Një elektriçist shqiptar dhe dy kolegë të tjerë të tij humbën jetën në mënyrë tragjike dy ditë më parë në ishullin Evia të Greqisë. Shqiptari i identifikuar si Aleks Bruka u godit nga rryma 20 mijë volt dhe për 2 orë qëndroi i varur në shtyllën e tensionit.
Dy elektriçistët e tjerë që ishin në tokë humbën jetën gjithashtu, ndërsa një i katërt mbeti i plagosur.
Vajza e 45-vjeçarit shqiptar, Kerta, duke folur për mediat greke, tha se babai i saj e bënte këtë punë prej 15 vitesh dhe gabimi i personave të tjerë shkaktoi tragjedinë.
“Po jetojmë në një çmenduri. Po mundohemi të organizojmë udhëtimin e fundit të babait për në Shqipëri. Këtë punë e bënte prej shumë vitesh. Në fakt, këtë vit do të mbaronte shkollën e elektriçistit, do të diplomohej dhe nuk do të ngjitej më nëpër shtylla. Për fat të keq, të tjerët e bënë gabimin, të tjerët nuk e dinin punën dhe na e morën babain nga duart.
Shpresoj që autoritetet ta hetojmë mirë këtë çështje sepse asgjë nuk ka ndodhur papritur. Nuk ishte hera e parë që babai im bënte këtë punë. Është ngjitur nëpër shtylla për të paktën 15 vite. E dinte mirë këtë punë”, ka thënë vajza 20-vjeçare e shqiptarit të ndjerë.
Siç raporton shtypi grek, nëse gjithçka shkon sipas planit, trupi i pajetë i Aleks Bruka do të dërgohet në Shqipëri ditën e sotme ku do të përcillet për në banesën e fundit.
Tragjedia ndodhi pasditen e së enjtes në ishullin grek Evia. Elektriçistët do të duhej të zhvendosnin shtyllën elektrike. Por fatkeqësisht u goditën nga 20 mijë volt tension dhe shqiptari, i cili ndodhej mbi shtyllë atë moment, humbi jetën menjëherë dhe trupi i tij u dogj.
Edhe dy kolegët e tjerë grekë që ndodheshin në tokë, mbetën të vdekur në vend. Ndërsa një i katërt u plagos dhe u dërgua në spital.
3 persona janë arrestuar deri tani nga policia dhe akuzohen për neglizhencë.
Personat e arrestuar u lane te lire.
Gjyqi ndaj tyre vazhdon. Nuk kane pse te mbahen ne burg deri sa te jepet vendimi. Ata nuk jane kriminele qe rasin te tjere. Bene nje gabim njerezor qe do u kushtoje disa vite burg. Shpirti i atyre qe vdiqen u prehte ne parajse!
Ne token greke do te gjykohen gabim beresit dhe i ndjeri do te demshperblehet nga shteti ….
Nese kjo e keqe do ti ndodhte ne vatan Albanistan ,i ndjeri do te flakej madje si….”fajtor”!