhe rq si ty traitohen ashtu si e meritoni.

      1. Bisi says:

        Komenti yt eshte i sakte Ujko

        Vetem nje gje ki parasysh, qe GjermanIa eshte nje vend i degjenruar dhe ka marr fund nga multi kulturalizmi.

  5. REALE says:

    O Shaqo! Me vjen shume keq per mendjet dhe interpretimet tuaja qe beni, sikur keni ardhe ne Shqiperi nga ndonje planet tjeter dhe kerkoni te jepni mend kur s’keni per vete se po te kishit nuk do flisnit jashte çdo norme dhe te vertete. Fatos Nano e drejtonte partine socialiste edhe nga burgu i Bençes edhe nga burgu Tiranes, ishte kryetar i saj dhe dergonte ne kryesi tezat dhe orientimet e tij dhe ishte i pari qe pyetej, sot une s’kam ndonje simpati te madhe per te por kjo eshte tjeter analize. Po e perserise dhe nje here nje koment te meparshem se n’ato dite Marsi te vitit 1997 kur Bashkim Fino krijo qeverine pluraliste, sot i thone te pajtimit kombtar , por me sa shikoj une vetem ndarje kombtare do kemi me ato qe flasin ca Fitm Zekther qe dhe shqipen nuk e dine, por eshte “baba” nga mbrapa dhe ndonje tjeter; shkoi ne sallen e madhe te Politeknios Athine ne nje darke sepse kerkoi edhe mbeshtetjen e qeverise greke dhe emigranteve shqiptare qe jetonin atje. 7 dite kishte qe ishte formuar qeveria, salla ishte plot e perplot me shqiptare dhe kur doli ne podiumin skene poshte, salla u ngrit ne kembe dhe bertiste me te madhe: poshte Sali Berisha! 35 vjeçari Fino pak i druajtur por kurajoz i kerkoi salles me dore qe te nderpriste bertitjet dhe te qetesoheshin. Dolen te gjithe antaret e rinj te qeverise dhe midis tyre dhe ministri Brendshem, fierak, perfaqesusesi PD-se Belul… (ja kam harruar mbierim, por edhe ky pasi u kthyen ne Tirane u arratis nga Korça dhe iku fare nga qeveria) me koken ulur se si duket nuk e priste ate qendrim te salles shqiptare ne mesin e Greqise; Bashkim Fino do ngelet ne Historine e Shqiperise per ate periudhe qe e drejtoi si kryeminister, me shume se ndonje tjeter ne partine socialiste. Me shume vonese, i duruari Bashkim Fino ja shprehu Sali Berishes ne parlament pas shume vitesh indinjaten nga qetesia qe ruajti me “presidentitn” ne 1997: Faji eshte i imi qe u pajtova me ty atehere dhe te pranova! Te tjerat i dime te gjithe pavaresisht se si i imterprtojme. Jam shume i indinjuar ( e di s’i behet vone kujt) per qendrimin qe mbajne disa sot qe edhe me vdekjen e nje personaliteti nuk ngopen , pa lere me, te ishte nje njeri i thjeshte dhe nga ana tjeter shkojne e genjejne neper Shqiperi per nje vote, per nje karrike qe ta sundojne prape. Eshte poshtersi dhe krim thenia e sotme e Fitm Zekthit apo kujdo tjeter , eshte antinjerezore dhe e pa shpirt per kedo se te ishte por veçanrisht per kete njeri qe ka nje histori qe mbase shqiptareve nuk do tu perseritet me , megjithese ata qe e krijuan, sot kerkojne prape pushtet per ta sunduar. Respekt per njerezit qe sillen si njerez ne jete dhe ne vdekje! Ka kohe tjeter per ato qe kane ne shpirt katranet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje