Siguria kombëtare u kërcënua për shkak të bllokimit të punës së kontrollorëve në Rinas, sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Gjatë një interviste për emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, Peleshi shpjegoi edhe prezencën e ushtrisë në Rinas.
Sipas tij, nuk bëhet fjalë për ushtria të marrë kontrollin e kullës, por vetëm për të garantuar sigurinë.
“Ne jemi aty, jemi pjesë integrale, garantojmë ruajtjen e perimetrit të tij, ka një të vërtetë që vigjilenca është rritur, është shtuar sepse aeroporti është cenuar në funksionalitetin e tij nga greva e kontrollorëve, që kanë pretendimet e tyre.
Është e papranueshme që pretendimet të cenojnë funksionalitetin e aeroportit tonë të vetëm. Kjo është arsyeja pse ju patë dje Forcat tona të Armatosura që shtuan kontrollin në Rinas.
Ka disa licencime specifike për kontrollorët speicifikë që ushtria nuk i ka dhe nuk bëhet fjalë për marrjen e kontrollit të kullës nga ushtria, por thjesht për ruajtjen e tij në një moment ku përbëhet kërcënim për sigurinë kombëtare.
Dje duhet të kishte mbërritur një kontigjent i rëndësishëm vaksinash, ka edhe emergjenca të tjera që shkaktohen, ka edhe problematika të tjera, ne jemi anëtarë të NATO”, deklaroi Peleshi!
Ai e ndali theksin edhe te stërvitja ushtarake “Defender 21”, për të cilën tha se do të bëhet ç’është e mundur që misioni të mos cenohet.
“Aeroporti i Rinasit është e vetmja portë nga ku do të dislokohen trupat në kuadër të stërvitjes “Defender 21”. Do të jetë një stërvitje më e madhja e këtij lloji dhe duhet të dalë me sukses.
Synojmë të jetë një stërvitje peridoke që na jep ne një rol strategjik. Kjo stërvitje po pritet me shumë gëzim.
Roli ynë në Ballkan është i padiskutueshëm si një vend që ndikon përmes prezencës së shqiptarëve në shumë shtete, por edhe pozicionin tonë.
Perëndimi është fjala që duhet të na orientojë dhe kjo stërvitje ka rol në këtë drejtim. Cenimi i stërvitjes është i papranueshëm.
Patëm kontakte me vendet anëtare të NATO, i kemi garantuar se do të bëjmë gjithçka për të rifilluar punën në aeroport dhe të mos cenojmë këtë mision.”
Më herët, po gjatë intervistës në “Vizion Plus”, Niko Peleshi dha lajmin se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është autorizuar për të kryer zëvendësimin e kontrollorëve.
Jepini FUND ketij Incidenti te pashembellte.Presidenti Regan zevendsoi per 24 ore mbi 11 mije kontrollore .Bejeni pra sa ma pare per te sikterisur 75 Rembythje.
O Niko mos fol si debil rruge, je minister mbrotje te kane sabotuar aeroportin. Sot ti je nje minister mbrotje qe nuk di cfare avioni te kalon ne qiellin tend. Del nje taliban tek Fevziu dhe na tregon bythen!! Mos ja qaj hallin NATOs se ata kane zote ne vendin e tyre te marrin zvarre tu kercenosh sigurine kombetare. Cfare mut shteti jeni? Sa here ka ndonje krize jeni si pordha neper breke. Ra termeti, virusi , u vra tjetri nga polici u dogj tirana ju prape kapeni te pa pergatitur dhe vini verdalle si tufe debilash prisni udhezime nga ambasadat e huaja.
Problemi duhet te zgjidhet me bisedime , me marrveshje , me urtesi dhe sipas ligjes . Jemi ne rendin demokratik , probleme ka , por ato zgjidhen me ligj , jo me ultimatume jo me prapaskena , jo me mllefe , me bashkebisedim , gjithmon duke ju referuar ligjeve . Problemi te trajtohet me drejtesi , jo me kaprico ; ushtria smund te perdoret ne vend te institucjoneve te tjera , me pretekstin e cenimit te sigurise kombtare . Me ndalimin e punes ne aeroport cenohet levizja normale e njerezve dhe mallrave , nukse cenohet siguria e kombit . Mos beni politika percarese si qemoti . Shqiperia nukse eshte e qeverive dhe perkrahesve fanatik te tyre ; prendaj problemet –do ket — por te zgjidhen me mirkuptim . Qeverisjet te mos krijojne probleme te stisura , me politikat e kenaqesite e tyre ;, c’do punonjes ka dinjitet , ka impulse , ndjenja pasjone , te cilat mund te ngacmohen e vihen ne pune per vetmbrojtje . Qeverisja duhet te respektje , me shume se cdo gje lirine e te qeverisurve . Sillu me ate qe eshte posht teje , ashtu si do te doje ti , te silleshin me ty , ata qe jane lart teje .
Pse qeveritaret tane nukse pranojne te bejne nje debat apo bisede me shtetasit e tyre ? Pikerisht se ata nukse jane politikan te mirfillt per te biseduar e zgjidhe probleme –as mes tyre — pa lere me popullin . Gjithmon biseda e tyre eshte diktim dhe jo mirkuptim .
O qeveri po me ke flisni more, kujt ja thoni more, po nuk vendoset rregulli me face book por me forcen e ligjit dhe shtetit ore i ti qe ke ne dore sigurine tone. Zgjidhni problemin ose na u zhdukni nga syte.