Gjahu i shpendëve, është i ndaluar me anë të një moratoriumi nga Qeveria në vitin 2016, po për kandidatin e PD në Elbasan, Eugen Isai nuk ka vlere ky ndalim.
Isai, që synon një vend në Kuvend, është kthyer në “vrasës kanibal” të shpendëve edhe pse, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi kërkojnë heqjen e moratoriumit të gjuetisë.
Vetëm nje dite me pare, kandidati i parë për deputet i PD në Elbasan, Gazment Bardhi në Elbasan, ka dalë në mbrojtje gjuetarëve të Elbasanit , pas ndalimit të gjuetisë për tetë vitet e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
“Gjuetarët e Elbasanit, si në gjithë vendin, janë ndaluar padrejtësisht për 8 vite, teksa amatorët dhe miqtë e pushtetarëve kanë bërë kërdinë në faunën tonë.
Profesionistët u penalizuan sepse mund të zbulonin parcelat me kanabis.
Ne do ta korrigjojmë këtë arbitraritet menjëherë”, thoshte Bardhi në postimin e tij.
Duke tentuar të bëjë mbrojtjen “vrasësit kanibal” të shpendëve Eugen Isai, Bardhi ka thënë se amatorët dhe pushtetarët kanë bërë kërdinë në faunën e vendit.
Sipas Bardhit, vendosja e moratoriumit, ndalimi i profesionistëve ka ndodhur sepse mund të zbuloheshin parcelat e kanabisit.
Por, “miqtë e pushtetarëve”, duket se janë vetë Bardhi dhe Isai, pasi ky i fundit nuk e ka respektuar moratoriumin e vendosur nga qeveria për mbrojtjen e faunës së vendit.
Fotoj tregon qartë “pasionin” që Eugen Isai ka, duke shkelur moratoriumin me vrasjen e shpendëve dhe për më tepër nuk ka asnjë masë të ndërmarrë ndaj tij, pavarëisht se është reklamuar në rrjete sociale.
QEVERIA DUHET TE MARRI N
MASA TE FORTA PER KANIBALET E SHPENDEVE , PER DURUVARET E PYLLIT, SI DHE SHKATARRUESIT E LUMENJVE.
KU PO SHKON SHQIPERIA ME KETO TOLERANCA ??!!
kur ka shkelur moratariumin dhe eshte e faktuar, perse nuk penalizohet ky person?
perse nuk i publikoni komentet e mia?