Nga Adriatik Doçi
Përpos Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët kanë ndryshuar në mënyrë të dyshimtë gjeneralitetet, 14 kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike kanë ndryshuar emrin ose mbiemrin, për arsye të paqarta. Kandidati i PD-së në Tiranë, Artur Roshi pohon se më parë emrin i tij ishte Mustafa.
Mark Marku, kandidat i PD-së në Lezhë, më parë rezulton me emrin Mark Prenga. Ndërkaq, kryesuesi i listës së PD-së në Shkodër, Helidon Bushati, deklaron se nga mbiemri i tij i mëparshëm ishte ‘Fusha’. Andrea Mano, kandidat i PD-së në Korçë, rezulton me emrin Aldo. Kandidati i PD-së në Vlorë Gëzim Ademaj, thotë më parë ka mbajtur mbiemrin ‘Beqiri’, ndërsa Julian Zoto më parë ka mbajtur mbiemrin ‘Taipi’.
Kandidatja e PD-së në Fier Elisabeta Rredhi më parë quhej ‘Behile’. Gjeneralitetet i kanë ndryshuar edhe kandidatët e Partisë Demokratike Lefter Gështenja, Joana Qirollari, Salvador Kaçaj, Aldo Gega dhe Sali Shehu. Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu, pjesë e listës së PD-së, rezulton me mbiemrin ‘Medihoxha’.
Një tjetër aleat i PD-së, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, thotë se ka ndryshuar emrat e prindërve, duke u dhënë nuanca greke. Ndërkaq, edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaron se ka ekzistuar një version i emrit të tij ‘Lulëzim’.
Ndërkaq, në radhët e LSI, Lefter Maliqi, i cili kandidon në Berat, më parë ka mbajtur mbiemrin ‘Brisku’. Kandidati i LSI-së në Durrës figuron me emrin Afrim, ndërsa kandidati tjetër Bahri Shaqiri, thotë së ma parë ka mbajtur mbiemrin ‘Mujka’. Në Shkodër, Jalldyz Kastrati rezulton me mbiemrin Pinguri. Në Tiranë, kandidati i LSI-së, Blerdi Liçaj, thotë se ka mbajtur edhe emrin Kristo.
Kryesuesi i listës së Partisë Socialiste në Dibër, Lavdrim Krrashi, më parë ka mbajtur gjeneralitetet Haki Marina. Kandidati i PS-së në Durrës, Artan Bitri, thotë se emri i tij i mëparshëm ka qenë ‘Ergi’, ndërsa kandidati i Elbasanit, Shkëlqim Bullari, më parë parë quhej ‘Jorgo’.
Kanë ndryshuar emrat edhe kandidatët Robert Bitri, nga Albert në Robert, Kosta Garo nga Ilir në Kosta, Vasil Sterjovski ka ndryshuar mbiemrin nga Sterjo në Sterjovski, Spartak Braho ka mbajtur emrin Zylyftar, ndërsa Toni Gogu më parë quhej Oltion.(Shqiptarja.com)
Mire qe ne fund keni vene edhe emrat e ndryshuar te kandidateve te PS, por nuk ju nderon si gazete qe ne titull keni vene vetem PD dhe LSI. Ah, kjo paanshmeria qe nuk ekziston ne shtypin tone!
keta qe ndryshojne emra e mbiemra ne pergjithesi jane b.q.-ra
Nje nga menyrat e fshehjes se bashkepunimit sekret me sigurimin e shtetit eshte ndryshimi I te dhenave merit minority ditlindjes etj.udhezim I udheheqjes komuniste.
Disa ndryshime jane deri diku llogjike p.sh ajo Qirollari e PD-se se ka patur mbiemer me spec. Apo ai meqadonasi nga Sterjo ne Sterjovski sepse para periudhes se komunizmit Sterjovski duhet te kete qene mbiemri i tij. Apo Luli nga Lulëzim ne Lulzim, Oltion Gogu ne Toni Gogu apo nga Behile ne Elisabeta ( prinder derra qe vene emra te mykur). Pastaj jane disa te tjere qe kane ndryshuar emer dhe mbiemer dhe kjo mban ere. Pergjithsisht kete gje e bejne ata qe jane ne kerkim ne ndonje vend tjeter.
dhe Salih shpella e beri emrin Sali ….nderroi dhe ditlindjen
Per Bahri Shaqirin eshte e vertete qe ka patur dhe Mujka qe i vogel dhe ai dhe e motra dhe xhaxhai e femijet e xhaxhait.Nuk ka shtuar apo ndruar gje mos jepni lajme kot.
jepni lajme tamam mos flisni kot, sa familje kane nga 2 mbiemra ?
Eshte djale i shkelqyer dhe familje po e shkelqyer .
Bahri Shaqiri duhet të ndiqet penalisht nga Prokuroria sepse nuk e ka deklaruar mbiemrin Mujka kur ka qenë zv.minister
https://kryeministria.al/wp-content/uploads/2016/05/bahri-shaqiri-km00081.pdf