Cilat janë arsyet e vërteta që qëndrojnë pas ngadalësimit të vaksinave në Francë?

3 Prill 2021, 22:35Bota TEMA

Pezullimi i vaksinës AstraZeneca kundër Covid të hënën shënoi pengesën e fundit për vaksinimin e Francës.

Ashtu si me vendet e tjera të BE, përhapja e vaksinave në Paris ka qenë me pengesa.

Shifrat e fundit tregojnë se Franca ka vaksinuar 11,029 njerëz për 100,000 banorë, krahasuar me 39,863 në Mbretërinë e Bashkuar, Hungari me 17,767 dhe Danimarkë me 14,805.

Deri në pezullimin e vaksinave të AstraZeneca, ritmi i vaksinimit i Francës po ngrihej me mbi 2.9 milionë të doza të injektuara në 15 ditët e para të muajit.

Por kjo nuk mbulon problemet e shpërndarjes.

Rregullatori mjekësor francez ka ndjekur Agjencinë Evropiane të Barnave në miratimin e vaksinave nga Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe kohët e fundit vaksina me një dozë të vetme e Johnson & Johnson.

E pyetur nga Euronews për arsyet pse Franca ishte pak mbrapa fqinjëve Evropianë në fillimin e fushatës së saj të vaksinimit, ministria franceze e shëndetësisë tha se kjo ishte “për shkak të vonesës në fillimin e fushatës në fillim të janarit”.

Vonesa, shpjegoi ministria, “është e lidhur me një strategji më progresive të vaksinimit publik, në përputhje me rekomandimet e Autoritetit të Lartë të Shëndetit Publik. Ky interval pasqyrohet mekanikisht në shifrat aktuale”.

“Duhet të theksohet, megjithatë, se ne kemi përjetuar një rritje në numrin e injeksioneve të para në javët e fundit me më shumë se 5.2 milion injeksione të para dhe më shumë se 2.2 milion injeksione të dyta që nga 16 Marsi 2021” shtoi ai.

Por epidemiologia Catherine Hill ka thënë se fillimi i ngadaltë ishte “thjesht burokraci tipike franceze”.

“Autoritetet kanë qenë të ngadaltë për të filluar, por tani po bëjnë më të mirën,” tha ajo, duke theksuar se situata franceze “nuk ishte aq anormale” në krahasim me kombet e tjera të BE.

2 komente në “Cilat janë arsyet e vërteta që qëndrojnë pas ngadalësimit të vaksinave në Francë?”

  1. Jovan Bregu says:

    Anglezet nuk kane surrat te japin leksione EU.
    Sa jane viktimat ne UK ? 127 mije te vdekur. Me shume se cdo vend tjeter europian.
    Kjo eshte e gjitha nje propagande bajate per te mbuluar deshtimet ne manaxhimin e pandemise prej biondit (jashtë dhe brenda) Johnson.
    Palacot e Astarzeneka po beheshin gati te nxirrnin fshehurazi nga Italia per ne UK rreth 29 milion doza AZ. U kapen si hajdute me presh ne duar.
    Sot me ne fund edhe ne UK u pranua se kane vdekur 7 persona qe kane bere vaksinen AZ. Deri dje e mohonin.

  2. KuqeZi says:

    Vaksinimi po ngadalesohet sepse pas sklleverve me fytyre te mbuluar me perqe talibane, qe shkuan me kembet e tyre te shpohen e helmohen me vaksina / njera me e pasigurte se tjetra, radha per ” vaksinim ” po u vjen qytetareve qe kurrsesi nuk e kane pranuar kete dhunim e poshterim te arsyes, dinjitetit, te drejtave dhe lirive te njeriut ne emer te luftes kunder nje virusi qe ka vetem 3% vdekshmeri ne mosha mbi 72 vjec. Keta njerez te lire deri dje kane protestuar ne menyre paqesore ,pavaresisht se jane perballur me dhune kriminale e terror nazi-komunist nga talibanet e veshur me uniforma policie. Po nese nuk u ngelet rruge tjeter pervec vaksinimit dhe denimit te perjetshem per te jetuar me maske, burg shtepiak dhe izolim nga njerezit e tjeter, mbase do kundershtojne edhe me mjete te tjera. Po u derdh gjak Njeriu te pafajshem si ndodhi ne Tirane me ekzekutimin mizor te Klodian Rashes, francezet kane dhene prova qe nuk u dridhet dora te shkojne ne thike e gijotine edhe koka mbreterish me gjithe kelyshet e tyre. Macroni e di mire kete prandaj do i vere gishtin Kokes se vet. Per te njejten arsye Shpejt vaksinimi do ” ngadalesohet ” kudo..ose gjithe Globi do shkoje ne kaos, anarki, perplasje e gjakderdhje..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje