Nga Sokol Paja
Në propagandën ateiste të regjimit komunist shqiptar, feja cilësohej si një helm për ndërgjegjen e njerëzve. Pashkët sipas propagandës ateiste në shtypin komunist, përgjatë diktaturës, etiketoheshin si mbeturina të besimeve të kota të lindura mijëra vjet më parë, në kohën kur njerëzit nuk ishin në gjendje të shpjegonin fenomenet e natyrës.
Ritet fetare dhe festat fetare propaganda komuniste në shtypin ateist i shihte si forma me qëllim errësimin e mendjeve të njerëzve, që synonte mbajtjen në kontroll dhe errësimin e botës psikologjike dhe shpirtërore të besimtarëve dhe mbajtjen e atyre që besojnë sa më larg botës reale, duke i gënjyer dhe ushqyer me iluzione të kota hyjnore. Shkrimi ateist “Pashkët dhe origjina e tyre”, botuar në gazetën Luftëtari të datës 9 prill, në numrin 29, në faqen 3, të vitit 1967, propagandon ndër të tjera se Pashka, ngjallja e Krishtit prej së vdekuri është një legjendë që nuk ka asnjë bazë reale dhe si Pashka dhe Krishtlindja sipas ateistëve të kohës janë fund e krye një trillim. Gazeta ateiste ngulmon festën e Pashkëve duke shkruar se nga faktet historike nuk vërtetohet asgjë rreth jetës së Krishtit.
“Ai është vetëm një qënie fantastike që nuk ka jetuar asnjëherë. Ashtu si vetë kristianizmi, edhe Pashka nuk është gjë tjetër veçse një përsëritje e dogmave dhe besimeve të kohëve të vjetra”- thuhet në shkrimin ateist. Festa e Pashkëve sipas autorit të shkrimit ateist e ka fillin gjithashtu, tek festat që organizonin popujt e lashtë për ringjalljen e perëndive të tyre dhe se besimi tek Zoti, tek Krishti dhe festat fetare si Pashkët u kanë shërbyer gjithmonë interesave të klasave sunduese, argumentonin komunistët ateistë.
Gazeta shkoi më tej në shkrimin propagandistik teksa citon se me qëllim për ta mbajtur të gjallë dhe për ta përforcuar, këto besime që probagandonin nënshtrimin e të varfërve dhe pajtimin midis klasave, kisha, kleri dhe e gjithë veprimtaria dhe ideologjia fetare kanë përdorur të gjitha mjetet për tu rrënjosur thellë në popull, akuzonin komunistët në shtypin ateist. Komunistët sulmonin fenë katolike se gjoja propagandon të jetojnë njerëzit në varfëri e përvujtëri si Krishti. Sipas shkrimit ateist të kohës “Klasa sunduese duan ti bindin me këta masat e shtypura se po të durojnë, po t’i nënshtrohen fatit, vuajtjeve, shtypjes dhe shfrytëzimit të klasave sunduese, do të fluturojnë në qiell si Krishti”.
Komunistët akuzonin krishtërimin se mashtronte më anë të legjendave. Feja sipas shkrimit të gazetës Luftëtari të datës 9 prill, në numrin 29, në faqen 3, të vitit 1967, duhet luftuar dhe zbuluar me këmbëngulje çdo shenjë e besimeve dhe paragjykimeve fetare dhe bëhej thirrje që të bëhej një punë e gjallë propagandistike e bindëse me njerëzit, duke ndikuar që edhe shokët, të afërmit dhe prindërit të flaknin çdo besim fetar që komunistët e quanin neveri, opium, helm për ndërgjegjen e njerëzve. Në shkrimet ateiste të periudhës komuniste, kisha katolike akuzohet pa fakte e pa prova si gjoja qendër spiunazhi dhe imoraliteti. Pashka për besimin katolik është festa më e rëndësishme ku themelohet baza e këtij besimi që është trinia e shenjtë, ati-biri-shpirti i shenjtë që në Pashkë simbolizon ngjalljen e Krishtit dhe ngjitjen e tij në qiell te Ati.
Sistemi propagandistik antifetar komunist duke sulmuar dhe bindur njerëzit gjoja për kotësinë dhe trillin e të pavërtetat që qarkullojnë rreth këtyre festave, tentonte të bindte njerëzit se besojnë në një mashtrim dhe se duhej të hiqnin dorë sa më parë. Servet Pëllumbi në shkrimin “E vërteta mbi Pashkët”, botuar në gazetën “Zëri i Rinisë” të datës 21 prill, të vitit 1962, me numër 32, në faqen 5, deklaron se historia e festës së Pashkës që vjen nga greqishtja që do të thotë “Passiejn” vuajtje, është një histori e pabesueshme pasi sipas komunistit Pëllumbi, nëse perendia sakrifikoi të birin e vet për të shlyer mëkatet e njerëzimit, perendia mund ta shpëtonte njerëzimin pa tragjedi, pa e vrarë djalin e tij të vetëm. Sipas propagandistit komunist Pëllumbi, ky besim që përbën bazën e Pashkës është një tregim fantastik, një fabul që s’pasqyronte asgjë reale. Propagandisti komunist K. Xhavara në shkrimin “Si ka lindur Pashka”, botuar në revistën “Vatra e Kulturës” në numrin 1, në Janar – Shkurt të vitit 1963, në faqen 28, deklaron se festa e Pashkës nuk është asgjë tjetër veçse përsëritje në mënyrë të stërholluar të perëndive që vdisnin dhe ngjallëshin që në kohen përpara lindjes së Kristianizmit.
Kjo festë sipas propagandistit ateist Xhavara, është përdorur nga kisha me qëllim që “të propagandojë nga njëra anë idetë që i leverdisnin shfrytëzuesve dhe në dëm të punonjësve, pra idenë e nështrimit, të përuljes, të durimit, të vuajtjes dhe nga ana tjetër atë të dashurisë dhe të paqes midis shfrytëzuesve dhe të shfrytëzuarve, midis të pasurve dhe të varfërve”. Në këtë shkrim propagandistik thuhet se ideja e dashurisë dhe kuptimit të fesë së Pashkës është komplet reaksionare në jetën e klasave. Pasi sipas shkrimit ateist të cituar më lart, feja katolike që feston Pashkën, me anë të kësaj feste propagandon dashuri për besimtarin e njërit besim dhe jo të besimeve të tjera.
Sipas propagandistit ateist Xhavara, kjo festë është intolerante dhe armiqësore pasi “feja propagandon në popull mungesën e durimit ndaj besimtarëve të besimeve të tjera dhe ndaj ateistëve, megjithëse ata mund të jenë vëllezërit e tij punëtorë apo fshatarë. Intoleranca fetare i ka ndihmuar dhe u ndihmon klasave shfrytëzuese të mbajnë të nënshtruar popullin e tyre si dhe popujt e tjerë – akuzonin komunistët. Ateistët në shtyp e quanin festën e Pashkëve si një festë katolike në kundërshtim me shkencën dhe moralin komunist të kohës.
Fe kinder fesh pa FUND luftojne
Rrobat e cjerra gjithnje arrnojne
Se perendine se perfaqesojne
OMAR KHAJAM
FEJA ESHTE OPIUM PER MJERIMIN
LENIN
E keqja eshte se ky llum injorancie dhe sunitet qelbin akoma identitetin shqiptar,luftojne akoma kristianizmin(orthodhox ne vecanti) .
Por kjo nuk ja uli koken(e carit) Orthodhoxise,madje kjo koke u rri suniteve,shiiteve, tourkotsamave por edhe te tredhurve (atheoi) mbi koke duke u gjaxur perhere kolotripida-n…
ngadal produkt incesti se trembe njerezit .
Dil nga manastiri specie ne zhdukje dhe lahu pastrohu prej urrejtjes plehr.
Made in Albanistan…C faj na ka serbi e greki?
Feja e shqiptarit eshte Ateizmi. Kur ti shporrim vete fete dhe “profetet” nga kultura jone, pa na i shporrur ideologjite, pushtuesit apo diktatoret e rradhes, do te jemi nje nga kombet me te lire dhe me te qyteteruar te botes.
Tribalizmi dhe injoranca mesjetare ka nevoje per padrone, per profete dhe per duar per tu puthur.
Njerezit e lire dhe te mencur nuk kane nevoje per Zoter e profete!
Ja dhe i tredhuri (atheos) i rradhes… ptuuuuu vrromiari!
Fort keq nuk eshte shkruar be ato qe citon Paja.
Shqiptaret ne pergjithesi jane ateiste; ka fare pak besimtare te vertete; te cilet duhen respektuar per besimin e tyre; Jo te gjithe ata qe shkojne ne kishe apo xhami jane besimtare, ne shume e kane per hobi.
Jane fare pak ata qe zbatojne ritet fetare.
.
Diku me lart ” akuzohej feja katolike per spiunim dhe imoralitet” . Per spiun nuk e di , po per imoralitet faktet flasin vete ..akoma dhe me femije
Ky zoti Paja po lufton “propaganden ateise”, po me propagande, por kesaj radhe teiste.
Pra edhe ky pa argumenta. Dhe s’ka si te kete argumenta se feja eshte ideologji e bazohet ne shplarje truri, apo, e thene me bute “besim”. Mos pyet, mos dysho, mos kontrollo, por thjesht BESO (se keshtu procesi i shplarjes se trurit kryhet me shpejt).
Shqiptaret , ka komentuar dikush , jane ateiste . Mendoj se ne shqiptaret nuk jemi ateiste por pagane. Pra nuk jemi fanatike te nje feje te caktuar. Sa i takon rolit te fese ne manipulimin e turmave te fanatikeve kjo eshte e sterprovuar nder shekuj. Nese per ngjizjen e shume shtetkombeve ka sherbyer shpsh here feja si lidhes , bashkues , per shtetin dhe kombin tone feja ka patur efekt te kundert. Prandaj te paret tane kenduan
….dhe mos shkjoni kisha e xhamija
Feja e shqiptarit âsht shiptarija.
Cdo te thote te mos jesh Fanatik o Idiot me comentin dikur?
Njeriu ose duhet te jete Fanatik per ate qe beson qe eshte shkruar ne “Librin e Tij te Shenjte” ose nuk beson,ndryshe nuk je Fetare.
Nuk ka grua pak me barre,ose eshte ose jo.
Te mos jesh Fanatik per ate qe beson,je hipokrite.
Nje Femer e Ndershme dhe e Sinqerte duhet te jete Fanatike,ndryshe eshte Hipokrite jo e Ndershme dhe jo e Sinqerte.
Feja nuk ka lidhje me Zotin qe eshte Nje per te gjithe.
P.sh.Te Krishteret si Idiote dhe Ignorante nuk besojne tek Krishti “Qe u ngjall” por tek Ai qe pa “Varrin e Krishtit” bosh.
Edhe sikur te kete “ngjare” ky mashtrim i te djallezuarve, ata qe e pranojne jane per gjynah.
Kush beson se Evropa apo Amerika eshte e “Krishtere” por per “Interesa” mbeshtesin Turqine kunder Kombit tone Greko Ilyre eshte thjesht Idiot.
I vetmi Komb qe ka Kryeqytetin e Tij Kostantinopolin e pushtuar eshte Kombi Greko Ilyre dhe lufta Imperialiste e atyre qe kane Parane ne dore te popujve eshte kunder Helenizmit.
Krishterimi perdoret per budallenjte.Arnautia ishte Islamike ne 1913en dhe Telini si fashist “i krishtere” donte nje Greqi sa me te vogel qe ne ate kohe kishte pushtuar 12 Ishujt Greke nga terheqja e Tur-qise.
Fete e kane shkaterruar Evropen e Cuvilizimit Helene.
Fetaret jane te semure Psiqike dhe luajne karten e cifuteve.
Ne fund te dites,komandon Ai qe ka Zotin Parane.
Kjo duket nga boshatisja e Shqiperise apo Greqise.
Pse?
Nuk duan Atdheun,Nenen,Babane,Miqte?
Jo mor jo.
Paraja.