Basha: Shqipëria ka ngelur njësoj si trafiku në Unazën e Re

3 Prill 2021, 19:25Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi fushatën elektorale me një takim me gratë dhe vajzat e zonës së Unazës së Re në Tiranë.

Pasi u njoh me shqetësimet e tyre, kryedemokrati premtoi se qëllimi i tij është t’i kthejë qeverisjes një fytyrë njerëzore. Basha shtoi se prej 8 vitesh Shqipëria ka ngelur në vend numëro, duke e krahasuar me trafikun në Unazën e Re.

“Kështu si ka ngelur trafiku në Unazën e Re ashtu ka ngelur Shqipëria. Ajo që i bashkon problemet e ndryshme që ngritët është që do të marrin zgjidhje nga programi ynë i ngritur nga ekspertët.

Ne nuk vijmë me premtime boshe. Jemi të vendosur që qeverisjes t’i kthejmë një fytyrë njerëzore. Politika nuk është e pisët. Të pisët e bëjnë ata që duan të përfitojnë në kurriz të qytetarëve”, tha Lulëzim Basha.

4 komente në “Basha: Shqipëria ka ngelur njësoj si trafiku në Unazën e Re”

  1. As lumi Jordan nuk i lan pislliqet e tua says:

    A ka pisanjos me te madhe te politikes se se sa ti??

  2. Endri says:

    Shqiperia eshte duke ecur perpara ashtu si gjithe projektet si ky i Unazes se Re.

  3. Timi says:

    Unazën e kishe mundësinë ta rregulloje por fjete gjumë. Si të të besoj njeri që do rregullosh Shqipërinë.

  4. Zen says:

    Po ky nga e pa Unazen e re. Ky fle gjume sa futet ne makine e sa futet ne avion. Po duke fjet e shikon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje