Gjatë diktaturës komuniste, 5 mijë shqiptarë u arratisën në Greqi

6 Prill 2021, 18:45Dossier TEMA

Historiani grek Stavros G. Dayos, ka botuar së fundmi një libër me titull “Ndjekja e kimerave: Refugjatët politikë shqiptarë në Greqi 1945-1991”.

Gazeta “Protothema” e ka intervistuar z.Dayos, i cili që në fillim të intervistës shprehet se “Shqipëria, megjithëse i përkiste Grupit Lindor (1945-1991), kishte favorin e plotë të diplomacisë perëndimore”, ndërsa librin e ka bazuar në materiale arkivore të mbledhura në Shqipëri, Greqi, Ish-Jugosllavi, Shtetet e Bashkuara (CIA), Britania e Madhe (MI6) etj.

Më tej, historiani pohon se “numri i të arratisurve politikë shqiptarë të mirëpritur nga Greqia mund të vlerësohet në 4 000 deri në 5 000, mbase më shumë. Sidoqoftë, është e pamundur të vlerësohet numri i personave të zhdukur gjatë rrugës, të cilët nuk u gjetën dhe nuk u identifikuan kurrë”.

Dayos thotë se disa nga të arratisurit ishin të infiltruar nga Sigurimi i Shtetit, për të cilët shërbimi inteligjent grek kishte dijeni, por që nuk përbënin rrezik për sigurinë e vendit.

Sipas historianit, në total, përgjatë viteve 1940-91, nga Shqipëria drejt botës perëndimore, janë larguar 13 692 persona.

5 komente në “Gjatë diktaturës komuniste, 5 mijë shqiptarë u arratisën në Greqi”

  1. ymer janulla says:

    Stavro Daja nuk është grek ,po shqiptar i ” gteqizuar” që jeton në greqi. Bën përkthime nga shqipja në selanik. Vegël greke

  2. BallForti says:

    Cfare do te thote ” te zhdukur gjate rruges”?

    Kane vdekur gjate arratisjes apo mbas arratisjes?

  3. Komunisti i papenduar says:

    Pallavra per te shitur pordhe pa mundesi verifikimi . Sidomos ” te infiltruarit nga sigurimi qe greqia i njihte” ha shume muhabet. Se n.q.s e dinin qe ishin sigurimsa pse u jepnin pashaporta dhe i nisnin ne Europe, Amerike .? Tani edhe ai qe ka pare punen e vet mund te betohet se ka luftuar sistemin.

    1. Erdogan says:

      Stavrua o idiot me comentin ymer janulla,nuk quhet Kryq shqip por ka Emer Greke Stavros.
      E dyta eshte se Shqiperi do te thote shumica Turq myslimane dhe pakica Vorio Epirote dhe Ilyre me Emra Greke,Topinime Greke si Vuno (mal shqip) Himera Agi Saranda,Agios Vasilis (Shenvasi),Argjiro-Kastros (Gjirokaster)Moskopolis (Voskopoje) Buthrotos (Butrint),Epidhamnos (Durazzo),Emathia e Jeorgios Kastriotis ne Mat,Episkopi (Peshkopi),Tripolis (Tropoje),Kostantinopolis (Kostantimopoje),Adhriano-polis (Ederne),Karavo-stasi,stacion varkash Greqisht (Karavasta),Kanonizo (Kanun,apo Vendos shqip) etj,ecetera.
      Ju jini per gjynah o te mallkuar nga Zoti qe i kini ndryshuar te gjitha qe nga Identiteti tuaj dhe gjak te perzier me Turqit.
      Nuk i thone shaka 500 vjet krush-qira me barbaret Mongole.
      Ka me turp te ndryshosh kombesine me Emer turk?
      Emri eshte i Shenjte o Mavrinj.
      Ne vend te falenderoni Fatin apo Zotin qe u detyruat ti ndroni Emrat turq ne Greqi,por kini edhe po……..he!
      Mos te themi per tradhetine e Beses Greke Orthodhokse te Kastriotit,per zaptimin dhe marrjen me Force te pasurive te atyre qe nuk u turqizuan dhe u detyruan te paguajne Haracin si jo turq myslimane,apo te ikin tek Vellezerit e tyre ne Peloponiso dhe Magna Grecia.

  4. sumatra says:

    Shifra propagandistike qe jane fare, o po fare te pabesuaeshme. Mashtrim per te patrute apo per ata qe duan ta besojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje