Mero Baze: Nga sot kryetare e LDK është Vjosa Osmani, kurse Abdixhiku është ushtrues i detyrës

30 Mars 2021, 17:29Rajoni TEMA

 

Analisti i njohur nga Shqipëria, Mero Baze, nuk ka kursyer kritikat ndaj LDK-së pas vendimit të sotëm të kryesisë së kësaj partie për t’i siguruar kuorumin Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente.

Në një prononcim për Periskopin, Baze deklaroi se “drejtuesit e rinj të LDK-së, me sa duket kanë zgjedhur të jenë simpatizantë të shumicës së re në pushtet me shpresë se kështu do të bëhen edhe ata të pëlqyer”.

Më tej, ai ka folur edhe për kryeministrin Kurti duke e quajtur “demagog” që nuk ka asgjë “të vërtetë në identitetin e tij”.

“Siç e provoi koha, ai kishte fallco retorikën patriotike, kishte fallco idenë e Bashkimit Kombëtar, kishte fallco asketizmin e tij në jetën personale, kur “shiti” apartamentin e vogël për të financuar fitoren dhe tani u rehatua në një vilë 400 metra katrorë dhe ka skarco gjithë idetë e tij ekonomike, apo sociale” – ka thënë Baze për Periskopin.

Më tej, Baze ka porositur LDK-në që t’i bëjnë opozitë Kurtit dhe jo t’i sigurojnë pushtetin.

Deklarata e plotë dhënë Periskopit:

“Vendimi pasqyron pafuqinë e lidershipit të ri të LDK për të diktuar në skenën politike të Kosovës. Drejtuesit e rinj të LDK, me sa duket kanë zgjedhur të jenë simpatizantë të shumicës së re në pushtet me shpresë se kështu do të bëhen dhe ata të pëlqyer.

Ky është një iluzion, që do ta bëj LDK edhe më të pafuqishme, edhe më të vogël.

Albin Kurti është thjeshtë një demagog, që nuk ka asgjë të vërtet në identitetin e tij. Siç e provoi koha, ai kishte fallco retorikën patriotike, kishte fallco idenë e Bashkimit Kombëtar, kishte fallco asketizmin e tij në jetën personale, kur “shiti” apartamentin e vogël për të financuar fitoren dhe tani u rehatua në një vilë 400 metra katrorë dhe ka skarco gjithë idetë e tij ekonomike, apo sociale. E vetmja gjë e vërtet që ka është dyshimi që ka tek SHBA dhe vendet perëndimore.

Tani është koha ti bëhet opozitë dhe jo ti sigurosh pushtetin. Fitoren ai e siguroi me demgaogjinë e një lideri populist, kurse pushtetin po e siguron me inferioritetin e një lidershipi opozitar të kompleksuar nga fitorja e tij.

LDK e re , duke shpresuar se do bëhet e dashur për publikun, duke u bërë  e dashur për Albinin, do humbas dikur edhe publikun, edhe Albinin.

Një gjë është e sigurt. Nga sot kryetare e LDK është Vjosa Osmani, kurse Abdixhiku është ushtrues i detyrës”.

Periskopi: Shkëlqim Beqiri

39 komente në “Mero Baze: Nga sot kryetare e LDK është Vjosa Osmani, kurse Abdixhiku është ushtrues i detyrës”

  1. Valbona says:

    Ky Abdixhiku duket si djale mamaje, i takoj disa here Kurtin dhe Osmanin, dhe i bindi qe do veproj sic do thone ata.

    1. Per mendimin time Ka ber shume mire says:

      Une besoje se Ka ber shume mire se ja Ka dhene votate se pse Albini Kurti dine veq te Qahet dhe te ankohet se nuk e Len te tjer te Qeverisin se ai i Ben te gjitha tani do ti shohim mashtrime e tija dhe ne Kosove do krijohet nje lloje stabiliteti politike

    2. Meritoni says:

      Çka po mendoni ju te te shqiperisë?
      Se duhet te luftohet deri ne vdekje?Albini dhe Vjosa kane fitu,prandaj edhe duhet te udhëheqin vendin per 4 vite.
      Nese veprohet ndryshe atehere ndeshkimi do te jete trondites,populli do KOSOVARnuk fale,nuk perkulet para bandave.

      1. Epirioti II says:

        Meriton, eshte nga rastet e ralla qe nuk jam dakord me analizat e Meros per Kosoven.
        Situata erdhi ne ate konfigurim qe ishte keq me ja dhene votat, keq mos me ja dhene votat.
        Albini nuk do linte gurre pa leviz dhe Presidentin do ta merrte.
        Keshtu te pakten e mori pa sherre dhe pa alibira qe vetem ai dhe Berisha dine me i perdor me mjeshtri te jashtezakonshme.
        Tani Albini i krenar dhe fitimtar nga jashte, por i mjere dhe i dhjerosur nga brenda ka gjithe kohen dhe qetesine ta dhjesi edhe Kosoven.

        Tani per popullin e Kosoves eshte ora e te vertetes se madhe. Do perkulet para kryebandes, apo me qetesine e tij stoike do presi momentin me çu edhe Albinin aty ku çoi Thaçin.

        1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

          Berisha ka “mjeshteri”? Nese vrasja, vjedhja, mashtrimi, rrugaceria dhe sherbimi ndaj armiqve quhen mjeshteri, atehre po, ky Berisha ka “mjeshteri”!

  2. gjyshi says:

    Mero,
    Pse nuk e thua troç: Grupi parlamentar i LDK-së të shkojë në grupin e Vjosës (që i bie të LVV) dhe ngadalë, por sigurt të shkojë drejt shkrirjes në VV, alias shuarjes së LDK.-së.
    Më e ndershme ndaj elektoratit, popullit…

  3. gjyshi says:

    Mero,
    Pse nuk e thua troç: Grupi parlamentar i LDK-së të shkojë në grupin e Vjosës (që i bie të LVV) dhe ngadalë, por sigurt të shkojë drejt shkrirjes në VV, alias shuarjes së LDK.-së.
    Më e ndershme ndaj elektoratit, popullit…

  4. XYX says:

    LDK kurrë njiher pa identitet politik dikur ishte bisht e partisë të Millosheviqit që bashkqeverisnin Kosovën pastaj bisht i UNMIK dhe tani EULEX dhe VV

  5. millosh kopiliqi says:

    Njeri me te poshter se vjosa lopa, véshtire se Mund te gjindet ne kosove….

  6. Visi says:

    Krahas Dardan Molliçajt edhe Mero Baze çdo sukses të Vjosës apo Albinit e përjeton si humbje personale.
    Mero s’më mbetet asgjë pos t’iu shpreh ngushllimet e mia për varrosjen përfundimtare
    të ëndrrës tënde dhe Molliçajt për mosssuksein e Albinit e Vjosës.
    Ngushllime edhe njëherë e uroj që mos të raftë me harru këtë hidhërim thonë në Kosovë.
    Sepse ndoshta së shpejti nuk do të të bie ndërmend për Kosovën nga humbja që do të pësoj Rama në Shqipëri.

    1. Mondi says:

      Kurse ti cdo opinion te mero bazes e lexon me frike ne zemer.Te sugjeroje te mos I lexosh fare qe te mos pesosh ndonje atakk ne zemer.Bashke me fitoren e Rames do shkosh ne boten tjeter.

    2. Angjelini says:

      Visi, nuk besoj per nje sekond se Mero ja do te keqen Kosoves dhe per kete kritika e tije duhet te vlersohet. Shenjat e para nuk jane aspak premture per nje populist si Kurti. Nga apartamenti ne ville 400,000 Euro. Tingullon keq kjo per nje lider qe beson te barazia ekonomike dhe socjale. Nejse shpresoj te jem gabim. Me dashamirsi nga shqiperia.

  7. nekiu says:

    Sa keq perfundoi partia e te madhit Rugova…. Ku e gjetet kete homoseksual……

    1. Ishldk says:

      LDK gjithmon e ketille ka qene.Per perfitime personale,njehere nga milloseviqi,pastaj nga 3%iGurbetqareve,pastaj i eshte bashkuar cdo kujt ,per perfitime….Parti e themeluar nga udbashet e LKK,kurre nuk ka pase parime ,gjithmon eshte paraqite si e viktimizuar,ashtu si edhe serbia qe vazhdon te luaj rrolin e viktimes…

  8. Ajet Delaj says:

    Shikoni Kosoven shqipe të Shqiperise, Kaq mendoj se eshte mjaftueshm për të kuptuar se cfare ka bere komunizmi ne Shqiperi. Armiq e hajna edhe pas 30 vjetesh.
    Kjo eshte tamam për të respektuar vullnetin e popullit të Kosoves.. Vetem armiqt e Kosoves nuk e pranojne perparimin e Kosoves

    1. Andi says:

      E shikojme perparimin e kosoves.Pa ngrof mire karrigen ,mori vilen proletari I pakorrupruar.Deri ne fund te mandating mere me mend cdo te beje.Po ia arriti fundit.Zi u be ajo puna e bashkimit kombetar.Apo ishte ushqim per delet.

    2. Ilmi says:

      Dose vjose presednica?A ka poshterim me te madhe per ata qe dhane gjithecka per Kosoven?Pervec sharjeve dhe ofendimeve ndaj UCK cka beri kjo rosa lper Kosove? Cka do beje ,kur kjo dine vetem intriga sepse me ata eshte rritur,vjen nga nje rrethe i tille.

  9. Nik says:

    Z. Abdixhiku dhe LDK kane vepruar shume drejt, urime!

  10. daja says:

    Po cke mo Mero ! / Pse te dhemb ?! Apo je mesuar te hash sa ne nje krah ne nje tjeter dhe tutesh se kjo fryme e ckapjes se shtetit do vije domosdo ne Shqiperi e me gjere dhe ti mbetesh pa gje.!? Hemm ??!! Shume syresh si ju nuk e doni kete fryme por koha e ka sjelle ne skene dhe plehrat do pastrohen. Na e bete tranzicionin terkuze pa mbarim. MJAFT ME !!!! Shume shpejt kjo fryme do mberrije edhe ne Shqiperi dhe te paudhet e trashur me demin qe i kane shkaktuar shqiperise e shoqerise shqiptare te gjejne vend ku te futen ose te paguajne per zollumin e bere .

  11. Iliria e bashkuar says:

    Urime Kosova, lereni te Meron te shfryet. A ka pelqyer ndonje here e ndonje gje Mero ne Kosove ?

  12. Fuck it says:

    Nuk e kupton fare QE KY eshte zgjedhur NGA grupi I doses dhe kurvit ne Ldk? Ata e zgjodhen ata po e perdorin.
    Te gjithe ATA qe do votojne per dosen presidente do Marin poste dhe shperblime. Mos kujto o Mero se do ta japin falas voten !!!

  13. Genci says:

    Votimi me qëllim që Kosova të ketë president, nuk shkakton asgjë tjetër veç qetësisë që kërkon vendi. Nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi, që opozita të tregojë përgjegjshmëri bazuar në logjikën e votave që ka, dhe jo të bëjë luftë politike pa fund. Në fakt e kanë kollaj, boll të mos bëjnë atë që bëhet tek ne dhe janë OK.

  14. Gjergj Kristo Frashëri says:

    Sikur të jetë e Vërtetë,
    që Lumiri do të mbështesë të mirën Vjosë dhe LVV në arritjen e detyrës si Presidente të Kosovës!

    Të dashur motra dhe vëllezër shqiptarë të Republikës së Kosovës. Mos e dëgjoni as Tiranën dhe as Beogradin në dëshirat dhe „udhëzimet“ prej të vetëquajturve „Kryepleqtë e mençur të politikës ballkanike“. Shikoni përpara për të mirën tonë, jeni shpresa për pjesën e madhe të barrës që mbajmë në kurriz prej shekujsh, të cilën n’a e kanë ngarkuar të tjerët për t’a çuar ku duan ata! Hidheni këtë barrë nga kurrizi me guxim. Nuk n’a ndihmon kush kur n’a shohin se nuk ankohemi dhe nuk bëjmë vetë përpjekje për t’a hedhur këtë barrë nga shpina!

    Mos i dëgjoni „analistet“ e Tiranës, përfshirë edhe këtë Syreshin e Pushtetit, i cili kur zgjedhjet i fiton PD-ja e kthen timonin e gazetës në rrugën e PD-së, kur fiton PS-ja si aktualisht, e kthen timonin në rrugën e PS-së. Përherë në shërbim të të njëjtit pushtet të RSH, sepse vetëm Ai ka paré në RSH për t’i paguar ata. Sa të jetë ky pushtet, Politika e Tiranës nuk do të dalë kurrë kundra, por vetëm përherë pro Beogradit. Ndërsa ajka e politikanëve të RSH-së do të vijojnë të marrin avdes nga Parisi.

    I nderuar Lumir, nuk ndjehen mirë vetëm që po e ndihmon motrën atdhetare Vjosë, por edhe se po e çlironi LDK-në nga diçka e vjetër e sëmurë, e mbetur në trupin e saj të munduar për të mirën e Kosovës, që me siguri dhe duket se po përpiqeni t’a shëroni.

    Përpara me Albinin, të nderuar! Suksese bashkërisht!
    Ushtari juaj matanë gardhit.

    1. LF says:

      Ti me nje emer te frikshem Gjergj Kristo Frasheri, bej kujdes kur Shqiperine dhe Serbine i fut ne nje thes. Vetem me thirrjen tende te percarjes kombetare, ti nuk je ushtar matan gardhit por nje mi haleje, rritur duke ngrene mut ne WC e Serbise.
      Shume bukur ti mund te jesh kunder Rames apo Bashes, mund te jes ne dashuri me Vjosen apo Isen, por kujdes me Shqiperine, po qe se je vertet ai qe mendon se je. Te pakten mos u tall me emrat tane te medhenj te Gjergj Kasteriotit, apo te Frashellinjeve Vere aty emrin tende te vertete :miu I haleve serbe!

      1. Gjergj Kristo Frashëri says:

        Alo LF (sikur të shfaqet Lei Fen-i),
        Të uroj shëndet në këtë kohë infektimesh shëndetësore mendore dhe histerie politike popullore!
        Më vjen mirë që emri im paska ardhur i Frikshëm në sytë dhe veshët e tu, siç thoni ju. Faleminderit për këtë kompliment (sepse nuk m’ë ka marrë kush të frikshëm deri më sot). M’ë vjen mirë t’a besoj çfarë ju thoni. Për korrektesë qytetare, shënimi që kam bërë dhe e keni komentuar ju (si më poshtë) ndodhet edhe ne faqen e Facebook-ut tim, të cilin mund t’a kërkoni, po me këtë emër. Jam Gjergj Frashëri dhe Kristo Frashëri është emri i tim Éti, historianit akademik, i cili nuk jeton më. Egzistojnë më se 3-4 persona në vendin tonë me emrin Gjergj Frashëri, prandaj e kam marrë edhe emrin e tim Èti në mes, që të identifikohem ekzakt se kush jam mes tyre.

        Në se dëshëroni të mësoni më tej, se emri im është i vërtetë apo jo, mund të shihni faqen time në Facebook me po këtë emër. Përpos, në internet mund të ndesheni me emrin tim, i cili mjerisht nuk është i njohur vetëm në katundin tuaj në Shqipëri. Nuk shkruaj kurrë me pseudonime, sepse ashtu jam edukuar nga familja. Prej më se tre dekadash jetoj dhe punoj në Europë (kryesisht në Gjermani) dhe jam aq i identifikuar lehtësisht, pasi kam nënshtetësi shqiptare, por edhe nënshtetësi gjermane.

        Kjo ndoshta për ju që nuk jeni mi-haleje (i Serbisë , apo i Greqisë) – por mbetet të jeni një rekrut shëmbullor i pushtetit të Zi të këtij vendi, e kini më të lehtë detyrën e përditshme – sepse atje në repart ku iu japin pjatën me groshë të mëngjesit, i u japin edhe pusullën e letrës, se kundër kujt që cenon pushtetin (jo Shqipërinë) do të shpifni gjatë ditës….
        M’ë kushtuat kohë për hiçgjë i nderuar Zoti LF (sikur të shfaqet Lei Fen-i).

        Nga komenti që kini bërë, duket sheshit se nuk dini as të shkruani dhe as të mendoni. Nuk i përgjigjem më askujt të nivelit tuaj.
        Uroj shëndet përmes Pandemisë prej meje, për ju vetë dhe për njerëzit e familjes suaj Don Lei Fen (duket shqiptar me nonën nga Kina!).

        Gjergj Kristo Frasheri

        1. LF says:

          Nderime per origjinen tende.
          Emrin tend e quajta te “frikshem”, sepse nuk me besohej qe mund te ishje kaq naiv. Ne thelb tani u binda qe vertete je naiv.
          Une thjshte te hodha nje shahke per te te zbuluar se cfare mendon dhe ti nuk mu pergjigje per kritiken time. Une thjeshte te thashe qe te mos ngaterosh emrin Shqiperine nga emrat e pervecem…Asnje nuk ka te drejte te jete te identifikohet me emrin Shqiperi. Nuk ka te drejte as Saliu dhe as Rama…
          Me quan Lej fen sepse mendon se me ofendon. Ne thelb keshtu mendojne naivet qe nuk shohim me larg se hunda e tyre.
          Dukesh sikur je nje tip i prere kunder “komunizmit”, por Qeverine e Rames e quan pushtet i Zi. Ne thelb Rama eshte nje person ekliktik, por kursesi komunist. Sali Berisha ka qene Sekretar Partie dhe spiun i Ramiz Alise kunder demokracise se brishte shqiptare. Pra perseri ti tegohesh naiv.
          Ne thelb urrejtja per komunizmin (lexo Shqiperine) te ka bere qe te medosh qe edhe tipa si Albin Kurti(qe nuk ka ngjashmeri fare me emrin dhe origjinen tende), eshte e arthmja jone. Do besoja te ishte e vertete, por kur shikoj se si ai gjithmone ka ndihmuar Serbine ti shpetoje goditjeve perendimore, them qe ai eshte sherbetor i Serbit. Ai vazzhdimisht i kuindervihet si Amerikes ashtu dhe Gjermanise…Perdore fjale te medha, per injorantet dhe pune te rrezikshme per te mencurit. Per mua ti i perkete naiveve qe edhe shashkat qe hodhi Albini ne Kuvendin e Kosoves apo politiken kontraditore kunder Bashkimit Kombetar, ti i merr si zgjidhje gjeniale.
          Te uroj gjithe te mirat dhe bej vaksinen kunder COVID 19.
          As qe pres te me pergjigjesh, sepse une dhe ti jemi shume larg ne mendime. Ti e ke prere bileten me pushtetin e Bardhe te Saliut ne Shqiperi dhe pushtetin e agjentures serbe ne Kosove, ndersa une akoma nuk di se me ke jam….Te pershendes per thjeshtesine naïve te te menduarit. Ajo te ben te lumtur.

          1. Gjergj Kristo Frashëri says:

            Të nderuar Lexuesë të Gazetës Tema,
            Dua t’ju bëj të ditur, se nuk i përgjigjem më qytetarëve, të cilët paraqiten ilegalë në Medie dhe nuk duan apo nuk dinë të tregojnë emrin e vërtetë të tyre, edhe kur hyjnë në „polemika“ apo fyejnë e shajnë një qytetar tjetër, i cili është prezantuar me emër dhe mbiemër.
            Lodra me anonimitet është një sëmundje e shoqërive njerëzore të prapambetura, e cila të çon në greminë. Shpifjet dhe fyerjet anonime janë kthyer në epidemi në këtë vend, mjerisht të nxitura, të provokuara dhe të organizuara si instrumenta nga Pushteti i Zi i Medieve.

            Gjergj Kristo Frashëri

  15. Ppp says:

    Populli foli me 14 shkurt kryetare e ldk eshte vjosa
    Abdixhiku beri mire qe e pranoi vullnetin e popullit (ah sikur te kishim dhe ne nje politikan te sfidojn keta pronar te partive prandaj merja sulmon vjosen sepse ai gjest duhet te deshtoi qe te mos perdoret edhe ne shqiperi)
    Pra te sulmosh kurtin apo vjosen dmth mbron kete stil politikberje ne shqiperi qe asgje nuk duhet te ndryshoje as kryetaret e partive te mos levizin nga vendi edhe vota te numrohet vetem nga tre partite imagjinoni ata qe skan komisioner mbrenda
    O gazetaruc merja nuk eshte analist por ushtar i rames pra kur e quan analist e ofendon sepse si ushtar ka kontribuar goxha prandaj jepi hakun se e meriton

  16. Besa says:

    Mero Baze eshte i stili berishist.Qe do te thote pushteti primari,atdheu i dyti.Ne Shqiperi opozitarizmi berishist eshte fatkeqrsia e shqiptareve
    Per Meton psikoanalist ,Albin Kurti eshte demagog ,per votuesit e tij eshte Shpresa!
    Suksese shqiptaret e Kosoves!

  17. Imigranti says:

    Shume mire do bejne qe ta votojne Vjosen si presidente. Pse, cfar do ti Mero qe te mos kete stabilitet ne Kosove dhe te shkohet prap ne zgjedhje?. E zgjodhi populli A. kurtin; lereni te qeverise. Koha do ta tregoje sa i zoti eshte. Shume mire ka bere Z. Kurti qe ka mare nje banese dinjitoze; ajo duhet te jete rezidence qeveritare per te gjithe kryeministrat sic e ka bota e qyteteruar. Mos pret ti Mero qe kryeministri te banoje ne kasolle?. Shkrim iturpshem per ty Mero!

  18. dardan says:

    VV+LDK (A. Kurti+V. Osmani) jane Pushteti Demokratik ne Kosove;
    PDK+PAK+PSD+NISMA + Serbet etj. jane Opozita Demokratike ne Kosove.
    Le t’i leme vellezerit dhe motrat tona te qeverisen sipas rezultatit qe deshi populli!

  19. Prizreni says:

    E keni humbur si Edi simiten zoterinj.Politika kosovare eshte ne rrugen e duhur.shpresojme qe ne rrugen e ndryshimit te hyje edhe Shqiperia.Politikanet kosovare nuk kane nevoje per leksione gazetarucesh dhe deshtakesh politike.

  20. Vlash says:

    Pse nuk thoni:
    Bravo LDK
    Pune te mbare qeverise se re dhe presidentes Osmani.
    Kosova ka nevoje per perkrahje e jo pengesa.
    Lereni qeverine te punoje, eshte e Kosoves e jo e Shqiperise o z. Mero!!!

  21. astrit says:

    Ka nje fraze ne politike “: Real Politika” qe ne kete rast do te thote qe Abdixhiku si kryetar i nje partie te qendres se djathte eshte shume i kthjellet kur ka ka mare vendim qe te mos e çoj Kosoven ne aventura qesharake, e sjedhje inatesh fisesh, kur sovrani qartasi e bindshem eshte shprehur me vota per Vjosa Osmanin. Besoj se LDK me kete kryetar do kete nje te ardhme te sigurte.

  22. rexha 10 says:

    Problemet e KOSOVES jane te shumta,si te mbrendesheme ashtu edhe te jashteme.Detyra e pare e kryeministrit eshte korrupsioni neKosove.
    Si do te shkaterrohet mafja politike ,nga korrupsioni ????.dhe kure vjene ne Shqiperi ,perse mbrone po mafien politike te korruptuar nga koka e gjere te fare e fisi????aqe me teper qe na sygjeronte BASHKIM KOMBETARE.Pra qyshe ne starte dihet se si do te veproje me te korruptuarit ne Kosove. Ndersa per politikat e jashteme ,pengesa e pare qe do jete eshte AMBASADA E KOSOVES NE JURUZALEM .Vetem fjala e kryeministrit :do ta rishikojme pozicionin e vendosjes se ambasades se Kosoves,DO TE KETE PROBLEME TE MEDHA NE QEVERINE KURTI 2.

  23. katarakti says:

    I lumtë Kosovës. Shqipëria duhet të mësojë nga pjekuria politike atje. Abdixhiku bëri gjënë duhur dhe të nevojshme. Kosova do të gëzojë tani një stabilitet 4 vjeçar. Do vihen në provë edhe politikat e Kurtit dhe rezultatet e tij. Dhe njerëzit në varësi të tyre do votojnë pas 4 vjetësh përsëri pro ose kundra. Mero e ka kot që mllefoset dhe tërbohet. Prishtina në asnjë mënyrë nuk duhet të ndjekë shembullin e Tiranës dhe sidomos këshillat e Meros.

  24. Gjakova says:

    Mero, e ke hallal një qirje në bythë.

  25. Iliri says:

    Te rrofshin fjalet, Mero Baze – keshtu do te uronte nje armik serb ose rus (kur genjen kunder Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit)!

  26. aleko says:

    O po Meron shaheni sa te doni ju, por eshte mire te shifni pak nga vetja ju te Kosoves dhe te mos fluturoni me presh ne B ….th..Se ky Albini i madhe qe ne emer te bashkimit kombetare hidhte tymuse ne parlament ,ende sa pa ulur mire ne karrike harroi bashkimin me gjithe vjosa osmanin.Ahere pse te mos mendojme qe kete ideal kombetare shekullor te shqipetareve ky ekip e perdori per te ardhur ne pushtet , jo per te bashkua shqipetaret???????? sic kane bere dhe paraardhesit e tyre , kur dhe ata kerkonin pushtetin..A mund te me thoni ku e shikoni ndryshimin?????.Se sa u ul ne karrike e beri genjeshtren e pare politike, pra qe ne diten e pare te pushtetit , genjeu, nuk priti te kalojne ca dite ha ha ha…Keshtu qe me pare se te akuzojne Meron keta idhetaret e Albinit dhe vjoses , a nuk do ishte me mire ti thoshnin Albinit: Zoteri!.. Si shume shpejt re nga kali i bashkimit kombetare, cfare nndodhi? pastaj merruni me gazetarin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje