Anijet shqiptare e amerikane, manovra në brigjet e vendit tonë. Ambasada publikon foton: Koordinim e ndërveprim dypalësh midis dy flotave tona

31 Mars 2021, 10:36Politika TEMA

Në kuadër të një trajnimi, dy anije patrullimi të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey kanë bërë disa manovra detare të thjeshta në brigjet e Shqipërisë.

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka nxjerrë foton duke shkruar se procedurat dhe manovrat janë në përputhje me standardet e NATO-s. Sipas ambasadës ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave.

“| Foto e Ditës | Dy anije patrullimi shqiptare të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey ekzekutojnë manovra detare të thjeshta dhe të përparuara në brigjet e Shqipërisë, duke kryer të gjitha procedurat dhe manovrat në përputhje me standardet e NATO-s.

Ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave tona.

“Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”, tha Kapiteni i USSMonterey Joseph Baggett, CO”, shkruan ambasada.

6 komente në “Anijet shqiptare e amerikane, manovra në brigjet e vendit tonë. Ambasada publikon foton: Koordinim e ndërveprim dypalësh midis dy flotave tona”

  1. Fuck it says:

    Anijet shqipetare???? Ku Ka anije albania . Po talleni ju.
    Vetem ça anije peshkimi ka dhe ato gjithe ndryshk.
    Apo I keni vene NGA 3 mitraloze te prishur siper per ti quajtur luftarake.
    Hahahaha. ????

  2. laramani njengjyresh says:

    Jane manovra ushtarake me interes dypalesh. Sic dihet Shqiperia dhe Amerika kane nje pakt mbeshtetjeje dypaleshe ne rast te nje agresioni nga jashte duke garantuar ushtarakisht njera-tjetren. Flitet se bashkpunimi ka perfshire dhe forcat strategjike ajrore dhe satelitore te dy shteteve aleate.

  3. Shaqo says:

    Po , dhe afer Durresit i çik më anej nolt , per siguri

  4. Komunisti i papenduar says:

    Po ku kemi ne anije luftarake? Anijet tona jane patrullimi,shpetimi . Do na mbushni mendjen qe trageti Itali-Shqiperi eshte aeroplanmbajtese.

  5. katersilirus says:

    sa budallenj dhe ju plasini syt mir tek foto a nuk i shikoni ato dy levozhgo arrash qe lundrojne majtas dhe djathtas shqipot krenohet me turpin qe bartin gjithmon me vete

  6. Ushtari i mirë Shvejk says:

    Për të ardhur keq!
    Jo vetem se ku e kane katandisur pa përjashtim te gjithë ministrat e mbrojtjeve…. Duke fillu me Zhulal, Hardaway, Imam, Medi, Majko, Xhaçka etj….
    Po si nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël për përmirësimin e flotës….
    Me aq sa vjedhin në një rrugë, do të kishin blerë ndonjë anije të mirëfilltë të hajrit sipas karakteristikave të vendit..
    Ja ti zbjellojnë dhe këto 4 patrullueset holandeze (roje bregdetare) me topa uji se as bazament për 12.7mm nuk kanë e jo më tepër, e pastaj të ngelen me gisht në gojë me ndonjë gomone…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje