Reiz Çiço: Si më arrestoi Sigurimi i Shtetit më '89-n

1 Prill 2021, 09:29Dossier TEMA

Më 28 janar të vitit 1990 kur në Tiranë u tentua të organizohej një demonstratë e heshtur kundër regjimit komunist në sheshin “Skënderbej”, ku Sigurimi i Shtetit dhe Ministria e Punëve të Brendshme të asaj kohe, arrestoi pjesën më të madhe të organizatorëve të saj. Si një nga pjesëmarrësit në këtë protestë, gazetari Reiz Çiço, ka rrëfyer një histori të panjohur nga jeta e tij, atë të arrestimit.

Reiz Çiço, tregoi se pasoi refuzoi të shkonte në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, “Enver Hoxha”, kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe pasi u lirua nga ushtria, me ndihmën e gjeneral-major, Mendu Backa, (asokohe drejtor i Drejtorisë së Xhenjos dhe zv/ministër i Mbrojtjes Popullore), mundi që të fitonte të drejtën për të ndjekur shkollën e lartë në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua me rezultate të larta.

Më pas, me ndihmën e mikut të babajt të tij, Todi Bozo, nëndrejtorit të Kinostudios “Shqipëria e Re”, Çiço arriti që të punësohej në atë institucion, ku fillimisht punoi si asistent operator dhe pas një kursi specializimi, fitoi të drejtën që të punonte si operator dhe regjisor në Kinostudio. Aty nga viti 1989, Çiço tregoi se në bashkëpunim me mikun e kolegun e tij, regjisorin Xhovalin Hajati, vendosën të realizonin një film-dokumentar, ku do paraqisnin gjendjen e mjeruar ekonomike ku ndodhej Tirana e asaj kohe. Pasi morën miratimin për realizimin e dokumentarit nga shefat përkatës të Kinostudios, ata filluan nga puna, duke xhiruar kudo nëpër Tiranë, ku mjerimi ishte ulur këmbëkryq.

Kështu ata arritën të xhironin lypsat në qendër të kryeqytetit para Hotel “Tirana” që u kërkonin lëmoshë atyre pak klientëve të huaj dhe vendas që hynin e dilnin aty, radhat e gjata të njerëzve me bidona vajguri dhe me shishet e qumështit në orët e para të mëngjesit, dyqanet e bukës, bulmetoret dhe ushqimoret me raftet bosh, ku njerëzit shtyheshin për të blerë racionin me tollon, dhoma spitali me të sëmurë që shtriheshin në susta krevati pa dyshekë, ku kuzhina dhe lavanteria e tij dukeshin si vend hedhje mbeturinash, shkolla me dritaret pa xhama e suva të rëna, hallexhinj të komunitetit rom që si hamej prisin para dyqaneve të ngarkonin ndonjë mobilje në karrocat me kuaj, autobusë prodhim Shkodra që gati batoheshin nga pesha e udhëtarëve, kamionë transporti materialesh ndërtimi në rrugët kryesore të kryeqytetit me karroceritë e tyre të mbushura me njerëz, etj., etj.

Dhe në kontrast me atë panoramë të mjerueshme deri në dhimbje, ku ishte katandisur Shqipëria Socialiste e asaj kohe dhe kryeqyteti shqiptar gjithashtu, Çiço me kameran e tij, regjistroi shtëpinë madhështore të Enver Hoxhës e vilat e tjera të Bllokut të udhëheqjes së lartë komuniste të asaj kohe. Për realizimin e atij dokumentari ku nuk kishte shumë nevojë për tekst, pasi pamjet flisnin vetë, Çiço tregoi se së bashku me kolegët e tij të grupit të xhirimit, si Hektor Pustina, Kujtim Beqiri etj., u përball dhe me vështirësi të mëdha, pasi Kinostudio e asaj kohe nuk kishte më fonde dhe mundësi teknike për përfundimin e atij dokumentari.

Po kështu krahas problemeve të atij institucioni që po shkonte drejt shpërbërjes ashtu si gjithçka tjetër në Shqipërinë e asaj kohe që po shkonte në agoni, Çiço tregoi se ai dhe kolegët e tij të grupit të xhirimit, u përballën edhe me zemërimin e disa fanatikëve apo njerëzve të Sigurimit të Shtetit, të cilët nuk i lejuan të filmonin në orët e para të mëngjesit në radhët e qumështit, madje duke i kërcënuar me dhunë fizike dhe duke iu thyer edhe ndriçuesit.

I pyetur nga dy gazetarët e emisionit, Çiço tregoi se në atë kohë, një pjesë e stafit të Kinostudios “Shqipëria e Re”, (ku spikasnin Spartak Papadhimitri, Ilir Demalia, Hektor Pustina, Kujtim Beqiraj, etj.) ishte kthyer në një ‘celulë’, e cila nga kontestuese, tashmë po kalonte në kritikuese e hapur dhe disidente me regjimin në fuqi, duke grisur publikisht gazetën “Zëri Popullit”. Po kështu në janarin e vitit 1990, Çiço tregoi se ai dhe kolegët e tij të atij grupi kineastësh, filluan të merreshin me organizimin e ‘demonstratës së heshtur’, që u vendos të bëhej me datën 28 janar në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Por ata ishin ndjekur nga Sigurimi i Shtetit dhe një ditë më parë, më datën 27 janar, Sigurimi i Shtetit arrestoi Kujtim Beqirin dhe më pas edhe vetë Reiz Çiçon në shtëpinë e tij, në Rrugën e “Kavajës”. Çiço kujtoi i përlotur momentin e arrestimit të tij nga Sigurimi i Shtetit, duke treguar se nënës së tij i ra të fikët dhe u shemb në tokë pa ndjenja, kur pa djalin e vetëm që ia rrëmbyen me forcë, njerëz të panjohur, që nga veshjet kuptoheshin se ishin të policisë sekrete (Sigurimi i Shtetit), të regjimit komunist.

Çiço tregoi se atë e mbajtën 17 orë në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Tiranës, duke e marrë në pyetje oficerë të Sigurimit dhe hetues të ndryshëm, të cilët i bënin presione psikologjike me forma nga më të ndryshme, duke i thënë të tregonte se kush ishin organizatorët e asaj demonstrate që pritej të bëhej në Sheshin “Skënderbej”. Çiço u shpreh gjatë emisionit, duke thënë se ai nuk pranoi asgjë nga ato që akuzohej, edhe pse ata që e pyesnin ishin në dijeni të plotë dhe kishin informacione të sakta deri në detaje, për gjithçka ndodhte në Kinostudio, siç ishte grisja publike e gazetës “Zëri i Popullit” në sheshin kryesor para zyrave të Kinostudios. Çiço tregoj se ai nuk pranoi asgjë, madje duke hyrë në rol dhe duke bërë të paditurin, (duke u thënë hetuesve; “Ju nuk më armiqësoni dot me këtë pushtet, që babai im ka luftuar si partizan në Brigadën e VI Sulmuese”), aq sa ata shikonin njeri tjetrin në sy, se mos vërtet e kishin arrestuar kot.

Pasi Çiço kërkoi ballafaqim me ata që “e kisin akuzuar kot” dhe njeriu që sollën në qelinë e tij tha se nuk e njihte fare atë, ata e liruan nga qelia, duke i thënë që të shkonte në shtëpi dhe duke e kërcënuar se: ‘për gjithçka kishte ndodhur, të mos fliste me njeri, se ndryshe do ta arrestonin prapë dhe nuk do ta lëshonin më’. Çiço tregoi se, pasi u lirua, ai shkoi në Sheshin “Skënderbej”, ku pritej të dilnin njerëzit për demonstratën e heshtur, ku gjithashtu forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me trupat speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Sigurimi i Shtetit, kishin marrë masat për ta parandaluar atë gjë. Por edhe pse në atë situatë, Çiço tregoi se atë ditë, sheshi ishte mbushur plot me njerëz dhe dalja aty e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare me bashkëshorten, Helenën, ishte një ngjarje e madhe, që atyre iu dha shpresë, pasi tregonte se tashmë ishte vrarë frika.

Në ato momente që gazetari dhe moderator i njohur, Reiz Çiço tregonte për demonstratën e heshtur dhe Kadarenë, drejtuesi i emisonit, Dashnor Kaloçi, nxorri një dokument arkivor, duke e treguar para kamerave, ku ishte një letër e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, (që mbante datën 6 maj të vitit 1990), e cila i drejtohej Ramiz Alisë, ku Kadare denonconte pikërisht dhunën fizike dhe psikologjike që ishte ushtruar ndaj punonjësve të Kinostudios “Shqipëria e Re”, duke përmendur emrat e Reiz Çiços, Hektor Pustinës dhe Kujtim Beqirit. Pas tyre, Kadare denonconte disa raste të tjera, siç ishte dhuna ndaj piktorit nga qyteti i Kavajës, Fatmir Musai, që ishte arrestuar dhe keqtrajtuar, duke i bërë presion për veprimet e vëllait të tij.

Po kështu, gazetari Kaloçi në studion e emisionit Memorie, lexoi disa paragrafë të asaj letre, ku shkrimtari i njohur Ismail Kadare, denonconte te Ramiz Alia dhunën dhe veprimet arbitrare që ushtronin ndaj qytetarëve të thjeshtë e të pafajshëm, disa nga kuadrot kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sigurimit të Shtetit, Prokurorisë dhe Hetuesisë, si: Zylyftar Ramizi (Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministër i Punëve të Brendëshme), Aranit Çela, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Dilaver Bengasi ish-Kryehetues i Tiranës dhe Drejtor i Policisë, Sokol Koleka, hetues në Hetuesinë e Tiranës etj. Po ashtu, drejtuesi i emisionit Kaloçi, tregoi para kamerave edhe disa paragrafe ku shkrimtari Ismail Kadare, denonconte edhe disa prej anëtarëve të Byrosë Politike, si Spiro Koleka, që ishte në një komision parlamentar, ku kontrollonte punën e hetuesisë ku ishte shef i biri i tij, Sokol Koleka, etj.

Pas kësaj, gazetari dhe moderatori i njohur Reiz Çiço, tha se ishte në dijeni të asaj letre që gazetari Kaloçi po e publikonte për herë të parë në një emsionin televiziv dhe u shpreh se: “Ajo letër që shkrimtari i njohur Ismail Kadare i’a drejtonte Ramiz Alisë, përveç daljes në ‘demonstratën e heshtur’, ishte një akt tjetër madhor i tij, ashtu si dhe vepra e tij letrare ndër vite, që pritej me padurim nga rinia e inteligjienca shqiptare, duke qenë një inspirim për ata dhe duke iu dhënë shpresë për ndryshimet politike në Shqipëri.

Në fund të emisionit, Çiço tregoi se pothuaj e gjithë puna për realizimin e atij dokumentari, u bë privatisht nga grupi realizues, ai u detyrua ta mbaronte i vetëm, pasi kolegu i tij, Xhovalin Hajati, në korrikun e vitit 1890 u largua familjarisht nga Shqipëria me ambasadat dhe ato pamje të fiksuara me kamerën e tij, janë një dëshmi e gjallë edhe për brezat që do vijnë, që tregojnë më së miri se ku e çoi Shqipërinë vija politike e Enver Hoxhës dhe pasardhësit së tij, Ramiz Alisë. Po kështu, Çiço tregoi se disa pasazhe nga dokumentari i tij janë shfaqur dhe bërë objekt në emisione të ndryshme në televizione të huaja, si RAI, etj.

Dashnor Kaloci, Artjan Tepelena Tv Scan

24 komente në “Reiz Çiço: Si më arrestoi Sigurimi i Shtetit më ’89-n”

  1. Loku says:

    Koja nonen Shqipe,nuk ngeli spiun pa u bo desident.

    1. Spartacus says:

      99 % genjeshtra, turp ! Histori e deformuar sipas interesit te tij.

  2. Analisti says:

    Histori te bukura dhe trima te medhej,ka pas ajo kohe,po e moren shperblimin dhe u bene milioner,ne kete kohe

    1. Spartacus says:

      Fiks fare Analist ! Si nuk i vjen rende qe genjen ? Nuk mendon qe e verteta dihet , se disa nga “shoket” e tij te kinostudios e dine kush eshte ky kameleon !

  3. Luli 4 vjec lexonte tolstoin says:

    Ore,po te gjithe keta servilat e bllokut jane arrestuar.
    I jati bushatit duhet ti kete arrestuar.
    Eh mor lul ti dhjet vjec ndigjoje voa,cico te beri cicin

  4. Eleni Dushi says:

    Maskarenj, mashtrues, genjeshtare dhe cdo lloj epiteti i peshtire, u pershtatet me se miri juve qe mbuloni ekranet e televizioneve me pallavra me histori imagjinare me burrecer pa bythe.
    Pika qe nuk u ra!
    More trim i madh paska qene ky Çiço çiçi !
    O te pacipe!
    Nje cope vend eshte Shqiperia, njihemi mire me njeri tjetrin, ja njohim hyneret njeri tjetrit, prandaj mos hani me MUT !

  5. zara says:

    Përditë dëgjojmë nga këto gënjeshtrat, si ata që ja kishin hedhur litarin monumentit të enverit në shesh, të gjithë që kërkonin azil, këtë jepnin argument. Po sa paskeni qënë ju? Se një e hodhi, dy por jo të gjithë de! Mijonerë me gënjeshtra u bënë, të gjithë…por po i zbulohen petët lakrorit.

  6. ppa says:

    Na merzitet me keto histori heronjsh; regjimi kishte mbaruar dhe kudo flitej hapur. Edhe sa kohe do merreni me keto histori, duke harruar cmendurite e kesaj kohe – koha e Berishes dhe Elez Biberaj (ky i fundit ben thirrje per permbysjen e dyte); na rrofshi per dimer!

  7. Syçi says:

    Korba na doli ene Reiz Trapi disident!! ! Ai mendu backa, nomenklatura ka qene vjerri jo llafe. Ky mut spiuni la te kslojne 30 vjet, qe ktu te mushet me jabanxhij qe s’njofin jo vetem reizin po s’dine as shum gjona te tjera dhe po na del disident tani!!! “Gazetari dhe moderatori i njohur” me universitet marangozi. Hajde, hajde ç’vete!!!???

  8. Moisi Golemi says:

    “Rrefuzova të shkoj në Shkollën e Bashkuar”. Ptuuuu, zagar e gënjeshtar i ndyrë. Të shkoje në Shkollën e Bashkuar ishte privilegj, sepse ishte akademi ushtarake e nivelit ndërkombëtar, ishte akademi mbushur me profesionistë. Ti zagar, megjithë ndërhyrjet që bëre për t’u futur në Shkollën e Bashkuar, nuk ta varën fare, prandaj ike në shërbim ushtarak.

  9. Mbas 32 vjetesh , na kujtohet dhe nipi i Dino Cicos , mikut te Enver Hoxhes , qe na paska qene i perndjekur , se nuk pranoi te shkonte ne shkolle per oficer , dhe si denim , ate e internuan ne Kampin famekeq te KINOSTUDIOS !

  10. Floriri says:

    Ky qe thotë këto pralla ka qenë një koqe kandari dhe një frikacak që kishte frikë dhe nga hija e tije. Mund të flasin shumë vetë nga ata që janë arratisur, që kanë bere burg për politikë, per vrasie etj etj po ky që kishte frikë dhe nga gjaku i tije kur vriste gishtin ose kur në talleshin me të në shkolle me frikacak se bo nona. Lere mos e pyet.

  11. Velo says:

    E dini ju sa gjermanë ka vrarë në luftë Reiz Çiço?

  12. I Velçioti says:

    Ka ardhur koha qe mijet e gjirizeve qe kishin frike nga hieja e vete te parqites si heronje. Bravo, ky paska qene pas kadarese njeriu qe solli demokracine. Po mire more pelivan, po a e di ti se atedite Kadareja ishte ne sheshin skenderbej nene shoqerine e dy oficereve te sigurimit dhe nje oficeri te policise, me te cilet kishte shoqeri familiare. Bolle me me karagjozlleqe e trima pas beteje. Vetem varri do u lehtesoi ndergjegjien e deformuar.

  13. Ka mbaruar shkollen me rezultate shume te larta ;
    Histori partie …10 .
    Njohuri te ML..10 .
    Materializem dialektik -historik …10
    Ekonomi politike socializmit …10 .
    Letersi e realizmit socialist …10 .
    Servilizem …10 .
    Spiunllek ….10 .
    Sjellja , qendrimi politik …“disident i dalluar”

  14. durim says:

    Mendu Backa ishte vjehrri i Reizit, z/minister i Mbrojtjes . Reizi ishte martuar me grua nga nomenklatura. Xhaxhallaret e gruas se Reizit ishin ne postet e larta te diktaatures.

  15. Davidi says:

    harrove te tregosh, si ta futen stilolapsin ne bythe.

  16. Jam nje ish punonjes me emer i Kinostudios dhe po ju them se e njoh shume-shume mire Reiz Cicon dhe Ilir Demailine e do te tjere qe na bejne pas Dhjetorit 1990, Demokratin e flakte sot, por kane qene spiune te Sigurimit, qe furnizonin Punetorin Operativ qe mbulonte Kinostudion me lloj-lloj shpifjesh per jo pak emra ne gjithe ate kolektiv te Kinostudios. Reizi ka qene qe atehere kur e sollen me “POROSI” ne Kinostudio, mashtrues (rrenacak) dhe aspak inteligjent dhe i afte per Gazetar, por vetem nje kopjac dhe spiun, sic eshte dhe sot po i njejti. Spo shkruaj me shume se hapet keq pisllikui ketij te paafti klasik shqiptar, por i afte per spiun dhe bythlepirje te rregjimeve.

    1. Spartacus says:

      Punetori operativ i kinostudios : Andoni , plehra.
      Edhe une jam nje ish i kstudios dhe me erdhi me vjell kur lexova keto rreshta. Perveç faktit qe Reizi u arrestua ( kjo besoj ishte manipulim i sigurimit per te nxjere ndonje te dhene nga grupi qe u arrestua), te tjerat jane genjeshtra. Kete histori une e kam perjetuar vete, Reizi nuk thote se kush e grisi gazeten, thote “Ne” e grisem, genjen, nuk mbej mend qe ai te kete qene te sheshi ku spiuni tjeter Pirro Milkani po n’a e lexonte , ishte fjala e Ramiz plehres. Une dhe Bujari i vogel, rahmet paste, e grisem. Reizi as ne ender nuk do guxonte. Genjen kur thote se dolin te djelen te sheshi, nuk kishte by.. ai frikacak. Pastaj Reizi nuk thote qe qau me denese ( aktor i pergatitur per ate moment) ne mbledhjen e madhe te kinostudios ne sallen e filmave duke thirrur se nuk lejonte njollosjen e figures se komunistit te ndershem si ajo e babait te tij ( dhe doli nga salla sepse e mbaroi rolin). E kishte fjalen per Pustinen qe doli qe kishte pohuar se ne ishim organizatoret ne kinostudio dhe autoret e grisjes se gazetes ( nderkohe qe ne bisede e ngre ne qiell Pustinen sepse ky i fundit eshte dikushi sot dhe Reizi di te adaptohet kollaj). E kufizon historine ne 2-3 emra sipas interesit te tij dhe le jashte saj autore te rendesishem te atij momenti sepse ata jane tashme larg, nuk flasin, preferojne qetesine, heshtjen, mos prishjen e gjakut. Por te tille kameleone, perfitues te paskrupull, plehra te sistemit nuk te lene rehat, sado larg te shkosh, sado vite te kalojne. Spiunet e asaj kohe jane transformuar ne heronjte e demokracise.

  17. Lasgushi says:

    Mashtrues profesionist.Cpret nga nje bure muti, qe lyen floket me ngjyre cdo dite.Ai mashtrues pse nuk tregon kush eshte Mendu Backa qe gjoja e shpetoi nga Sigurimi..Tek Rei po i rifte sigurimit ato dite.Mendui eshte vjehri i tij.Ish gjeneral i nderuar.Qe beri dhender nje mut i cili deshi te bente grusht shteti ne 14.shtator.Ai shpetoi per qime atehere.nga burgu.Prandaj na can trapin,tashti qe ka mbetur si galloshe e vjeter,ne nje mal me plera.

  18. rexha 10 says:

    SHume njerze marrin pjese ne histori zotiCICO ,pore pake persona bejne histori qe mbetet HISTORI.DHE KETA PAKE PERSNA NUKE ESHTE SE KANE TREGUAR HISTORINE E TYRE PER TE HYRE NE HISTORI,PORE JA KA TREGUAR POPULLI .TE TILLA HISTORIRA TREGONTE EDHE BELULI I ARTISTIT TE MADHE NGA FIERI :FUAT BOCI,ME TREGIMIN E TIJE TE FAMSHEM :…DONI ME PER BELULIN .::::pore belulin CICO nuke e permendi gjekundi.

  19. fuati says:

    A i kane dhene pishtar keti Reizit…. Le ta fusi ne b*the……

  20. T45P19 says:

    Qaj une e qaj ajo.! Hahaha
    E fillova me nje genjeshter tende me nje film ne Durres.
    Kete shprehje genjeshter e dine te gjithe qe te njohin nga ish kinostudio si dhe une ish punonjes i ketij institucioni. Po pse more derzi e kruajte koren.!
    Nga do qe ta filloje,? Me qe thua ke qene studet i shkelqyer po ta filloje nga shkolla e mesme ne teknikumin e ndertimit qe ke ngelur nje vit ne klase.
    Kur ishe me te rinjte e tirones ne fotboll ishe aq frikacak sa kur u gervishje nje cike ulurinje dhe thonje o lele gjaku sa te gjithe u tallnin me ty. Kur mbarove ushtrine fillove pune roje mitrolozi ne kinostudio dhe me detyre extra. Pas pak per pune te mire shefat te bene pastrues armesh qe te kishe me shume kontakt me punonjesit. Mbasi u lidhe me te bijen e gjeneral M .Backa dhe mbesen e Ylli Backes qe e gjithe Tirana e njef shume mire ate ndyresire per ty filluan privilegjet nga shefat e tu brenda dhe jashte institucionit. Te dhane shkollen per letersi me korespondece ne Elbasan. Te njejten gje bene dhe per mikun tende Ilir Demalija mbasi e sollen me pune nga bojaxhi ne kinostudio dhe i dhane shkollen per letersi ne Shkoder si i persekutuar mbasi i jati ish punonjes i sugurimit e kishin futur ne burge per te vazhduar punen atje. Ti nje kry frikacake bashke me Demalijen , Pustinen, etj po krijonit celula anti komunist e hahahaha, te njejten gje shkruante i ndjeri Muharem Fejzo ne librin e tij per Hektor Pustinen inisiator i levizjes anti komuniste, cfare komedie.
    Ti more trimi Cico ja hoqe gazeten spiunit si puna jote Piro Milkanit po pse genjen kur e di qe ka deshmitare okular. E more delenxhi ti na bere heroin e ambasadave ndyresiren Demalija sipas intervistes tende me te, po pse more ja hoqe kete privilegj Ramiz Alias o me fale ishte urdher nga padroni hahahaha.
    Te njejten pune bejne kudo qe jane te gjithe ish spiunet si puna jote kudo qe jane meren vetem me propagande komuniste dhe spiunlliqe. Nje gje te dini kudo qe te jeni padronet i kini pasur dhe di ti kini nga mbrapa deri diten e fundit te jetes tuaj. Ju te gjithe e kini shitur veten njehere e per gjithmone, mjere toka qe ju mbane. Jam i sigurte qe dhe gjumin nuk e beni rehat se ju dalin pardonet ne ender. Turp me te madh nuk ka je nje njeri qe nuk ke asnje shoke tamam qe te gezosh nje dite te thjeshte, Demalijen e Pustinen e Milkanin i ke shoke ideali . Lanet te gjithe spiuneve te Kinostudios dhe gjitheve ku jane.

  21. ish-Ushtari ne Xhenjo says:

    Ky Reiz Cico thote:Filmuam “Krevate suste pa dyshek” ne Spitale????????Ne cilin Spital??Apo mos valle ne Depon e Spitalit??
    dhe pse nuk u Transmetua Xhirimi i Grupit te Reiz Cicos??????????
    Kame qene i Shtruar dy here ne Spitalin Ushtarake ne Laprake njehere me 1989-ten dhe njehere ne Mars te 1990-tes…Gjithcka Funksononte per Mrekulli….edhe kur vinte Grupi i MJekeve per Kontroll ne Mengjes..te gjithe bashke 4-ter ose pes vete…me Nivel te Larte ne Pune…Isha thjeshte Ushtare Xhenjo…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje