Sepse janë të Kinës, apo sepse po i jep Edi Rama: Pse po i refuzon Albin Kurti vaksinat e ofruara nga Shqipëria?

8 Prill 2021, 19:05Rajoni TEMA

Rikthimi i Albin Kurtit në pushtet i ka vënë sërish në provë marrëdhëniet me Shqipërinë, ku ai dhe Edi Rama nuk kanë qenë gjithmonë në të njëjtin mendim. Ata tashmë nuk janë as vetëm dhe thjesht homologë, por kundërshtarë politikë, meqenëse LVV-ja është përfshirë edhe në skenën politike të Tiranës. Së fundmi, Kurti ka refuzuar t’i vaksinojë mësimdhënësit kosovarë me vaksinat e kompanisë kineze, Sinovac, të cilat i posedon Shqipëria, ndonëse Kosova është shumë prapa me sigurimin e vaksinave dhe numri i vdekjeve nga Covid-19 mbetet i lartë.

Albin Kurti, i cili ka premtuar se deri në fund të këtij viti do të vaksinohen 60% e popullsisë në Kosovë, në konferencën e fundit për shtyp bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është ankuar për vështirësitë lidhur me sigurimin e vaksinave, duke përmendur si pengesa Rusinë dhe Kinën.

“Në parim duhet ta kemi parasysh se Republika e Kosovës, duke qenë se nuk njihet nga jo pak shtete në botë, në mesin e të cilave janë edhe dy fuqitë e mëdha që janë dhe anëtare të Këshillit të Sigurimit, nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej siç po bëjnë disa shtete të tjera”, tha Kurti.

Ai pranoi se i kishte kërkuar Ramës ndihmë për t’i vaksinuar mësimdhënësit e Kosovës, e jo vetëm të punëtorëve shëndetësorë, disa prej të cilëve veçse ishin vaksinuar paraprakisht në Shqipëri. Paraprakisht, Edi Rama kishte thënë se Kurti i kishte çuar mesazh për t’i kërkuar ndihmë. “Po i thashë, patjetër”, u shpreh Rama.

“Kam qenë në kontakt me kryeministrin e Shqipërisë lidhur me çështjen e vaksinimit në Kukës ku kemi kërkuar që kjo tu mundësohet edhe mësimdhënësve, jo vetëm punëtorëve shëndetësorë por për këtë gjë më pas kanë vazhduar komunikimin e tyre ministrat përkatës, Vitia dhe Manastirliu”, tha Kurti.

Ndërsa Vitia, i cili për këtë kishte biseduar më gjatë me ministren e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, tha se atje kanë mbetur vetëm doza të vaksinës së kompanisë kineze, Sinovac, dhe se për këtë arsye nuk ka ndodhur vaksinimi i mësimdhënësve.

“Në fillim nga kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu kemi pasur një ofertë gjeneroze që të vaksinohet stafi mjekësor me vaksinat Pfizer ose AstraZeneca në territorin e Shqipërisë ku ne do të organizonim procesin e vaksinimit dhe të transportit të organizuar”, tha Vitia. “Por fatkeqësisht vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca kanë mbaruar në Shqipëri dhe ka mbetur vetëm Sinovac me prodhim nga Kina. Për arsye që ne në Republikën e Kosovës edhe po të donim na ndalojnë ligjet që të importojmë produkte që nuk janë të regjistruara nga EMA, në këtë situatë nuk e kemi parë të arsyeshme që mësimdhënësit tanë të vaksinohen me vaksina që ne nuk mund të garantojmë për to, duke mos qenë të regjistruara në Kosovë”.

Këtë veprim të Qeverisë e kanë kritikuar dy ish-bashkëpartiakët dhe bashkëpunëtorët disavjeçar të kryeministrit Albin Kurti, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ahmeti ka thënë se vaksina e prodhuar nga kompania kineze, Sinovac, është ndër më të shtrenjtat në treg. “Nuk po them se duhet të blejmë vaksina kineze, por në situatë lypësi vështirë është me arsyetu zgjedhësin. Nuk besoj se Turqia me një ndër sektorët më të fortë shëndetësor në botë do të rrezikonte stafin e vet mjekësor me 3 milionë te vaksinuar punëtorë shëndetësorë. E Hungaria, Çekka e Polonia edhe më pak”, shkroi ai.

“E SHBA asnjëherë nuk ka thënë se askush nuk duhet t’i blejë ato. ShBA deri në qershor do të ketë vaksina sa për krejt popullaten”, theksoi Ahmeti.

Refuzimi duhet të arsyetohet më mirë në kohën kur ka rreth 15 viktima të koronavirusit në ditë, vlerëson kryetari i kryeqytetit. “Ky nuk është shpjegim i duhur për familjet e tyre dhe punëtorët e tjerë arsimor”, tha Ahmeti.

Ndërsa Molliqaj tha se për vaksinimin, bota ka qasje tjetër në krahasim me Kurtin.

“Bota perëndimore nuk po tregohet solidare dhe po përdorë vaksinat për vete. E qartë është se Kina dhe Rusia po e përdor vaksinën për politikë. Mos harroni se Kurti para zgjedhjeve ia dërgoi një mesazh Ramës, dhe ai duke qenë në garë zgjedhore vetë ia ktheu shpejt pa u menduar. Por kur Kurti u sigurua se nuk po shkojmë në zgjedhje mori vendim që mos të marrim vaksina”, tha Molliqaj mbrëmë, pas një aksioni ku vendosën grafite duke e quajtur ministrin Arben Vitia “Dr Hipokriti”.

Filozofi Dritan Dragusha, autor i emisionit “Prizma” ka shkruar të mërkuren se kryeministri që erdhi në pushtet pas fitores me mbi 50 për qind, nuk i pranoi vaksinat, sepse ato iu ofruan nga Rama që, sipas Dragushës, është kundështari i vetëm politik i Kurtit.

“Vaksinat kineze nuk u pranuan nga Kryeministri, jo se Kina nuk e ka njohur Kosoven, por se ato u ofruan nga kundershtari i vetem aktual politik i tij”

Përplasjet për mini-Shengenin

Përplasjet mes Kurtit dhe Ramës kulmuan në shkurt të vitit që shkoi. Kurti po e zhvillonte vizitën e tij të parë në Shqipëri si kryeministër i Kosovës. Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të dy deklaruan gatishmëri reciproke për shpejtësinë e re të bashkëpunimit, por shprehën pikëpamjet e tyre krejtësisht të ndryshme për rrugën e këtij bashkëpunimi.

Kurti e pa këtë bashkëpunim në krijimin e makro-Shengenit shqiptar, që do të bënte të mundur, sipas tij, “bashkëpunimin mes dy vendeve me një shpejtësi të re”. Por kryeministri i  Shqipërisë, Rama e pa ndryshe dhe më të gjerë bashkëpunimin. Ai kërkonte bashëpunim rajonal, i cili do të mbështetej te procesi i krijimit të mini-Shengenit, sipas modelit të Shengenit evropian.

“Nuk ka makro-Schengen shqiptar pa mini-Shengen ballkanik. Makro-Shengeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me Shengenin rajonal”, tha prerë Rama, duke konfimuar ndarjen e dukshme me homologun e tij nga Prishtina.

Qëndrimi i Kurtit ndaj projektit rajonal të mini-Shegenit ballkanik nuk ishte i befasishëm. Kosova e udhëhequr për pak kohë nga ai, kishte refuzuar të merrte pjesë në takimet për ta realizuar këtë nismë rajonale, të mirëpritur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti vs Rama në nivel ndërkombëtar

Edi Rama vazhdoi ta sulmonte homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti, për shkak se ky i fundit e kundërshtoi nismën e mini-Shengenit, të cilës i kishte dhënë krah kryeministri i Shqipërisë.

Kurti s’u pajtua me insistim dhe këtë e tha edhe në Mynih, në konferencën e Sigurisë.

Rama e quajti Kurtin ‘ngatërrestar’ i cili sipas tij s’mund të ndalë idenë e lëvizjes së lirë në rajon.

“Unë jam i bindur që herët ose vonë Bashkimi Europian, Komisioni Europian do ta mbështesin patjetër këtë vizion sepse s’ka si të ndodhi ndryshe përderisa është një vizion që merr spunto nga katër liritë e vetë BE-së”, u tha Rama gazetarëve në Bruksel pas takimit informal me krerët e BE-së.

Ndërsa Kurti tha në Myhih se nuk beson në mundësi tjetër përveç anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kjo ideja e ‘Minishengenit’ nuk është shumë e qartë për mua, nuk kam parë shumë dokumente, është një ide e pa projektuar për implementim. Besoj se duhet të hyjë në procesin e Berlinit, kështu do të ishte më së miri, kur të gjashta shtetet janë në tavolinë. Njëjtë sikur “Plani Marshall”, që u hartua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, tani neve na duhet një ‘Mini-Marshall Plan’ për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Gjëja e fundit, por edhe më e rëndësishmja, ne duhet të jemi të gatshëm për dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet t’i kemi parasysh tri parime për t’i shëruar plagët e planit të dështuar. Duhet ta përgatisim mirë, me parime të mira dialogun e ardhshëm në rajonin tonë, në veçanti atë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E para – s’ka marrëveshje pa dialog, e dyta – s’ka dialog me harta, dhe së treti – pa presidentë rreth hartave”, pati thënë Kurti.

Rama refuzon bashkërendimin me Kurtin mbi planin për luftimin e pandemisë

Përplasjet mes tyre vazhduan me të njëjtin intensitet, teksa Rama kishte refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim për të diskutuar mbi pandeminë.

Rama e kishte marrë ftesën në mes të marsit, në kohën kur të dyja vendet sapo kishin nisur përballjen me pandeminë.

“Sepse ishte formati i gabuar në momentin e gabuar”, ishte arsyetuar Rama në Pressing të T7. “Nuk doja të interferoja dhe të bëhesha sfondi i askujt kur në Prishtinë si gjithë planeti kishin hallin e pandemisë”.

Kurti pati deklaruar se takimin ja kishte propozuar me shkrim Ramës, duke qenë se mbledhja e përbashkët e dy qeverive tashmë ishte bërë e pamundur.

Takimi i ftohtë në Prishtinë

Disa muaj pas vizitës në Tiranë, Albin Kurti u bë nikoqiri i Edi Ramës në Prishtinë.

Teksa Rama erdhi në Kosovë për një vizitë zyrtare pas publikimit të akt-akuzave ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kreun e Nismës, Fatmir Limaj, u prit në një takim edhe nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Gjatë takimit me Kurtin nuk ka pati shtrëngim duarsh, natyrisht arsyetuar me masat anti-Covid.

Në një moment, teksa Kurti nis t’i prezantonte njerëzit që i kishte në krah, Rama mbante kokën mënjanë dhe nuk nxirrte asnjë fjalë nga goja.

Lëvizja e Kurtit është kundërshtare e Edi Ramës dhe Partisë së tij Socialiste në Tiranë. Dega e LVV-së në Shqipëri jo vetëm që është bërë pjesë e skenës politike të Shqipërisë, por do të garojë me tre kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare atje, që mbahen më 25 prill.(Express)

23 komente në “Sepse janë të Kinës, apo sepse po i jep Edi Rama: Pse po i refuzon Albin Kurti vaksinat e ofruara nga Shqipëria?”

  1. ... says:

    shume nga mbesshtetesit e ps ndjehen inferiore dhe te pasigurt
    i bien cyles me nje vrime
    une e di se cfare do te shkruae dhe nuk do te shkruaje tema:
    cdo dite do te shahet basha, berisha, albini, putini, dhe
    asnjehere nuk do te shahet “i persosuri” kryeminister!
    ju dhjefsha mentalitetin mesjetar

    1. Lapraksi says:

      O ti pika pika , o ty te rente pika , o neandertal pa tru e kapacitet ,qe me ndrru dhe 7 lekure , tirons nuk bohesh kurre. Ai kryeministri ka voten e popullit.

    2. Asllani says:

      Pjerth RAMA per Albin kurtin
      Lesho kurtin te leh si QEN RUGESH

  2. Valbona says:

    Prioriteti numur nje i Albinit eshte rrezimi i Edi Rames, numur 6 jan bisedimet me Serbin,5 hallet e Kosoves! Kryeminister me te papergjegjshem nuk mund te ket,ky qen serb po fut frymen e urrejtjes ne dy anet e Drinit,historia do ta denoj rende kete rrugac politik.

  3. Qerim Vidohova says:

    I refuzon sepse nuk ka asgje te sinqerte ne veprimin e Rames, sepse gjithcka eshte propagande per konsum te brendshem ne Shqiperi. Po ashtu, ky veprim i Rames nuk eshte asgje tjeter vec nje pergjigje politike ndaj implikimit te Albin Kurtit ne politiken e Shqiperise. Pra, behet fjale per dy kendez qe duan te kendojne jo vetem ne qymezin e tyre por edhe ne qymezin e tjetrit. Keta thjesht sulmojne njeri tjetrin me arme te njejta, te blera ne nje dyqan vjetersisrash.

    1. Yyyypppp xhixhi says:

      O Qero, o debil, o kar me zile, a e degjon qe Binua po thote vet qe ai i kishte kerkuar ndihme Rames dhe pasi Rama pranoi, Binua u kujtua se na qenkan kineze dhe ai si burre zamani qe eshte bar do haje dhe parimet nuk i shet, ndersa ti loqe paske dale ne perfundimin se e paska kuptuar Binua qe nuk qenka i sinqerte Rama. Sipas nje kokloqeje si ty ca dmth kjo, qe Rama i thote po dhe pastaj kur Binua te ngarkoje autobuzet, Rama tak do mbylle kufirin ??????!!! Apo me duket se e mbylli Binua kufirin se mos i dezertojne mesuesit e Kosoves ne Shqiperi dhe pastaj nuk ka kujt ti shese pordhe Binua. A te qifshin mendjen qente e lagjes ty dhe talebaneve te tjere te VV qe komentojne ketu. Ptu rrace bastarde, kesaj i thone i zoti e shet, tellali se jep.

  4. Jashari says:

    Albin Kurti te mos fuse hundet ne Shqiperi. Dime dhe ne ti veme kufirin te thana , kur na akuzoi per nderhyrje ne punet e mbrendeshme te Kosoves . Per ate poshtersi qe po i ben popullit te Kosoves me vaksinat, ne nje kohe qe atje ka pasur vdekje te shumta te bashkeatdhetareve tane, ai po tregon me fakte se eshte nje satrap i felliqur.

  5. Xhafa says:

    Enveri Bar do hamë por parimet si shkelim, Albini le të vdesim por vaksin Kineze nuk e marrim
    Ps
    Nëse nuk votoni Edin do shkoni ma për lesh se ky koqe.

    1. Sara says:

      O Al-Bin o koeloqe, u plake e nuk u poqe!

  6. Ceni says:

    Kurti eshte nje idiot politik. Ka krijuar partine LVV ne shqiperi dhe garon kunder Rames, prandaj nuk i pranon vaksinat. Ketij nuk i mjafton qeverisja e kosoves. Neser mund ta krijoje dhe nje parti LVV ne maqedoni. Keshtu do ngatrroje gjithe shqiptaret ky megalloman.

  7. jonida says:

    Edi Rama mos u merr me keta se jane te trashe,shiko popullin tend dhe vazhdo keshtu si e ke nisur.

  8. pena says:

    TE DY E KANE GABIM
    ESHTE MJERIM TE MENDOSH SE NE KOHEN QE NE NUK NA DO E NUK NA LLOGARIT ASKUSH NJEKOHESISHT DUKE PATUR EDHE ARMIQ TE FUQISHEM E TE LIQ DY UDHEHEQESIT E DY VENDEVE TONA BEJNE DUEL VETVRASES MES TYRE
    KOHA DO TE VLERESOJ ATE QE DO TE VEJE INTERESAT E KOMBIT MBI HUNDEN E TIJ
    TE PRESIM E TE SHOHIM……………

  9. Jeta says:

    O albaneza jeni mësuar ju me Mao
    Ce dunin me miqtë kineze, ne nuk i pranojmë ato vaksina, shkoni ju vaksinohen e ndoshta po shpëtoni nga corona.

  10. Zeqir says:

    Ky Albini do ta shkatroje komplet Kosoven!

  11. ABC says:

    Ore pse merrni me këtë idiotin, po qe se e mb ështesin kosovaret shkumën tja nxejer

  12. Ppp says:

    Nqs doni te shani kurtin te pakten e shani ne shqip
    Gjysma e artikullin eshte llum qe ka nevoje per perkthim
    Nqs gazetari nuk njeh gjuhen letrare te shkruaj si flet ne shpi
    Ku i merr o mere te semaforet e italise?

  13. Skenderbegasi says:

    Sa bukur u perkon shprehja
    kosovarve per Vaksinen:
    -Kur zoti u jep miellin
    Djalli ju mer thesin.

  14. Jua kam thane dhe po jua them prap:
    Kush ka bo burg ne serbi dhe ka dale gjalle, ka hanger nji kazan me çorbe te prishun.
    Prisni dhe keni me u binde, por ishalla shpejt ka me nodhe

  15. Nuk i do shqiptaro -kineze , poooor serbo -kineze , me qe te dy keto shtete kane qene te paret qe kane njohur Kosoven !

  16. Beni says:

    Saliu eshte i serbeve,derisa albini bashkepunon me saliun une nuk e di se kujt sherbimi sekret i sherben

  17. Aleksander Thana says:

    Ky eshte te pakten antishqiptar kunder Shqiperise, sic jane shume nga soji I tij. Nese eshte antishqiptar teresisht shpejte do nerret vesh. Deri tani eshte nje cope idioti I rangut nen mesataren.

  18. Velo says:

    Kurti është një kapadai, megaloman që do ngatërrojë e përçajë keq shqiptarët. Ai nuk kupton fare nga politika. Keq do jet Kosova sa kohë ky gomar do jet në pushtet.

  19. Pershendetje nga Kosova! says:

    Shokut Kinez

    Castin e bukur e kam nder sy,
    Ketu ,ne Shkoder kur t’njoha ty,
    O Cui i dashun , shoku kinez,
    te pershendes!

    Zemra u mbush me ambelsim,
    Kur shqip me fole ,o shoku im!
    Gjith’Kina e madhe m’u pergjasue
    se flet me mue

    Dikur babgjyshi perralla m’tregonte
    Ne fund te botes,nji plak jetonte…
    Ky fundi i botes , per gjyshin , pra,
    ish Kina ,o vella!

    Kur ktu lind dielli , atje prendon,
    Nje drite vec popujt sot i bashkon,
    asht komunizmi drite e fuqi,
    qe s’njeh kufi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje