Talebanët e Albcotrollit

8 Prill 2021, 15:14Blog TEMA

Nga Denis Dyrnjaja

Akti më i rëndë dhe më i bujshëm terrorist është ai i 11 shtatorit 2001 kur avionë të rrëmbyer në ajër nga anëtarë të Al Kaedës e me urdhër të Bin Ladenit, goditën Kullat Binjake në New York dhe selinë e Pentagonit. Shtetet e Bashkuara u tronditën bota u trondit.

11 shtatori ishte dita kur qiejt e Amerikës u mbyllën. U mbyllën me autorizim të Presidentit Amerikan të kohës George W Bush në një vendim të paprecedentë që më pas futi Amerikën në luftë me talebanët në Afganistan. Një akt dhe skenar me një kontekst krejt tjetër shfaqet pas 20 vjetësh në Shqipëri.

Ata që duhet të sigurojnë fluturimet edhe në raste të jashtëzakonshme si ato të pengmarrjeve terroriste, shndërrohen vetë në terroristë e marrin peng jo një fluturim, por të gjithë hapësirën ajrore të Shqipërisë.

Me urdhër të Bin Ladenit politik ose idhërarëve e bashkëpunetorëve të tij po përdoret ose vetpërdoret një grup “kamikazësh inteligjentë” për të kryer këtë pengmarrje. Pa luftë, pa bomba, pa thika. Vetëm me indoktrinim, skenar dhe kurth politik.

Prej gati 48 orësh Shqipëria dhe shqiptarët janë marrë peng. Sa do dhe si do ta kamuflosh dhe interpretosh, kjo që po ndodh me Aeroportin e Rinasit është një akt i pastër terrorist, pa viktima bombash e armësh, por me viktima të një lloji tjetër.

Të sëmurë nuk kanë udhëtuar dot drejt spitaleve për ndihmë mjekësore jashtë vendit, të tjerë nuk janë kthyer dot në Shqipëri pas kurimit jashtë, ardhja e vaksinave është ndërprerë, kosto biznesi e shërbimesh të tjera iu mungojnë sot mijëra bashkatdhetarëve, pa përmendur këtu interesat e dëmtuara të të huajve që kanë lidhje biznesi e punësh me Shqipërinë.

Dëmi imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare kolosal. Kjo vetëm se politika për qëllimet e saj po përdor çdo mjet për pushtet. Ata punonjësit e shndërruar ndoshta edhe padashjen, padijen ose nxitimin e tyre në kamikazë sido të paraqesin rastin, në thelb nuk bindin dot asnjeri që kjo nuk është thjeshtë çështje pagash.

Ata mund të arrijnë të besojnë edhe vetë gënjeshtrën e tyre, por nuk mund të bindin dot shqiptarët që sot kanë mbetur aeroporteve të botës sepse 64 kamikazë kanë marrë peng hapësirën ajrore të Shqipërisë dhe një pjesë të hapësirës ajrore të NATO-s se janë të stresuar në punë.

Loja ku kanë hyrë e futur vendin është shumë e rrezikshme e me një peshë të rëndë që akoma nuk ia kanë kuptuar pasojën. Ndaj ky nuk është një akt i thjeshtë civil dhe proteste ndaj një padrejtësie. Rasti specifik i pasojave që prodhon, përjashton çdo arsye si të paarsyeshme.

Ky është një akt i cili duhet analizuar, vlerësuar dhe hetuar si një akt terrorist. Etja për pushtet nuk mund të justifikojë dhe tolerojë skenarë të tillë.

Ky është ndër rastet që organet ligjzbatuese vërtetë duhet të bëjnë shembull ata që iu futën kësaj loje dhe po të jenë e kenë këllqe të provojnë edhe përgjegjësinë e Bin Ladenit politik që për pushtet po merr peng një shtet. Paradoksi më i madh është se Shqipërinë e kanë marrë dhe mbajnë peng shqiptarët.

61 komente në “Talebanët e Albcotrollit”

  1. Iliri (me te) Meta (mendore) says:

    Sakte. Faleminderit Denis.

    1. Toni says:

      Apsulitisht jam dakorte me shkrimin tende por edhe Binladenet e tyre duhet te hetohen Mose sote nje dite te pakten

    2. Shoku Sal says:

      O Denis, pyete ate Plarent Ndrecen, qe e ke ftuar ne studio, cfare e ka ate Flora Ndrecen qe eshte kryetarja e protestes se Rinasit?

      1. Likja says:

        Respekte për ty Denis. Gazetar me vlera.

      2. Arben Delia says:

        Shoku Sal. Une Plarentin e njoh qe femije. Une jam shkodran, por kam banuar ne Rubik, sepse prinderit e mi u transferuan atje me pune. Ashtu ishte koha. Motren e Plarentit e kam patur 8 vjet ne klase. Ia njoh rrethin familjar. Mund ta kete kusherire te 6 – te, por te 5 – te e me afer jo. Jam i sigurt per kete. Mos bej si k….i Gjekmarkaj qe permnendte te punesuarit afer pozites dhe nuk iu pergjigj Alfred Pezes, kur i tha : ” Permendi te gjithe, meqe e nise ” dhe Goni rrinte si kurve. Jam dakorte qe ne ate pune kane hyre militantë te PD, PS, LSI, por kjo pune eshte bere. Nuk mund te zevendesohen menjehere. SHBA ne 1981 i ka kushtuar vite pergatitja e kontrolloreve te rinj, pas shkarkimit te 11 mije e sa punonjezve ne ate kohe. Jemi para faktit qe kane bere nje veper te denueshme dhe ketu rezulton se militantet e PD dhe LSI jane te perfshire.

    3. ben says:

      Komunisto islamike
      1. 08 maj 2019 kontrolloret e aviacionit ne france ne greve
      2. 21 qershor 2019 kotrolloret e aviacionit ne Skoci greve
      3. 1981 gjithe kontrolloret e amerikes ne greve
      Rastet e grevave te kontrolloreve ajrore ne boten e quteteruar jane pafund.
      Ne asnje nga keto vende , as e ka quajtur njeri grusht shteti , as nuk i kane zvendesuar me kontrollore nga bangladeshi ose turqia.
      E aq me pak i kane arestuar.
      Ardhja e kontrolloreve turq pa filluar greva dhe faktet e mesiperme tregojne vetem 1 gje te qarte si drita e diellit.
      Ed rama kerkon me cdo kusht dhe me cdo cmim te vendosi diktature per te mbrojtur leket e vjedhur dhe banditizmin e tij qe kur erdhi kr bashkie i tiranes.
      Talebanet jane ata qe jane ne krah te talebaneve .

      1. virusi says:

        kontrolloret tane nuk kane bere greve dhe kete e sqaroi 100 here avokati i tyre. Kontrolloret tane te gjithe ne te njejten kohe i zuri virusi salmeta dhe ne keto kushte duhen zevendesuar sepse nuk kemi komodotetin e pasjes edhe te aeroporteve te tjera. Eshte per tu pergezuar Turqia per gadishmerine dhe shpejtesine e dergimit te kontrolloreve te tyre.

      2. nacionalisti says:

        o kari
        o bole
        Regani i pushoi te 13.000 kontrolloret e amerikes dhe futi ushtrine qe te menaxhonte trafikun ajror
        o bole me zile qe flet cerek te verteta

        1. Realpolitika says:

          BRAVO DENIS.
          TE PERSHENDES E MIRATOJ ANALIZEN E KONKLUZIONET E TUA.
          TI I BEN NJE SHERBIM TE MADH VENDIT ME KETE QENDRIM QYTETAR, CIVIL DHE ME DASHURI NDAJ VENDIT.
          BRAVO….BRAVO.

      3. Andi says:

        Ata kontrollore qe e provuan kete ne ’81 ne SHBA edhe ne Spanje ne 2010, perfunduan keq. Apo se lexon historine deri ne fund ti. Vetem 2 rreshtet e para lexon.
        Sa per ty o zoti gazetar, ata qe e kan marr peng shqiperin mund te ken gjak shqiptari, por e kan te helmuar me interesa serbi e greku. Epo smund ti quajme shqipetare pra.

      4. safet byreku says:

        asnje pervec REGANIT qe ne 1981 i pushoi te gjithe nga puna edhe nuk ishin 65 po ishin mbi 11 mije
        lexoje historine mire ha ndonje byrek ne shqup edhe pastaj pellit

      5. Rinasi says:

        I dashur Ben,
        Do te ishte mire, qe te qartesoheshe me mire me faktet ashtu sic jane. Eshte e vertete qe si te gjithe dhe punojnesit e aeroportit kane te gjitha te drejtat per te protestuar per te drejtat e tyre. POR duhet te kesh te qarte, sikunder dhe theksohet ne Rregulloren mbi te drejtat dhe detyrat e punonjesve ne Rinas , eshte absolutisht e ndaluar mbyllja e kulles se drejtimit. Kjo behet shume e denueshme edhe per shume aresye te tjera, qe cuan deri ne kete veprim absurd . Nuk behet shaka me Kullen e Drejtimit, konsiderohet vend strategjik qe cenon Sigurine e nje shteti, aqe me teper kur ajo eshte e vetmja hyrje ajrore e vendit tone!
        Vendose vehten ne pozicionin e te gjithe pasagjereve, qe u gjenden ne situata te tilla,te lene ne mes rruges? Kush duhet te pergjigjet per demet qe shkaktoj nje veprim i tille nga njerez qe na qenkan stresuar qe po paguhen perkohesisht me mbi 2000 $ ne muaj ? etj etj.

      6. Trotski says:

        ke harrue se Regani i zevendsoi Kontrolloret (11.387)brenda 24 oreve.

      7. Arben Delia says:

        ben. Mos disinformo. Ne 3 rastet qe permende, nuk ka qene greve totale ( pra jo paralize totale ). Sa i perket rastit te Frances, jam i informuar mire, se ka qene i pjesshem dhe e paralajmeruar greva., ne Skoci nuk kam informacion, ne SHBA jane pushuar brenda 48 oreve 11345 punonjes
        qe bene greve te paralajmeruar dhe, pas nje muaji hetime, jane arrestuar mbi 250 persona qe dolen organizatore te greves. Pastaj ti çalon ne arsyetim more djale. Keta nuk kane bere greve, por i kapi stresi njeheresh. Arrestimet jane te ligjshme ” ne kushtet e flagrances “, sepse ata qe organizuan kete stresin kolektiv jane te nje kategorie tjeter per ligjin. Sikur te ishte si thua ti, do arrestoheshin te gjithe. Fol si qytetar, jo si Salist apo Metist.

    4. BULQIZAK MANJANI says:

      Tek Alb Kontrolli, të hiqen nga puna të gjithë, pa përjashtim, që nga pastruesja.
      Mos të mbajnë djalin e Ruçit, vëllanë e Manjanit, vëllanë e Tabakhanes, etj, etj…..
      Nëqoftëse shteti don të jetë shtet, kështu duhet të veprojë.

    5. Vranakonti says:

      Bravo,brevo,bravo Denis,vertete je i saket ne kete shkrim brilant per ngjarjen e rende ne Rinas te skenuar nga Meta dhe Berisha.Ata jane armiq te shqiperise per ethet e pushtetit qe i ka zene,jane gati t’i vene zjarrin shqiperise.Organet e drejtesise duhet te bejne detyren e tyre nqs jane atdhetar,nqs jane shqipetar.

  2. Tr says:

    SABOTATORE, KAMIKAZET E RINADIT TREGUAN, QE PER INTERESAT E TYRE TE LARTA ATA DJEGIN GJITHE UDHETARET, DJEGIN VAKSINAT. TE DENOHEN PER AKTIN TERRORIST.

  3. Taulant says:

    O debil …. punonjesit kane te drejtat e tyre.
    Sa here mbyllen aeroportet ne Ecrope.
    Po ne Evrope ka sindakata punonjesish qe detyrojn qeverite te bejn mareveshje.
    Fatkeqesisht ne Shqiperi eshte ne emer nje ‘parti socialiste’ apo me sakte nje organizate kriminale qe nuk pyet per te drejta punonjesish.
    Ky haleja kryeminister sikur i dha te gjitha ne koncension.
    Prandaj nuk i ben pershtypje protesta.
    I pelqeu kur vrau ne bulevard ne 2011 4 demonstrues per te shkarkuar Ilir Meten e me pas e beri president.
    Po 110 miljon euro gjyqin e Beketit .
    Po nuk u zhduk piktori Shqiperia keshtu do vuaj …

    1. XY says:

      Lanti ti ngateron mbylljen e aeroportit me ate te kulles. Ja ke fut si kau peles, me te pakten.

    2. bosibisha says:

      ik ere pidhrobsh ,

    3. Mos po kerkon motren says:

      O Taulant nga i shikon mbyllje Aeroportesh se ne qe kemi 30 vite qe jetojme ,nuk kemi degjuar.Behen mbyllje ore,osé ndonje kompani private,por kulla e vrojtimit asnjehere,se nuk sherben vetem per avionet qe ulen e ngrihen,por edhe ata qe tranzitojne.Nga byrektorja e SHQUP-it cdo gje eshte e mundur.

      1. Arben Delia says:

        Mos po kerkon motren ! E kam vene re kete Taulantin, qe ben kontraversin me genjeshtra dhe propagande Lul Bashjanistike. Koençidence e bukur. Taulant, mos po kerkon motren ?

    4. Demokracia says:

      Taulanti, pse qan more djale… te qan shpirti per pak konflikt… te qan shpirti per te drejtat e atyre te shkreteve te cilet nuk kane se cte hane ne fund te muajit… te qan shpirti per dietat dhe shperbimet mjekesore qe marrin… te qan shpirti qe papritur te 64 prej tyre u veteshpallen te paafte per te kryer detyren per te cilen jane trajnuar me mijera euro dhe paguhen… me qan dhe mua Taulant!!! Se ke idene sa keq me vjen per ata… E di kur me qan me teper Taulant? Kur behet krahasimi me rrogat e kontrolloreve Evropiane… Shqiperia me 13 fluturime ne dite, dhe kontrolloret evropiane me qindra fluturime cdo dite… Me qan dhe mua Taulant, nje kirurg ne USA me $500,000 ne vit, ne Shqiperi merr $15,000 – $20,000. AHHHHh cfare krahasimi Taulant…. Nje gjyqtar ne USA merr $150,000 – $300,000, ne Shqiperi $40,000 – $60,000… Ahhh Taulant Taulant Taulant, si thua do bashkohemi t’u kompensojme rrogen tone ketyre te shkreteve?

      1. Arben Delia says:

        Demokracia ! Koment brilant, por Taulaniti/ Taulantet nuk kane sy e veshe per te verteten. Urdher partie per te komentuar dhe ai i shkreti pergjigjet ” yes sir “.

    5. Palma says:

      Po shoh disa komentues po i dalin ne mbrojtje ketyrepisave qe ndermoren kete akt. Nik e kuptoj se tifozlleku partiak te beka kaq njeri pa shpirt. A nuk e kiptoni se kete e kan organicuar dyshja Meta Berisha.Po me shume Meta se ai eshte njeriu me i lig qe egziston mbi dhe. Ata kontrollor te hiqen urgjentesishr dhe te futen ne burg .pse u treguan kaw naiv dhe u perdoren keq .te vuajn dhe pasohat.

  4. Reni says:

    E sakte nuk ke c’fare shton me shume.

  5. Zeqir says:

    Nuk behet fjale thjesht PUSHTET FJALA eshte per nje d’ore RUSO SERBE kunder NATOS.
    DUAN ne PUSHTET NJERZIT e Tyre ALBIN VJOSA SALI ILIR DHE E ARDHMJA RUSO SERBE QE BEN SIKUR SKA NDODHUR ASGJE LULZIM BASBERISHA.
    RRI URTE QE TE JETE BRENDA SIDOQE TE VINE PUNET. POR VETEM NJE QORR NUK SHIKON SE AI ESHTE I ZGJEDHURI I RUSEVE PER TE CILIN KANE INVESTUR MILIONA RUBLA.

  6. Vera says:

    Te lumte Denis! Si gjithmone i sakte profesionalisht dhe shume njerezor. Disa Denise duhet te kishte Shqiperia qe te ndryshonte per mire. Me respekt Vera

  7. ce says:

    Bin Ladenet e politikes nen rrogoz te frymezuar nga Nafije dybeku i leshelise do te marrin pergjigje shembullore me 25 prill kur te nxjerrin sektin naziskin te leshelise ku bejne pjese mbi 80% e kontrolloreve te Rinasit jashte sistemit politik duke e derguar per skrap. Edi Eama i sigurte drejt mandatit te trete.

  8. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    SUPER DENIS DYRNJAJA !! Mé QARTÈ dhe mè SAKTÈ NUK ka. SPAK dhe BKH tè bèjné Punèn e tyre NJÈ ORÈ e mè PARÈ , ose té SHPORREN !! RESPEKTE RESPEKTE pèr GAZETARIN asnjèanès dhe SUPER PROFESIONIST DENIS DYRNJAJA ????⚖⚖??????⚖⚖??????⚖⚖????????⚖⚖

  9. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    SUPER DENIS DYRNJAJA !! Mé QARTÈ dhe mè SAKTÈ NUK ka !! SPAK dhe BKH tè bèjné Punèn e tyre NJÈ ORÈ e mè PARÈ , ose té SHPORREN !! RESPEKTE RESPEKTE pèr GAZETARIN asnjèanès dhe SUPER PROFESIONIST DENIS DYRNJAJA ????⚖⚖??????⚖⚖??????⚖⚖????????⚖⚖????

    1. Aviatori says:

      Bravo te qofte!Te tille duhet te jene gazetaret,te godasin fort per cdo shkelje e padrejtesi,per cdo dhunim te te drejtave te kujtdo qofte,ne mbrojtje te ligjit por edhe te rendit,per ata qe duan te fitojne kredo politike dhe materiale me fatkeqesite enatyres e te jetes.Te tille duhet te jene edhe intelektualet, njerezit e artit e te kultures qe akoma nuk i jane bashkuar zerit tend te fort o DENIS!

  10. Konjak says:

    O ti dunja , nuk mund ti quash punonjesit e sigurise se fluturimeve Taliban , ata kan patur probleme me par , dhe ne pa mundesi per ti zgjidhur ka arri problemi tek revolta . Por juve ju duket vetja te plotfuqishem , dhe mund te thoni e beni c’fat tju thot mendja –nese keni — , me cilindo mbi kete toke te shqiptareve ;, pra juve e konsideroni pronen tuaj . C’do punetor mund te rrevoltohet –nese jane prekur interesat – dhe te rrebelohet . Eshte qeveria ajo qe zgjidh te gjitha problemet e popullit kurdo qe c’faqen dhe sido qe c’faqen . Problemet e punonjesve te sigurise ka kohe qe jan c’faqur , nukse u c’faqen pa prit e pa kujtuar ; por eshte qeveria ajo qe s’eshte afruar per trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve te tyre . Ore Dunja , eshte qeveria ajo qe i solli problemet ketu , sa i shikojme edhe ne ; prandaj Taliban jeni ju qe nderhyni ne te drejten e tjeterit , per ndonje soro para qe ju kan premtuar .

    1. Andi says:

      Byrek byrek o usta murat
      Meta vjedh e sala vret
      O usta murat.
      Qeveria e tregoi veten. Per me pak se 48 ore e beri zap situaten. Te pelqen apo jo ty

  11. USA says:

    Akt i paster terrorist,tani do duket puna e spakut, te shohim.

  12. Shqiperia e bukur says:

    Denis uroj qe Topi ta uli rrogen me gjithe shpirt…une si ish punonjes administrate me kollaj besoj kontrolloret sesame nje ministre politikane….e di mire se si trajtohet administrata….

    1. Satër says:

      Ooo naaqee servili ! Te ne pêr tridhjet vite nuk ka administraté , ka vetêm tentakula mafioze qé kanê mbêrthyer e mbytur shtetin dhe qê kokên e kanê te selitê e partive nga dhe kanê dalé ! Jané thjeshtê si minjté e haleve qé sulen vrimave e skutave mbas erés sè m….t me ndryshimin qé minjté mbushin barkun e tyre kurse minjtê e administratés jo vetèm qé nuk ngopen por u kérkohet qé ca llomka m…ti çojné te shefi ,drejtori , partia ! Po administrata jote oooo

  13. Guxim says:

    Qenka shitur edhe ky pederasti 40 kilsh si Hila.

    Cfare kameleonesh, pederastesh dhe transeksualesh pa nder dhe dinjitet.

  14. Ladi says:

    Shqiperia do te behet per inat te shqiptareve – te shqiptareve si I. Meta, S. Berisha, L. Basha dhe te gjithe qorrave dhe horrave qe ju shkojn nga pas.

  15. Niku says:

    Bravo Denis, ndersa ketyre komentuesve b…qire si dhe kontrolloreve terroriste duhet ti kendojme kengen : Po c’u bere Enver djali….”

  16. fati says:

    Te lumte pena Denis, me sakt nuk behet. Sa per “ben” e nja dy te tjere, qe permendin raste grevash kontrolloresh te vendeve te tjera, perveç pislleqeve te tjera qe gerrmojne te gjejne, te kujtohet se ne Shqiperi u mbyll e vetmja kulle kontrolli ne vend. Se Shqiperia ka nje aeroport te vetem paralizohet plotesisht sherbimi ajror dhe kercemohet siguria kombetare. Ndersa vendet e tjera sigurojne vazhdimin e ketij sherbimi ne ane alternativave/aeroporteve te tjera qe kane ne dispozicion ne te gjithe territirin e tyre. Te besh krahasime duke sjelle shembuj nga bota eshte te jesh trushkulur dhe keqdashes ne palce. Ti “ben” e nja dy shoke te tjere te tu e kene sterprivuar se i keni zhytur kokat neper shalet e kumandareve tuaj talebane.

  17. Tea e perputhen says:

    kam patur respekt per Denisin
    por eshte treguar bythqir i ridhjerjes
    bashk me top kanalin e tij

    1. 19 says:

      Bravo Denis realist kta pederastet qe shajnë duan te qihen por ti mos e rruj .kta jane skocezet e ardhur ne tirane .

  18. Alniku says:

    Një falënderim për shkrimin jeni aq I drejt për drejt dhe pa doreza këto jan shkrime ????????

  19. Pensionist says:

    Te lumte pena, Denis Dyrnjaja!
    I nderuar dhe i respektuar!

  20. Dee says:

    Ben, O kafshe PDje, ato nuk i mbyllin hapsirat hajrore dhe nuk bllokojne levizjen e udherareve, se pergjigjen para ligjit, po ku e njihni ju ligjin?! Edhe kafshet e pyllit kane ligjet e tyre.

  21. Mali says:

    beni sikur nuke e kuptoni. nuk eshte ceshtja e greves, or mbyllja e kulles!.. Mbyllja eshte veprimi talebanesk…. Te denohen si cenues te sigurise kombetare. Mali

  22. LILOLABJA says:

    Te mori shume kohe mor Dyrnja per ta kuptuar udheheqesit e tu legjendar ,qe si pjese e kazanit e desinformoje opinionin publik .
    Rraca juaj nuk ka pare gje akoma !

  23. Ben, ben or legen says:

    Ben or legen, kulla nuk mbyllet kurre pasi ndjek jo vetem ulje- ngritjet ne Rinas po gjithe fluturimet nderkombetare mbi teritorin shqiptar. Me mbylljen e kulles teritori jone kthehet ne vrime te zeze qe nuk dihet kush hyn e kush del ne kete teritor. Kontrolloret e stresuar qeveria i la pushim dhe solli te tjere nga jashte. Fluturimet do vazhdojne, udhetaret shkojne ne punen e vet dhe stervitja do kryhet. Pa kryer mbetet vetem grushti shtetit. Natyrisht, ceshtjen e zgjidh drejtesia.

  24. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    @Konjaku, më habit me forcën e arsyetimit,poooor më tepër me gramatikën tënde,që nuk ka asgjë,po absolutisht asgjë me atë të shqipes !!!!!
    Të futemi në temë.
    E lexova komentin tënd disa herë,poooor të rrimë shtremër e të flasim drejtë, nuk më binde.
    Ti quan hall faktin që këta persona të “superkualifikuar” marin në Shqipëri nga 4000 dollarë ,kurse në rastin konkret “vetëm”2500 dollarë ?
    Aty ku rroga mesatare është rreth 250 dollarë në muaj ?
    Injoron faktin që ata nuk kanë të njëjtin status si çdo punonjës tjetër,pasi punojnë në një institucion të një rëndësie të veçantë!!!
    Ik e futja ndonjë fërnetë!!!
    Teke se më shumë nuk të bën mirë?

  25. Trotski says:

    Ti Tea e Perputhje Ti hash Mune Denisit .Ata Kontrollore Edepseza le te shkojne te Like Hajduti per Derman

  26. 19 says:

    foli pjella e frrok cupit
    ik o ordiner topit
    “jam deshtak”
    je bere me keq nga tea e perputhen e topit

  27. BeqireBalluku says:

    Deniz Dërdurnjasë frymëzimi I vjen nga zorra e trashë. Fjalët I ngatërron me mish me jufka. Si fshatar që kutërbon nga goja dhe trupi nuk arrin të mendojë. Ska funksion cerebral aq më pak social kur tenton te mendoje. Se si mbijeton tek TCH TV vetëm Blushi e di !!!!! Më trangull sbën vaki.

  28. Koli says:

    Or Ben,ti i quan te gjithe Debil,kurse une po te quaj Idiot i lindur.Sa here shkruan,do shash para mbrapa Edin ,si vrases i Janarit,kriminel etj ,etj .Po mire mor Idioti Beni,ne i pame me syte tona kush i vrau ata te shkrete me Janar te 2011.Aq Kriminel eshte Babai yt Berisha sa thote deri tani vone qe Do vrisja dhe Edin po te ishte afruar.E shikon mor Idiot kush vrau,si i vrau Edi 4 vetat ne Bulevard,kur ata u qelluan nga Kryeministria dhe atje rrinte si Mi Sali Ram Berisha.Pse mor Idioti Ben,nuk shan njehere Kriminelin Berisha dhe Kryehajdutin Meta,per 97 ku u vrane mbi 10.000 veta,per Naften qe kalonte cdo nate per Milloshevicin,per Remzi Hoxhen qe e rrahen aq shume sa i vdiq ne duar,si Qen dhe e hodhen ne det,per Detin me Ze dhe Figure duke ja falur Greqise dhe duke u Zgerdhi,per Kosta Trebicken,Shqiptaro -Amerikanin qe e vrane si Qen,sikur po shkonte per gjueti,per Sokol Jolldashin qe u gjet me Kafke me dysh,qe ska ndodhur ne asnje vend te Botes,te kesh aksident me Benz dhe te hapet Kafka me dysh si me sopate.Jane me mijra Krime qe kane bere Dyshja Berisha – Meta keto 30 vjet,dhe ti Kurve ja hudh fajin Edit,sikur ti kete bere ai gjith keto vrasje.Ne Cplanet jeton ti dhe ai tjetri me emrin Konjak,ne cfare Aeroporti te Botes,Kontrolleret bejne Greve pa i thene asnjerit,vetem Right Way,burgu eshte pak per ato Pisa qe merrkan 4500$ kur ne Shqiperi ka njerez qe e shtyjne muajin me 150$.Kjo eshte loja e Ilir Kurves para zgjedhjeve dhe para Lojrave te Natos ne vendin tone.Artikulli eshte shume i qarte dhe i thjeshte per tu kuptuar,ajo qe nuk kuptohet eshte:A do ta therrasi Prokuroria Shqiptare Z Ilir Meta si i fundit person i takuar me Kamikazet dhe cfare i ka mesuar te bejne.Kjo eshte loje e thelle ku ka gisht Ambasada Ruse me Agjentin e saj Like Hajduti ne Shqiperi.Pa u futur ne Burg Kryekriminelet ,Shqiperia kshu ka per te qene gjithmone,rremuje dhe korrupsion.

  29. Demokrati says:

    Ne Amerike ka shtet…ka ligje dhe te gjithe lontrolloret i nxoren jasht nga puna…pra u shkarkuan me vendim qe kurre mos te punojne ne aeroporte nacionale e private
    Po ne Shqiperi kur do ti behet gjygji i ketyre…ku eshte drejtesia…prokuroria

  30. Emigrat says:

    Mire na i rendite datat dhe shtetet ku ka ndodhur e njejata gje po nuk na the se si vepruan keto shtete me keta talibane. Pergjigjja eshte:u pushuan nga puna dhe u zevendesuan me te tjere

  31. Bariu says:

    Denisi e mban dhe veten analist te madh,se iku Xhunga,iku Sokol Balla etj,dhe doli mbi uje te Top-channel,si analist Dyrynjaja.
    Po i ben fresk qeverise,-edhe nje here qe ne Shqiperi nje sindikate ngrihet te mbroje te dreitat e saj,u versul gjithe qeveria me
    tanke,deri ne cmendurina, te tilla : -puc shteti,puuuuc shteeeti (njelloj si Berisha),bertiste Rama.
    Rama ben reklama ne bote per investime ne shqiperi,se ne nuk kemi SINDIKATA …..Po i heqim edhe keta kontrollore, po i zvendesojme ,me turq,bangladeshas,arabe,se s’dine shqip dhe ulin koken per pune.Me vone ne mandatin e trete, vellai i Erdoganit,do e ndroje edhe popullin shqiptar me ndonje popull …..arab.

  32. Cuku says:

    Me qete merre Denis me qete e trim.Po qe se kata jane talebane po ish drejtoresha e tyre sot Ministre e Qeverrise qe do Edi Rama cfare na del te jete.Prandaj me bute………me bute e militanti i partise.

  33. Konjak says:

    O Tallash , une vetem pe tju respektuar si qenje njerezire , po ju kthej nja dy fjae ; por , tjeter here , kujdesu te mos tju marre fora , sepse –per fat te keq — ja futni kot . Sa per gramatiken , kur te kesh mundesi , me thuaj –etimologjine e fjales Gramatike — . Per c’aresye i vendos pikecuditeset dhe pikepyetjet , ne vend te pikes . Fjalen –Superkualifikuar –, perse e fut ne thonjeza , kur punetoret jane te certifikuar nga organe kopetente . Ku ke par te them se ata dmth punonjesit , marrin 4000 apo 2500 dollare . Thua se , injoron faktin se ata nuk kane te njejtin status me c’do punonjes tjeter . Ku e shikon nje fakt te tille ; Megjithse fjalia juaj s’ka asnje kuptim te mirfillt te vecant , te personifikuar . Mos humb kohe me ate gje qe se ben dot .
    Shoqerisht dhe miqesisht ju porosis : Hidhe hapin , sa ke capin . Kyj respekt per tjeterin , sepse keshtu respekton vet–veten .

  34. Top kanali denis says:

    ik o Denis meso shqip ti dhe te topit e dhjete fare shqipen
    ju e talebanizuat shqipen
    psh ke shkruar “vertete” – duhet ‘vertet”
    nga shenjat e pikesimit je bloz etj
    televizioni i psiqikes olsa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje