Kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për emisionin “Kjo Javë” është pyetur edhe për një koalicion me PD-në apo LSI-në pas zgjedhjeve të 25 prillit nëse rezultati i tyre nuk është i qartë për forcën fituese.
Rama mohoi në mënyrë kategorike një bashkëpunim me LSI-në. Por Kryeministri nuk dha një përgjigje për një koalicion me PD-në.
“Partia Socialiste nuk do ketë nevojë të kërkojë ndihmë për të formuar qeverinë sepse PS do të marrë një rezultat që nuk do të jetë asesi më i ulët sesa rezultati që mori në 2017-n.
Madje do të jetë më i lartë se rezultati që mori në 2017-n, nuk ka asnjë mundësi që Partia Socialiste të bjeri nën numrin e nevojshëm për të formuar qeverinë sepse nuk ka ku bie. Janë numra, nuk është çështje opinionesh dhe ky është një spekulim.
Natyrisht që po, do të ishte shumë e rëndësishme dhe unë do të bëj gjithë përpjekjet e mia që klima e marrëdhënieve mes palëve të ndryshojë sepse nuk mund të vazhdohet kështu. Me LSI-në asnjëherë, në asnjë rast, për asnjë arsye”-deklaroi Rama.
Rama ka thënë se nëse shqiptarët nuk do t’i japin mandatin e tretë qeverisës nuk do rri të presë “që shqiptarët të korrigjonin gabimin e tyre siç rri Saliu që megjithëse i humbi zgjedhjet”.
“Kjo është shumë pak, por shumë e sigurt që nëse shqiptarët do të refuzonin të më jepnin mua mandatin e tretë unë nuk do rrija të prisja që shqiptarët të korrigjonin gabimin e tyre siç rri Saliu që megjithëse i humbi zgjedhjet, megjithëse dha dorëheqjen vazhdon tërheq këmbën zvarrë sepse është i bindur që shqiptarët kanë bërë një gabim të madh që nuk i dhanë mandatin e tretë dhe nuk lë gur pa luajtur, shejtanllëk pa bërë dhe pocaqi për të marrë hak dhe për të kthyer Partinë Demokratike në pushtet përmes dhëndrit politik.
Gjëja që unë e kam thënë shumë qartë dhe e kam bindje është që në momentin që unë nuk jam më në këtë detyrë unë thjesht jam një person që natyrisht do t’i shërbej Partisë Socialiste por në asnjë mënyrë duke bërë atë që s’më takon. Dhe ajo që s’më takon është të bëjë atë që bën Saliu. Në asnjë mënyrë jo, kurrë! Ndërsa Luli nuk ta jep atë përgjigje sepse Luli do humbi dhe do vazhdojë të bëjë sikur ka fituar”, tha Rama.
Shqiperia fale Rames po ndryshon cdo dite. Cdo qytet po behet I banueshem dhe shume I kendeshme, ku mund te vizitohet nga cdo Turist I huaj dhe I brendeshm, PLANET E RAMES jane ne progres. Shqiperia eshte nje vend i Vogel mjafton DESHIRA dhe Vizioni dhe BEHET, por me LULI BASHEN nuk behet asgje.
VOTA per FITOREN E PS 12!!!!
Qe njihet per besnikeri Rama, kjo nuk diskutohet. Si mund ta harrojme Marreveshjen e KurVave ne Cader?
Nëse doni kioska,wc,zhdukje njerëzish pa nam e nishan,vjedhje pasurie të shtetit,koncesione në dem të shqipërisë(rasti Becchetti etj,etj),1996,1997,vrasje
gērdeca,etj,etj votoni PD e Salixhenazes e Lulgjuma-
shin!!!!!!!
Doni regull,përparim,zhvillim,etj.etj,votoni
P.S.dhe EDI RAMËN!