Brataj thotë se në rast se ruhet distanca 2 metra në këto takime, dhe grupet janë të ndara në nga 10 veta jo më shumë, atëhere s’ka asnjë problem.
DISKUTIMI NË REAL STORY
SKËNDER BRATAJ: Problemi i 10 vetave ishte tjetër. Pra jo më shumë se 9 veta të një familjeje. Duke ruajtur distancën, të paktën 2 metra. Se dikush bënte pyetjen një politikan hyn dhe ka 10 tavolina me nga 5 veta, bëhet fjala për 100 veta që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën.
PYETJA: Ju thoni se PD mund të mbledhë 140 persona, por të ndarë në grupe 10 nga 10 me distancë?
SKËNDER BRATAJ: Kur rruhet distanca, s’ka problem. Partitë mund të mbledhin njerëz, por me distancë. Janë partitë politike, përgjegjëse për njerëzit. S’i mund të mos mbajnë përgjegjësi për takimet e tyre.