Mjeku i njohur pneumolog i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, Arian Mezini tha se në 10 ditët e para të muajit prill, pritet të ketë ulje të numrit të viktimave nga koronavirusi në spitalet Covid.
Kjo për shkak të numrit të ulët të pacientëve që janë të shtruar në spital në ditët e fundit.
“Viktimat pasqyrohen në infektimet e 3-4 javëve më përpara kur shifrat ishin më të larta, ndoshta besoj në 10 ditëshin e ardhshëm ne do kemi më pak humbje jete se kjo pasqyrohet edhe në numrin e shtrimeve që janë, por dihet që në spitalet covid në Tiranë vijnë rastet shumë të rënda”, tha Mezini.
Çfarë ndodh tek Shefqet Ndroqi? Ulje e ndjeshme e shifrave të paktën nga sa raportohet?
Jemi më qetë, sot 70 pacientë të shtruar ndërkohë ditët e fundit 1,2,3 urgjenca kanë qenë tek ne. Në tërësi ka një ulje të ndjeshme të shtrimeve. Shifra bëhet fjalë edhe për spitalet rajonale që trajtojnë pacientë Covid.
Sa i takon pjesës së sëmundjes, rëndesës së pacienteëve, dje patëm 11 viktima?
Viktimat pasqyrohen në infektimet e 3-4 javëve më përpara kur shifrat ishin më të larta, ndoshta besoj në 10 ditëshin e ardhshëm ne do kemi më pak humbje jete se kjo pasqyrohet edhe në numrin e shtrimeve që janë, por dihet që në spitalet covid në Tiranë vijnë rastet shumë të rënda.
Vazhdojnë të vijnë në fazën e tretë?
Po patjetër se e dimë dhe hezitimin e njerëzve, vijnë kur në shtëpi nuk mban më po themi, apo në shtëpi s’ke ça i bën më, që duhet të vinin që kur fillon insuficenca respiratore, ose mungesa e oksigjenit.
Pse kjo lloj frike e njerëzve për t’ju drejtuar spitaleve?
E para për një propagandë jo shumë të mirë që i është bërë spitaleve ne i dimë rasatet që kanë nodhur e njerëzit janë të frikësuar e nga ana tjetër ngurojnë dse duanngrohtësinë familjare dhe e shtyuj në në maksimumin e mundshëm.
Pati sëmundje të rëndë e humbje jete në moshë të re, në momentet që flasim ka ndryshuar dicka?
Tek ne ditët e fundit nuk jam informuar për ndonjë rast të moshës së re që është shtruar apo është rëndë, kështu që nuk di ca të them .