Berisha e Meta, politikë me arkivol në krah: Bashkim Finon e vdiq Edi Rama, se nuk i bëri vaksinën

31 Mars 2021, 11:05Politika TEMA

Sali Berisha e Ilir Meta, bashkë me mediat e tyre, kanë që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit, që bëjnë politikë me të.

Por kulmin e kanë arritur një ditë më parë, kur kanë bërë përgjegjës Edi Ramën për vdekjen e Bashkim Finos.

“Por kur dihej se kishte sëmundje kronike të rrezikshme pyetja bëhet se pse nuk u lejua Bashkim Fino të bënte vaksinën? Dhe të tjerë që janë me semundje pranë vdekjes që të shpëtoheshin.

Natyrisht që ka një kriter profesioni dhe moshe, por edhe kriteri për ata që janë më afër vdekjes nëse nuk bëjnë vaksinën, nuk është njerëzor ky vendim qeverie.

Nëse Bashkim Fino do kishte bërë vaksinën që në janar, sot ai do ishte mes nesh”, shkruhet në të njëjtin tekst të botuar në gazetën e Nikoll Lesit, pra të Metës dhe në portalin e familjes Berisha.

Kjo nuk është hera e parë në fakt, që Berisha bën politikë me arkivol në krah.

E bëri edhe me Azem Hajdarin, për të marrë pushtetin.

Edhe tani duan me patjetër të vijnë në pushtet, dhe për këtë po përdorin lloj lloj makrabitetesh.

(TemA)

3 komente në “Berisha e Meta, politikë me arkivol në krah: Bashkim Finon e vdiq Edi Rama, se nuk i bëri vaksinën”

  1. Vjola says:

    Po tja kishin bere do te ulerinin pse cfare eshte ai ,etj .etj……turp .

  2. Tërsisht kanë rrijedh mostrat, Meta e Berisha. Këto pallje as gomoari nuk i bënë e le më njerëz që fatkeqësisht janë në krye të shtetit shqiptar. TURP ju qoftë për jetë mot që bëni politikë mostruoze me dhëmbjen e familjes, miqëve e bashkëpuntorëve të të ndjerit Fino një prsonaliteti të nderuar.

  3. Tërsishtë kanë rrijedh mostrat, Meta e Berisha. Këto pallje as gomori nuk i bënë e le më njerëz që fatkeqësisht janë në krye të shtetit shqiptar. TURP ju qoftë për jetë mot që bëni politikë mostruoze me dhëmbjen e familjes, miqëve e bashkëpuntorëve të të ndjerit Fino një prsonaliteti të nderuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje