7 prilli/ Ironia e Veliajt: Një herë pushtimi erdhi nga porti, tani nga aeroporti me urdhër të Metës e Berishës

8 Prill 2021, 08:41Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar për bllokimin e fluturimeve në Rinas për shkak të kontrollorët e trafikut ajror kanë braktisur detyrën e tyre duke e cilësuar si një pushtim të vendit dhe krahasimin e ka bërë me 7 prillin e 1939 ku Italia pushtoi Shqipërinë  gjatë luftës së Dytë Botërore.

Veliaj shkruan me ironi se një herë pushtimi erdhi nga porti, e dje nga aeroporti por me urdhër të Sali Berishës e Ilir Metës.

“Normal, 7 Prill – ç’datë më të gjetur për të tradhtuar Shqipërinë, njëherë pushtim nga porti, sot nga aeroporti, Meta, Berisha, Basha”, shkruan Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje