Basha emëron ish-futbollistin e Kombëtares Andi Lila koordinator kombëtar i PD për sportet

31 Mars 2021, 10:23Politika TEMA

Partia Demokratike ka caktuar ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Andi Lila, koordinator të PD për sportin.

Lila është angazhuar me PD-në duke shprehur publikisht mbështetjen për të.

Ai ishte dhe në çeljen e fushatës së Partisë Demokratike, ku u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen sipas tij për ndryshimin e madh dhe për të plotësuar amanetin e studentëve të ’90-s.

Ndonëse u përfol si një nga kandidatët e mundshëm për deputet në Kavajë, Lila nuk është në listë, e me sa duket do të shërbejë në një detyrë tjetër të rëndësishme në PD.

Lila është mjaft aktiv në rrjete sociale ku së fundmi ka publikuar foto me Bashën apo në aktivitetet e zhvilluara prej tij ku ka marrë pjesë.

Andi Lila ka deklaruar më herët se synon krijimin e Ministrisë së Sportit e cila do të funksionojë më vete.

Sipas tij kjo ministri duhet të përpunojë direktivat e BE-së për përmirësimin e sportit dhe do të përcjellë vazhdimisht në mbledhjet e qeverisë të gjithë problemet  që ka sporti

Deri më tani PD ka emëruar disa koordinatorë në disa fusha të ndryshme, duke bere me post fiktiv ne parti emrat qe i mashtroi dhe nuk i perfshiu ne listat e kandidateve per deputete:

–Eno Bozdo– Koordinator kombëtar për energjinë

–Eduard Halimi– Kordinator i Posacëm Politik

–Endri Hasa– Koordinator Kombëtar për Teknologjinë e Komunikimit dhe Digjitalizimin

–Gazment Koduzi– Koordinator Kombëtar për Shëndetësinë.

3 komente në “Basha emëron ish-futbollistin e Kombëtares Andi Lila koordinator kombëtar i PD për sportet”

  1. zebra says:

    Qe ta dini, Lila eshte katunar nga fshati malor Kazije i Peqinit, qe emigruan ne Kavaje, pas ardhjes se demokracise

  2. Viola says:

    Meqenese nuk e kandidoi i paska lene ne dore celsat e kulles se barit.

  3. Adriani says:

    Epo diku do ta emeronte dhe kete konoshin , kot ju varen jarget ketij jargacit deri te gjunjet duke lepire ….duhet shperblyer ….po prit te fitoje nje here se mos i ngelet kari ngritur dhe pallon si gjithmon Rama , kurse Lyli do punoj bythen , po keshtu dhe ky plera, Lila …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje