Dëshmia e rrallë e ish-të dërguarit të Titos në Shqipëri: Nako Spiro në Plenumin e Beratit na kërkonte me insistim që ta hiqnim Enver Hoxhën, por ne…

3 Prill 2021, 20:55Dossier TEMA

Memorie.al publikon kujtimet e panjohura të Njaz Dizdareviç, ish kryetari i Rinisë Komuniste të Jugosllavisë për Bosnjë-Hercegovinën në vitet e Luftës së Dytë Botërore dhe më pas antar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave, i cili në vitin 1944 u dërgua nga Josif Broz Tito si emisar i tij në Shqipëri pranë Enver Hoxhës, si instruktor i ngarkuar me punët e rinisë dhe ushtrisë. Dëshmitë e rralla të misionarit të Titos të botuara në vitin 1988 në Jugosllavinë e asaj kohe, lidhur me ngjarjet kryesore të periudhës së ‘Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare’ në Shqipëri ku ai ishte vetë dëshmitar, duke përgënjeshtruar Enver Hoxhën për ato që ai kishte shkruar në librin e tij, “Titistët: të botuar në vitin 1982 në Tiranë, siç ishte: pushkatimi i Ramize Gjebresë, Plenumi i Beratit, rolin e Enverit gjatë gjithë periudhës së Luftës, raportet e tij me misionarët jugosllavë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, si Nako Spiro, Koci Xoxe, Sejfulla Malëshova etj.

Nga Dashnor Kaloçi

“Para së gjithash desha të them për Enver Hoxhën se është karakteristike për të që ato që shkruan në librin “Titistët”, nuk i përgjigjen së vërtetës dhe realitetit të kohës për të cilën bëhet fjalë. Kështu libri i tij mbështetet në fakte të përgjithshme, madje shumica nuk meritojnë t’u jepet një vëmendje dhe hapësirë e madhe. Ai shkruan gjatë për Pleniumin e Beratit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë, i cili është mbajtur në nëtor të vitit 1944. Enver Hoxha jo rastësisht ngatërron disa fakte, disa prej të cilëve të vërtetë dhe disa gjysëm të vërtetë. Kjo gjë është bërë për efekte propagandistike që i kanë shrëbyer atij për periudhën kur po shkruante librin. Ky Plenium i Dytë i K.Q. të PKSH-së në Berat, në librin e tij “Titistët” jepet si dëshmi kryesore e ndërhyrjes së jugosllavëve dhe Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë në punët e brendshme të Shqipërisë. Me anë të kësaj nëpërmjet vlersimeve të njëanshme dhe fallsifikimeve janë ndërtuar akuza fallso në drejtimin tonë”.

Kështu shkruante ndërmjet të tjerash në kujtimet e tij, Njaz Dizdareviç, ish kryetari i Rinisë Komuniste të Jugosllavisë për Bosnjë-Hercegovinën në vitet e Luftës së Dytë Botërore dhe më pas antar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave dhe pas Luftës (deri sa doli në pension) me detyra të tjera të larta partiake, i cili në vitin 1944 u dërgua nga Titua si emisar i tij në Shqipëri (instruktor për punët e rinisë dhe ushtrisë), pranë Enver Hoxhës, me anë të kujtimeve të tija hedh dritë mbi disa nga anët e errta të Luftës Nacionalçlirimtare dhe mardhëniet e të dërguarve të Titos me udhëheqjen e lartë të PKSH-së dhe personalisht, Komandantin e Përgjithshëm, gjeneral-kolonel Enver Hoxhën, të cilin e akuzon për mashtrime dhe fallsifikime që ai i ka bërë atyre ngjarjeve që Hoxha i shkroi në gjallje të tij.

Kush ishte Enver Hoxha, cili ishte roli i tij dhe i krerëve të lartë të partisë Komuniste Shqiptare e atyre të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë partizane gjatë viteve të Luftës në Shqipëri. Rreth këtyre pyetjeve hedh dritë në kujtimet e tija ish funksionari i lartë jugosllav dhe misionari i Titos Njaz Dizdareviç (vëllai i tij, Rauf Dizdareviç, ka qenë ministri i Punëve të Jashtëme të Jugosllavisë para shpërbërjes së saj), kanë qenë i atashuar pranë udhëheqjes së lartë komuniste të partizanëve të Hoxhës.

Dizdareviç: Si erdha në Shqipëri?

Lidhur me ardhjen e tij në Shqipëri, Njaz Dizdareviç ish misionari i Titos kujton: “Në fillimin e korrikut të vitit 1944, më lajmëruan të paraqitesha në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë në Vis. Po vija këtu pas Kongresit të Dytë të Bashkimit të Rinisë Antifashiste Jugosllave që ishte zhvilluar në Drvar dhe seancës së dytë të ZAVNOBIH, në Podgërmeç. Sipas marrveshjes në komitetin krahinor të Bashkimit të Rinisë të Jugosllavisë për Bosnjë-Hercegovinën, anëtar i të cilit isha i detyruar të merresha me organizimin krahinor të Bashkimit Rinisë së Jugosllavisë në Bosnje.

Detyra ime kryesore isha të punoja me masat vendimet e Kongresit të Dytë të Rinisë Antifashiste të Jugosllavisë, vendimet e Konferencës së Dytë të AVNOJ-it duke u shpjeguar atyre maredhëniet tona me aleatët dhe me qeverinë e atëhershme, pasi në atë kohë po zhvilloheshin bisedime midis Titos dhe Subashiçit në Vis. Nga aerodromi i improvizuar në Tiçevo pranë Gllamocit, më 21 korrik fluturuam për në Bari, prej nga më datë 23 u nisëm me anijen “Ljubjana” për në ishullin Vis. Aty shoku Marko (Aleksandër Rankoviç) më njoftoi se isha caktuar anëtar i misionit ushtarak të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Jugosllavisë, pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë dhe më shpjegoi në detaje udhëzimet për punën e Svetisllav Stefanoviç Çeçiçit dhe të bashkpuntorëve të tij.

Ai më tha se duhet të paraqitesha në Komitetin Qendror të Rinisë Komuniste të Jugosllavisë, i cili në atë kohë gjendej në fshatin Zhena Gllava, pasi veç të tjerash, në cilësinë e instruktorit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, do ta njihja Komitetin Qëndror të Rinisë Komuniste Shqiptare me punën tonë. Por mbi të gjitha detyra e misionit tim ishte të siguronim bashkpunimin në planin ushtarak me Ushtrinë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, në fazën përfundimtare të luftës, të vazhdonim bashkpunimin midis dy lëvizjeve tona çlirimtare dhe dy partive komuniste”, shkruan në kujtimet e tija Njaz Dizdareviç, lidhur me komunikimin që i’u bë atij nga Rankoviçi për të ardhur me mision në Shqipëri.

“Si komunikoja me Enverin”?

Pas ardhjes së tij në Shqipëri, Njaz Dizdareviç mori menjëherë kontakt me udhëheqjen e lartë partizane dhe atë të PKSh-së që kryesohej nga Enver Hoxha. Lidhur me këtë, në kujtimet e tija midis të tjerash Dizdareviç shkruan: “Natyra e punës që kryeja dhe mjedisi i ri me të cilin sapo isha njohur ma bënin të detyrueshëm mbajtjen e ditarit me shënime. Desha të kujtoj fillimisht se lidhur me misionin tim në Shqipëri ka shkruar dhe Gjillasi, i cili thotë në kujtimet e tija se ai më mori në Shqipëri si sekretar të tijin meqënse unë njihja frengjishten, gjuhë të cilën nga udhëheqja shqiptare e dinte vetëm Enver Hoxha, sepse të gjithë të tjerët flisnin vetëm italisht. Dhe unë si përkthyes i tij e kisha kryer me sukses atë punë. Të gjitha ato që shkruan Gjillasi nuk janë aspak të vërteta. Unë vërtet i kam përkthyer Gjillasit si dhe delegatëve dhe delegacioneve të tjera, pasi pothuaj të gjithë delegacionet nuk e dinin gjuhën që përdornin më shumë shqiptarët.

Gjuha me të cilën preferonin të merreshin vesh të gjithë udhëheqsit shqiptarë nuk ishte frengjishtja, por italishtja. I vetmi që fliste frengjisht ishte Enver Hoxha dhe pas tij fliste pak dhe Sejfulla Malëshova. Atëhere kur ndonjë nga udhëheqësit shqiptarë nuk dinte italisht, unë mundohesha të përktheja nga shqipja dhe kurrë nga frengjishtja, çka hedh poshtë dhe pretendimin e Gjillasit, i cili në kujtimet e tija pohon se ka pasur një debat të ashpër me kolonelin Stojniç, lidhur me faktin se Stojniçi përzihej shumë në punët e brendshme të shqiptarëve. Unë desha të theksoj se ishte Gjillasi ai që në bisedimet me shqiptarët u jepte atyre më shumë këshilla se Stojniçi, që mua në atë kohë nuk më dukeshin si ndërhyrje në punët e brendshme. Lidhur me karakterin e Gjillasit, është shprehur dhe Mirosllav Kërlezha, ku thotë: Gjillasi nuk thotë kurrë të vërtetën, vetëm kur atij i intereson. Ai është një demagog i paskrupullt dhe e retushon njeriun sipas interesave të tij të ditës”, kujton Dizdareviç, duke përgënjeshtruar Gjillasin në lidhje me rolin e tij si përkthyes i Enverit.

“Enveri me Shtabin u fsheh në male”!

Në lidhje me rolin e Enver Hoxhës dhe kontributin e tij gjatë periudhës së luftës në krye të partizanëve shqiptarë, Njaz Dizdareviç midis të tjerash dëshmon: “Enver Hoxha nuk ishte i afirmuar si një udhëheqës ushtarak. Shumë vonë në majin e vitit 1944, në Kongresin e Përmetit, ai u bë Komandant i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ndërsa deri atëhere ai ishte Komisar i Shtabit të Përgjithshëm. Në aksione të rëndësishme ai nuk ka marrë pjesë asnjëherë. Ai për shumë kohë, ka qenë i ndarë nga pjesa tjetër e udhëheqjes, duke mbetur jashtë rrethit të tyre të operacioneve kundër armikut. Një shembull të tillë na e përmend dhe Panajot Plaku në librin e tij “Dhuna mbi revolucionin shqiptar”. Ja çfarë thotë ai në atë libër: ‘Ky zhvillim i ngjarjeve i detyroi gjermanët që në nëntor të vitit 1943, për të siguruar rrugët kryesore, në rradhë të parë atë Selanik-Korçë dhe atë Elbasan-Tiranë, të ndërmerrnin një operacion të shkurtër por shumë të egër duke përqëndruar forca të mëdha. Gjermanët sulmuan kryesisht në rajonin Elbasan-Librazhd-Martanesh, ku bashkë me njësitet guerile të Elbasanit, vepronin dhe Brigada e Dytë dhe e Tretë, të formuara pak kohë më parë dhe pa eksperiencë lufte.

Goditja e papritur e gjermanëve ju solli humbje të mëdha forcave partizane, duke bërë që të shpëtonin vetëm një pjesë e vogël e tyre e cila u tërhoq duke shkuar në jug, ndërsa Brigada e Dytë dhe e Tretë që komandoheshin nga Beqir Balluku dhe Hulusi Spahiu, u shpërbënë. Reaksioni ngriti kokën dhe ajo që deri atëhere ishte konsideruar dhe ishte territor i lirë, ra në duart dhe kontrollin e forcave të Ballit Kombëtar. Por në këtë rajon gjendej dhe një pjesë e Shtabit të përgjithshëm me Komandantin Spiro Moisiu, Komisarin Enver Hoxha, pastaj Omer Nishani dhe disa të tjerë. Përpjekja e tyre për të kaluar Shkumbinin dhe për tu hedhur në Jug të vendit, nuk pati sukses. Kjo pjesë e Shtabit u detyrua të fshihej në pyjet e Martaneshit dhe më vonë në fshatin Kostenjë. Pikërisht në këtë kohë nga nëntori i vitit 1943 deri në marsin e vitit 1944, kur ata, Spiro Moisiu, Enver Hoxha dhe të tjerë qëndronin të fshehur në malësinë e Martaneshit, Ushtria Nacionalçlirimtare arriti sukseset më të mëdha. Brigada e Parë e udhëhequr nga Mehmet Shehu, realizoi detyrën e gjetjes së Komandantit dhe Komisarit të Shtabit të Përgjithshëm’. Me tej në librin e tij, Panajot Plaku dëshmon se operacioni i ndërmarrë nga kjo brigadë për shpëtimin e Shtabit, u krye sipas urdhërit të dhënë nga Koci Xoxe dhe Miladin Popoviçi.

Operacioni u krye në kushte tepër të vështira me shumë viktima në luftime të ashpëra me gjermanët. Ndërkohë në janar të 1944-ës, nga ana e gjermanëve u ndërmorr një ofensivë tjetër në Shqipërinë e Jugut dhe kjo gjë ndodhte gjatë periudhës së mungesës së komandantit dhe komisarit të Shtabit të Përgjithshëm. Në librat e shumtë që ka shkruar Enver Hoxha, më e pakta flitet për rolin e tij si komandant. Por, larg nga këta, komandantët më të afirmuar ishin Mehmet Shehu, padyshim më i afti ndër udhëheqësit ushtarak të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare dhe komandant i Operacionit për çlirimin e Tiranës, Dali Ndreu, Bedri Spahiu, Beqir Balluku, Kristo Themelko, Tuk Jakova etj. Ndoshta me këtë mund të shpjegohen dy fakte: e para likujdimi i gjithë këtyre si dhe drejtuesve të tjerë ushtarakë me spastrimet e filluara që pas vitit 1948 dhe e dyta që synimi i Enver Hoxhës që me mjete të tjera veç fushave të tjera të afirmohej dhe si ushtarak.

Mundet që kjo e dyta të ketë qenë dhe një nga motivet e anti jugosllavizmit të Enver Hoxhës në rastin e Rezolutës së Informbyrosë. Enver Hoxha mohoi vlerat e këshilltarëve jugosllavë dhe eksperiencën e luftës Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë për Shqipërinë dhe kjo duhej për t`i shërbyer qëllimeve të tija për të dalë ai si faktori kryesor në luftë, duke luftuar kundër hegjemonisë jugosllave gjë që i shërbeu më vonë si bazë për të shpallur pretendimet e tija nacionaliste”, përfundon Njaz Dizdareviç analizën e tij mbi rolin dhe kontributin e Enver Hoxhës në luftë, duke ju referuar dhe Panajot Plakut ish komisar Batalioni në Brigadën e Parë të Mehmet Shehut dhe pas luftës Ministër pa Portofol, i cili në vitin 1960-të duke mos u pajtuar me vijën politike staliniste të ashpër të Enver Hoxhës, u arratis dhe vendos në Beograd, ku më pas u vra me atentat nga një njeri i Sigurimit shqiptar.

“Dushani firmosi pushkatimin e Ramize Gjebresë”!

Nja nga ngjarjet që pati ngjallur shumë diskutime si gjatë periudhës së Luftës, ashtu dhe pas viteve ’90-të me shëmbjen e regjimit komunist në Shqipëri, ka qenë pushkatimi i partizanes Ramize Gjebreja, e cila në atë kohë kishte funksione drejtuese dhe ishte e fejuara e Nako Spiros, një nga drejtuesit kryesorë të Luftës Antifashiste. Lidhur me këtë, mes të tjerash në kujtimet e tija Njaz Dizdareviç dëshmon: “Desha të bëj këtu disa sqarime lidhur me pjesën e ditarit tim që i përket Miladin Popoviç-it.

Ky tekst është mjaft kritik. Kjo gjë është rrjedhim i situatave në të cilën jemi ndodhur ne si mision kur kemi ardhur në fillim, duke dashur që të kryejmë detyrat tona me efikasitet, por që u përballëm me disa vështirësi që i krijoj Miladini. Pa hyrë në motivet e tij, duhet të them se kjo pjesë në ditarin tim është e lidhur më vështirësitë dhe nuk pretendon të vlerësojë të gjithë punën e Miladinit në Shqipëri dhe aq më pak të errësojë personalitetin e tij. Më duket se diçka e tillë duhet vënë në dukje përsa i përket Dushan Mugoshës për atë që është shkrur në ditarin tim, ka të bëjë më Nako Spiron, i cili kishte arsye personale të mos e duronte Mugoshën, sepse Dushani me të drejtë apo pa të drejtë, ka nënshkruar urdhërin për pushkatimin e shoqes së tij, Ramize Gjebresë, në zonën e Vlorës ku gjendeshin Dushani dhe Liri Gega, në kohën kur ajo është gjykuar se bënte dashuri me një shok”.

“Enveri gënjen për Plenumin e Beratit”

Njaz Dizdareviç, i dërguari i Titos në Shqipëri gjatë periudhës së Luftës, në kujtimet e tija të bazuar sipas ditarit që ai ka mbajtur asokohe, hedh dritë edhe për Plenumin e shumëpërfolur të Beratit, të cilin Enver Hoxha në kujtimet e tija dhe kryesisht në librin “Titistët” e cilëson si një “Njollë e zezë” në Historinë e PKSH-së. Por ndryshe nga Hoxha, Njaz Dizdareviç e shikon atë Plenum në një këndvështrim tjetër, duke e akuzuar Enverin se në kujtimet e tija, ka fallsifikuar ngjarjet e atij Plenumi. Lidhur me këtë, Dizdareviç dëshmon: “Shembulli i dytë që desha të jap, bën fjalë për librin “Titistët”, ku Enver Hoxha ka fallsifikuar ngjarjet e periudhës së Luftës për të cilat unë kam mbajtur ditar. Kështu këto ngjarje unë i trajtoj duke ju referuar ditarit tim.

Para sëgjithash desha të them, se: është karakteristike që ato që shkruan Enveri në atë libër, nuk i përgjigjen së vërtetës dhe realitetit të kohës për të cilën bëhet fjalë. Kështu libri i tij mbështetet në fakte të përgjithshëme, madje shumë prej tyre nuk meritojnë t`u jepet një hapësirë e madhe. Ai shkruan gjatë për Pleniumin e Beratit të Komitetit Qendror të PKSH-së, i cili është mbajtur në nëtor të vitit 1944. Enver Hoxha jo rastësisht ngatërron disa fakte, disa prej të cilave të vërteta dhe disa gjysëm të vërteta. Kjo gjë është bërë për efekte propagandistike që i shërbenin për kohën në të cilën po shkruante librin. Ky Plenium i Dytë i K.Q. të PKSH-së në Berat në librin e tij “Titistët” jepet si dëshmi kryesore e ndërhyrjes së jugosllavëve dhe Komitetit Qendror të të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, në punët e brendshme të Shqipërisë.

Me këtë nëpërmjet vlersishme të njëanëshme dhe fallsifikimeve, është ndërtuar akuza kundër Jugosllavisë për dy gjëra: e para se dikush duhej të quhej tradhëtar për të humbur pozitën, lirinë dhe shpesh jetën, pavarsisht sa e meritonte. Ia vlen që për këtë të analizohet periudha së cilës i përkasin këto ngjarje. Një ditë pa dyshim, këtë dikush do ta bëjë në Shqipëri. Diçka për këtë gjë ka përshkruar Panajot Plaku në librin e tij “Dhuna mbi revolucionin shqiptar”, por diçka më e hollësishme është shkruar në librin “Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1939-1948”. Unë këtë desha të ndalem në diçka në ato që ka shkruar Enver Hoxha, i cili është përpjekur t`ju japë dimensione të mëdha. Thirrja e Plenumit erdhi aspak nga dëshira e Enver Hoxhës, por me kërkesën e shumicës së antarëve të Byrosë Politike të K.Q. të PKSH-së, për t’i bërë një analizë politikave të deriatëhershme si dhe për të përcaktuar detyrat që i dilnin pas çlirimit të shpejtë të vendit. E vërteta është se kërkesa lidhej me kritika të ashpëra ndaj qëndrimeve dhe cilësive të Enver Hoxhës, të cilat deri atëhere kishin shkaktuar pakënaqësi, sidomos gjatë muajve të fundit para pleniumit.

Dhe ajo që është publikuar deri tani flet qartë se këto kritika mund të çonin dhe në zëvendësimin e Enver Hoxhës. Një nga kritikuesit më të ashpër që ishte në krye të lëvizjes për heqjen e Enver Hoxhës, qe Nako Spiro, sekretar i Rinisë Komuniste të Shqipërisë. Ai më përshkroi dhe mua biografinë e karakteristikat e Enver Hoxhës, të cilat do t`i përshkruaj dhe vetë (për to është shkruar në librin “Marrdhëniet shqiptaro-jugosllave”). Në këtë kuptim karakteristike është dhe fjala e Enver Hoxhës në Plenum, kur pranoi dhe vetë paaftësitë e tij. Enver Hoxha në librin e tij “Titistët” dhe në veprat e tjera, misionin jugosllav e paraqet sikur kishte qëllim ta eleminonte. Dua të them se misioni ynë i cili kishte qëndrim kritik për shumë nga ato që Enver Hoxha kishte bërë dhe vazhdonte të bënte, por kundërshtonte çdo angazhim që lidhej me rrëzimin e Enver Hoxhës, duke pasur parasysh se Enveri ishte bërë simboli i Luftës Nacionalçlirimtare në Shqipëri, i njohur në popull më shumë se çdo udhëheqës tjetër dhe veç të tjerash, PKSH-ja sapo kishte filluar të popullarizohej, sidomos pas Kongresit të Frontit Antifashist të Përmetit dhe pas tij kur Enveri u bë Komandant i Përgjithshëm me gradën e gjeneral-kolonelit.

20 komente në “Dëshmia e rrallë e ish-të dërguarit të Titos në Shqipëri: Nako Spiro në Plenumin e Beratit na kërkonte me insistim që ta hiqnim Enver Hoxhën, por ne…”

  1. Afrim Bolena says:

    Po te lexoni librin RECETA PA KOMB do zbuloni shume me shume se ne keto dokumenta dhe nuk do ndjeheni te prapambetur.
    Kopilet e jugosllaveve qene me shumice.

    1. Cika says:

      Pse duhet ti besoj une ketij shkjau?
      Jo, nuk i besoj fare. I besoj Enverit. Sepse Enveri e beri Shqiperine shtet, e nxorri nga mesjeta dhe e ndricoi.
      Po vrau e preu, por keshtu e ka jeta – kudo ndodhin keto ne politike, vetem idiotet ose llapanjoset e te djathtes se leshit ne Shqiperi qajne pasi humben luften dhe ballafaqimin .e popullin.
      Enver, do ngelesh shtetberesi me i madh i Shqiperise.

    2. VFLP says:

      E kush e beson se cfare thote nje JUGOSLLAV!? Kush eshte ai shqipfoles budalla (si ky Karloci dhe platforma antishqiptaro-fashiste memorie.al) qe u kerkon shqiptareve t’u besojne brockullave te jugosllaveve!? Si kane guximin keta debila ta kerkojne dicka te tille!? A e kuptoni qe eshte normale qe shqiptaret me probabilitet te madh te besojne te kunderten e asaj qe thone jugosllavet!? Pastaj c’mund te presesh te thone jugosllavet antishqiptare per patriotet e vertete shqiptare!? Kujtoni c’thonin dhe c’thone sot e gjithe diten, per UCK-ne dhe per patriotet shqiptare! E ju kujtoni se shqiptaret patriote atehere dhe sot, do t’u besojne thenieve te armiqve te tyre, jugosllaveve!? Jugosllaveve u kane besuar, u besojne dhe idete dhe teorite e tyre i propogandojne vetem ANTISHQIPTARET DHE SPIUNET!
      ENVERI ESHTE HERO KOMBETAR I SHQIPTAREVE, madje shume me i madh se Gjergji i Madh Kastrioti!

  2. The truth says:

    Kopilat e ish Jugosllavisë,i ndezën si Thëngjilli i mbuluar edhe në 1991,me në krye Sali Berishovic,Biberovic etc..,edhe e kallën krejt AtDheun!

  3. Los camops says:

    Ky Kaçoli vazhdon qè tè merret me pluhurosjen e historisè, duke u bazuar gjithkund qè flitet keq pèr Enverin. Nuk mund tè mbaj mènd se çfarè ka shkruar Enveri nè librin e tijè , qè e kam lexuar para dyzet vitesh,por nèse ky Dyzdareviçi ka arrdhur nè Shqipèri nga fund Korriku ose fillim Gushti i ’44 dhe shkruan pèr rolin e Enverit si kom. i Luftès, jo pèr atè qè ka parè Ai, por sipas gojèdhènave tè emisarève tè tjerè Jugosllavè. Ai ka asistuar nè tre muaj luftè. Jo vetèm kaq, por si shèmbull merr edhe librin e P.Plakut spiunit tè Jugosllavisè. Ndaj ti Kaqoli Dashnor historia nuk shkruet ashtu siç mund t’ju interesojè ju spiunève tè UDB qè i gjithi qèllimi tè rebilitojmè tè gjithè, veç pèr tè mundur Enverin, qofshin dhe antishqipètarè. Turp o faqezi, bèju seriozè, njerèzit nuk mund ti mashtroni kaq lehtè nè gjèra qè janè tè qartè. Ti nèse je kèrkues i dokumentave historike, gjeji dhe nxirri ato tè spiunève tè Shqipèrisè qè nga lufta e deri tek Salihu i Viçidollit, pasi historia e Enverit èshtè e mbyllur me nder.

  4. XY says:

    Më në fund duhet të publikohen edhe qëndrime të Milladin Popoviq që në atë kohë në Beograd kishte për shqiptarët që ishin të tretë me popullat dhe teritor sipas të dhënave kohore ai ishte ngjashëshëm me shkrimtarin malazias Jevrem Brkoviq që në kohë të një fushate agresive ndaj Kosovës

  5. lato says:

    Do ishte mire qe Nako Spiru ta kishte zevendesuar ate renegat sharlatan,sherbetor i poshteruar i Myladinit ,Dushanit.

  6. Shkodra Loce says:

    Interesant ,apo jo?!
    Njazi Dizdareviç ,nje boshnjak tipik i jugosllavizuar,servil e sherbetor i kasapit Tito ( qe u perpoq gjate gjith jetes se tij te fus Shqiperine nen ombrellen e Jugosllavise),qenka objektiv dhe se Enveri jo. Enveri qe që ia hoqi Titos torten nga goja,prandaj kaq shume u luftua Ver Hoxha pasi nuk u lejoi jugosllaveve te lagnin kembet ne Adriatik dhe Jon. Etj etj etj…

  7. Piro says:

    Ne mbledhjen e Beratit per arsye taktike Enveri beri nje “autokritike te shendoshe” per te zbutur qendrimin jugosllav (sipas Dedijerit, origjinali i autokritikes se tij gjemndet ne Arkivin e KQ te PK komuniste te Jugosllavise ne Beograd), por ai ishte vene ne shenjester per t’u zevendesuar. Me gjithe keto rivale brenda Partise, si Nako Spiru qe u rrefehej jugosllaveve dhe u kerkonte zevendesimin E enverit, me Vllahun Koci Xoxe qe krahas Nako Spirut pretendonin te beheshin sekretare te pare dhe ishin te perkrahur nga jugosllavet, mbijetesa politike e tij ne ate periudhe e ben Enverin nje takticien te jashtezakonshem qe ne 1949 shfrytezoi konjunkturat e levizjes komuniste nderkombetare te shekeputej perfundimisht nga vartesia jugosllave e me vone edhe nga ajo e Rusise sovjetike.

    1. shqipo says:

      Nje fakt e ke krejtesisht gabim. Koci Xoxe nuk ishte “vllah”. Ai ishte shqiptar orthodhoks nga fshati Negovan i Follorines (ndodhet ne Makedonine Jugore – pjese e shtetit te sotem grek), nga i njejti fshat prej nga ishte dhe ku u vra i lavdishmi Papa Kristo Negovani. Kam shkuar ne ate fshat qe sot quhet Flampouro. Ne vitin 1909 aty eshte hapur shkolla shqipe nga Petro Nini Luarasi. Kam qene po ashtu edhe ne fshatin Bellkamen qe sot quhet Drosopigi, qe eshte fshati i patriotit dhe luftetarit te famshem Spiro Bellkameni, shok i ngushte dhe bashkeluftetar ne ceten e Cerciz Topullit. Ishte pikerisht Spiro Bellkameni qe vrau dhespotin grek te Kosturit te quajtur Karavagelis, qe ishte organizatori i vrasjes se Papa Kristo Negovanit. Po ashtu kam qene edhe ne Lehove, nje tjeter fshat i madh shqiptar orthodhoks me 3 mije banore, fshati i patriotit, rilindasit dhe botuesit te njohur Jani Lehova. Ne te tre keto fshatra te njohur shqiptare orthodhokse ne zonen Kostur-Follorine, te gjithe flasin shqip (nuk flasin dhe nuk dine cobance), flasin nje dialekt te vjeter te shqipes qe ngjan me kolonjarcen. Ne kete zone ka edhe fshatra te tjera vllaho-shqiptare (ku flasin shqip dhe vllahce) po ashtu ka edhe fshatra sllave (ku flasin bullgarisht), por nuk ka asnje fshat vendas grek. Ne vitet 1925-1930 aty kane ardhur dhe jane vendosur e kane formuar fshatra te quajturit “prosfogies” , qe jane popullsi kristiane turqishtfolese nga Turqia (ponte e karamanlinj). Ata pergjithesisht jane vendosur ne fshatrat dhe ne shtepite e banoreve myslimane qe i quajten “turq” dhe u perzune per ne Turqi po ne te njejten kohe sipas marreveshjes Ataturk-Venizellos. Ne fakt banoret myslimane ishin ne 90% shqiptare myslimane dhe nje pjese e vogel sllave myslimane (torbesh). Ne 1925-1930 u larguan nga zona Kostur – Follorine rreth 25 mije banore myslimane, qe perbenin rreth 60% te popullsise se zones. Ata jane vendosur ne zonat afer Izmirit dhe vazhdojne edhe sot flasin shqip ne fshatrat e tyre ne Turqi. Nga nje statistike e thjeshte shqiptaret myslimane dhe kristiane perbenin rreth 75-80% te popullsise se zones Kostur – Follorine (Makedoni Jugore) deri ne vitet 1930!

  8. Boston says:

    IKNI MORE BAJGE…SIGURISHT QE UDBJA KETO GJERA DO THOTE. GJENERAL KOLONEL ENVER HOXHA, KA QENE DHE DO TE MBETET KOMANDANTI LEGJENDAR I LUFTES ANTIFASHISTE NACIONAL CLIRIMTARE. LAVDI TE PERJETSHME KOMANDANTI LEGJENDAR ENVER HOXHA. LAVDI MEHMET SHEHUT DHE SHOKEVE TE RENE PARTIZANE QE LUFTUAM PER SHQIPERINE TONE TE DASHUR. NDERIME GJAKUT TE 28,000 DESHMOREVE

  9. Hajro Lula says:

    Jo vetem “qene “por dhe jane , nese atehere kish influence dhe koha,dalja nga Lufta e 2 Boterore te reskapitur , detyrimi i fuqive te medha qe Shqiperia e vogel te libej nen ombrellen e Jugosllavise dhe ajo te ishte pergjegjese per Shqiperine , niveli i njerezve , forca e jugosllaveve ne arenen nderkombetare , varferia dhe pa shkollimi i kuadrove tane , te gjitha koto perbenin nje kokteil qe detyronin dashje ose pa dashje kreret tane te reshkisnin drejt kraheve Jugosllavise ose Serbise me qarte …..po sot ??????? Sot cfare i detyron ???? Kush jep nje pergjigje per” Sot ” cu be u be , iku , sot cbehet , kush i detyron sot te behen sherbetore te nje kombi qe nuk ka me ate shkelqim dhe influence si atehere …….kush jep nje pergjigje ?????

  10. Ilirjan says:

    Lexojeni me kujdes! Vete Dizdarevic eshte kontradiktor me theniet e tij brenda disa rreshtave. Kur flet per mundesine reale te zevendesimit te Enverit ne pleniumin e Beratit( I jep te drejte pa dashje, vleresimeve te Enverit per ate qe po ndodhte, prapaskenat, komplotet) , dhe pak me poshte,(harron) kundershton pohimet e qendrimit e Enverit ne lidhje me eliminimin, spostimin e tij. Pra Enveri NUK KA SHPIKUR, ka pasur REALISHT plane per ta hequr nga drejtimi. Dizdarevic pa dashje nxjer ne pah edhe zgjuarsine e aftesite e Enverit per t’ua dhjere te gjitheve. Cfare duhej te bente nje person, kushdoqofte, nese do te kuptonte se donin ta hiqnin qafe? Ai jo vetem i kuptoi, por edhe u tregoi vendin TE GJITHEVE. E keni inat?! Kujt i plasi! Ai paska qene gjení dhe goxha trim! Vazhdoni beni bla bla bla.

  11. Supaxhiu 300 evro says:

    Historin e shkruajn historianèt dhe jo ish diktatori e,hoxha, dhe njaziu i jugosllavève te cilet ishin te sigurt te manipulonin luften per çlirim duke hedhur kthetrat mbi kombin shqiptar nga maqedonia,kosova dhe shqiperia.Nuk egzistojn fakte se e,hoxha ka luftuar por ishte konkurenca se kush do te drejtonte ne te ardhmen.Politika e e,hoxhes ishte gjakatare ose vellavrasese pavarsisht kolaboracionisteve te cilet u rreshtuan me okupatoret .Mbas çlirimit reformat e egra te kopjuara staliniste e degradoj vendin ne nje lufte klasash te papare duke krijuar grupe armiqsore ne te gjitha fushat gjer ne 1990 en,me qindra intelektual ju pre koka dhe jetohej ne terror pa as me te voglin dyshim nga kontrolli i sigurimit si dhe direktivat e plenumeve ku jepeshin linjat zbatuese te diktatures dhe zbatoheshin me perpikmeri.E,Hoxha ishte e keqja me e madhe e vendit,kopila te bler nga ana e jugosllaveve ka patur dhe ende ka, por populli shqiptare kaq i vogel nuk meritonte gjith keto vuajtje per hir te kariges apo kolltukut qe kerkonte te mbante diktatori me dhune dhe force duke shpikur gjithmon armiq klase.

    1. historiani says:

      Ku e ke mesuar kete “histori” more ANALFABET!? Ti s’di te shkruash, do te na tregosh edhe historine. Karagjoz!

  12. faro says:

    Lexova vetëm dhjetëra rreshtat e fundit. Tani e gjeta se kujt I ngjet Luli. Shaj e shaj E. Hoxhën. Prita të lexoja cilat ishin të metat e tij. Asgjë. Vetëm sharje. Ky ia nxorri bojën edhe N. Spiro me këto qe thotë.

  13. Mëno says:

    Aktualishte jane duke lulezuar idete antishqiptareve te gjithefare spiuneve, gjitherfare antishqiptareve, dhe mbeturinave te kolaboracionisteve. Keto shkrime demostroin padashje madheshtine e luftes NÇL dhe te udheheqjes se saj. Osmanllijte i maren kockat e Skenderbeut dhe i mbajten si hajmali per tu bere trima. Por emeri dhe bemat e tij u ngriten ne lartesine e pa parashikuara prej tyre. Prandaj seshte e çuditeshme qe keta sahanlepires e puthadore te dalin nje dite ne konkluzionin se Enver Hoxha ska ekzistuar fare. E megjithate jetojme ne kohen qe problemet dokumentohen ne shume zyra e kanceleri, prandaj kote e kane si spiunet e UDB-s, dhe antishqiptaret e tjere te shitur per pese leke. Dizdareviçi nuk thote asgje dhe shedh dote poshte asgje, sado qe ka qene i ngarkuar pikerishte per kete propogande kunder Enverit. Realiteti qendron mes nesh, mes shqiptareve per mire a per keq. aktet jne kokeforta.

  14. betixho says:

    Pse ç’fare i kujton Shqiptaret zoterote,të cekët që do na mesojne keta plehra sebe kush ishte Enver Hoxha ?.Ne kemi besuar dhe besojme udheheqjen tone me ne krye Enver Hoxhën.E dimë NE dhe jo një i derguar i Titos qe na lexoka ditarin e Tij.E ç’eshte ky ditar i Tij? Shkrim i shenjte që na dalka njeriu që do na tregoje NE rrugen.Pse shpifjet e njerit apo tjetrit do besojme NE per historine tone?.Ikni or sysh me keto poshtersira tuaja,njerez te vegjel,te pa kulture,te shitur,sterkembesha te ndyre.Si shiteni mor kaqë trashe.Histoia e Enver Hoxhes është nje Epope e madhe e shqiptarizmes dhe gjithe gabimet e Tij kane qene ndikim i ideollogjise se sistemit,dhe intrigave të sherbimeve sekrete vendase dhe te huaja dhe jo te Enver Hoxhes.

  15. syla says:

    Raif Dizdarevic nje antishqiptare i perbetuar qe votoj ne kuvendin e RSFJ per hekjen e autonomis se Kosoves.Ne ate mbledhje ku sllovenet,kroatet dhe nje pjere e boshnjakeve dhe kosovaret(me perjashtim te Ali Shukriut,Kol Shirokes dhe deputeteve serbe te Kosoves) votuan kunder heqjes se autonomise,kurse ky Dizdareviqi votoj ne anen e serbeve maqedoneve dhe malazezeve ne favor te hekjes se autonomisese KOSOVES,PASTAJ PER SHPALLJE E GJEDJES SE JASHTEZAKONSHME NE KOSOVE dhe njeqind te keqiave qe u ndodhen shqiptareve ne RSFJ…Qendroj ne Beograd gjate luftes ne Bosnje….,ishte ne anen e milosevicit….Turpe per gazeten Tema qe me anen e Kollaqit ,nxin figurat shqiptare te luftes partizane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje