Gjekmarkaj që s'besonte te Luli: Ramës i erdhi kohë për pension, me Bashën kryeministër mbyllet vaksinimi e rindërtimi

8 Prill 2021, 08:54Politika TEMA

Kandidati për deputeti në Lezhë i PD, Agron Gjekmarkaj thotë se Edi Rama tashmë i ka humbur zgjedhjet dhe prej kohësh është duke mbuluar gënjeshtrën me gënjeshtra. Ai thotë se tashmë i ka ardhur koha për pension.

Në një postim në Facebook, Gjekmarkaj ndalet tek dy çështjet më kryesore të momentit, vaksinat dhe rindërtimin, për të cilat thotë se do të jenë prioritet i qeverisë së PD sapo të vijë në pushtet. Sipas tij qeveria ka dështuar në menaxhimin e këtyre situatave.

Sipas tij, Rama po sjell në Shqipëri vaksina të pacertifikuara, për më tepër ato po i ble me paratë e shqiptarëve dhe jo me rrogën e tij, siç shkruan Gjekmarkaj.

Ai shprehet se kur PD të vijë në pushtet vaksinat do të jenë perëndimore dhe procesi do të zhvillohet pa asnjë lloj diskriminimi.

Për rindërtimin, Gjekmarkaj shkruan se ka dy vjet dhe shumë familje janë ende nëpër çadra dhe puna ecën me ritëm të ngadaltë.

Po ashtu, Gjekmarkaj thekson se “Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit do të hetojë të gjitha abuzimet për të marrë tenderat korruptivë të rindërtimit”

Postimi i Agron Gjekmarkajt

Vaksinat dhe Rindertimi si angazhim i Lulzim Bashes!

Prej kohesh Edi Rama i mbulon genjeshtrat me genjeshtra aq sa ka bërë një mal më të lartë se Everesti ! Tani po thotë duke u çjerrë sa andej ketej se me ardhjen e PD në pushtet do nderpritet vaksinimi dhe rindertimi!

Edi Rama është e kaluara tashmë, ai i ka humbur zgjedhjet por rri me shprese se duke artikuluar marrëzi si kjo ja zvoglon vetes disfaten! Duhet të kujtojmë se vaksinat po i blen me paratë e shqiptarve dhe jo  me rrogen e tij !

Po sjell vaksina kineze të paçertifikuara nga EMA, Agjensia Europiane e Barnave dhe është shumë i vonuar dhe i deshtuar në këtë proçes !

Mjafton të kujtojmë propozimet konkrete të Lulzim Bashes që në filim të pandemisë, një pjesë e të cilave u zbatuan keq nga qeveria, thirrjet e tij të vazhdueshme për të porositur vaksinat me kontrata trasparente për të kuptuar qendrimin!

Me ardhjen e Bashes në krye të puneve në Shqiperi do të vinë më shumë vaksina perendimore, proçesi i vaksinimit do të jetë më efikas dhe i plotë !

Strategjia e tij si Kryeminister dhe e Opozites për daljen nga kriza është e qartë! Shkurt e drejt, vaksinimi do të vazhdojë, do të perfundojë me vaksina cilësore për të gjithë pa diskriminim social !

E njëjta histori me rindertimin !

Sot megjithëse po bëhen gati dy vjet nga termeti ka ende shumë familje në çadra! Premtimet e Edi Rames  perfunduan në magazinen e genjeshtrave të pafundme!

Ritmi i ngadaltë i ndertimeve ka sjellë shumë vuajtje të banoret e pastrehë! Cilësia e ndertimit po kaq lë per të deshiruar ! Duhet të kujtojmë se shtepitë nuk po i nderton Edi Rama me kursimet e veta por me donacionet dhe kreditë që duhet ti paguajmë një me një të dhëna nga BE dhe institucione të tjera nderkombetare!

Po ashtu në këtë pike Lulzim Basha ka qënë i prerë dhe konkret! Rindertimi do të permbyllet nga qeveria e re si prioritet absolut!

Shtëpite me ligj do të jenë pronë e banorëve të cilët mund ti shesin ose ti mbajnë sipas deshires! Po kaq Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit do të hetojë të gjitha abuzimet për të marrë tenderat korruptivë të rindertimit si dhe cilesinë e banesave sepse qytetaret duhet të respektohen në dinjitetin e jetes !

Kjo e Edi Rames është  e vetmja qeveri në botë e cila perpiqet të perligje ekzistencen e saj me dy fatkeqësi kur vetë është shnderruar në fatkeqsinë më të madhe kombetare në epoken e pluralizmit!

Gati tre dekada me Edi Ramen, janë shumë ! Boll më!  Koha per pension i erdhi!

Ka premtuar që do behet rrobaqepes pasi të ike, duke gjykuar nga shallvaret me të cilat mbulohet. Do dështojë edhe në ate profesion si në qeverisje , si me vaksinat apo rindertimin! Fushata njerëzore e Lulzim Bashes po e vjetron edhe më genjeshtarin kronik, hakerruesin dhe sharësin e perjetshëm!

7 komente në “Gjekmarkaj që s’besonte te Luli: Ramës i erdhi kohë për pension, me Bashën kryeministër mbyllet vaksinimi e rindërtimi”

  1. Ceshte ky qe skuqet si lafsh kari says:

    Kare komplet

    1. tani11 says:

      Gjekë! Urgjentisht me thirr +355 4 235 7701. Ore si nuk kam njohur nje njeri qe te perkrahe shpellaret dhe te mos kete interesa financiare dhe kriminale me ta. Vetem hajduter e killer-a! I ka lon Rama pa vjedh, dun bab shpellarin.

  2. Kozmo says:

    Nuk ju beson populli,, kanaquni me VOTAT E MILITANTEVE ANALFABET qe keni. Vetem ato MASHTROHEN lehte nga premtimet e juaja BOSHE. Rama po e RILIND gjith Shqiperine.

  3. Ustai says:

    Shume i neveritshëm. Prototip vemje

  4. Vari Janullen! says:

    Tangerllik dhe karshillek fakiri brekegrisur, qe e perdorin per te lepire vrimen e mumjes halabake dhe kukulles teveqele qe shesin per lider.
    Nje tjeter kotesire e sodomizuar tribale, ne qafen e nje partie qe po vdes, e marre peng nga katunaria e Toks se Xanun!
    Tipiku i llumit mesjetar nga i cili nuk vjen ndonje ” rrezik” ndryshimi apo evolucjoni ne PDne e shterpezuar.
    Lepin kadavren!
    Pastron kadavren!
    Peshtyn dhe shurron me urdher, ku dhe ke te doje kadavra.
    Nenshtrimin dhe sodomizimin tribal e sheh si virtytin me te madh te egzistences se tij dhe si justifikimin moral ndaj sherbimeve te paskrupullta poshteruese qe ben per llogari te padroneve dhe egos fshatarake.
    Nje fshatar pa Vete! Pa asnje valence politike apo intelektuale, por me nje imazh Fake te ndertuar nga partia e klanit te Toks se Xanun.
    Nje fenomen i trishte dhe i degraduar, i kultures dhe aftesive tona te deshtuara shtetformuese, per te prodhuar gjenerata me koqe dhe mendje te hapur.

  5. Trotski says:

    Kot i thoni Palle K..ri
    Eshte vetem Bythe Gomari.

  6. Tutu says:

    O Karaduzi i malsis… Rama eshte diktator per qylaxhinjte.. dhe ti je nge nga ata…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje