Luljeta Bozo e ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare Tv foli për rëndësinë e ndërtimit të shtetit. Zonja Bozo përmendi rastin e fundit të bllokimit të fluturimeve në aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vend Nënë Tereza dhe zgjidhjen e situatës brenda 24 orëve. Po kështu numri një i kandidatëve të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, tha se menaxhimi i dy krizave më të mëdha në vend të viteve të fundit, tregojnë se Shqipëria sot është një shtet.
“Shqipëria është shtet. Si ka mundësi që 60 kontrollorë të bllokojnë hapësirën ajrore të Shqipërisë? Kjo nuk ndodh kurrë. Edhe në botë ka ndodhur shumë rrallë. Ti ke të drejtë të komandosh uljet apo ngritjet e avionëve pa ndodhur aksidentet ajrore, prandaj të paguajnë edhe aq shumë. Si mund të bllokosh hapësirën ajrore të Shqipërisë? Ti bllokon edhe linjat e tjera. Fakti që për 24 orë iu dha zgjidhje kësaj situate, do të thotë që kemi shtet. Sot që në mëngjes avionët që kishin emergjencë që lidhen me shëndetin, sëmundjet, me marrëdhëniet diplomatike, kanë funksionuar dhe nesër fillojnë fluturimet normale sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Ky ishte një sukses i shtetit. Kujtojmë edhe ngjarjen e tmerrshme të 26 nëntorit, ku brenda 24 orëve njerëzit u futën nëpër çadra dhe nuk la asnjë njeri nëpër rrugë.
U bëri thirrje emergjencave për të nxjerrë të gjallë njerëz nga rrënojat. Mbi të gjitha mori përsipër një gjë që nuk e ka marrë asnjë shtet që ka fuqi më të madhe se ne si Italia apo Greqia, që arriti që një pjesë e mirë e njerëzve të futen në shtëpia pa harxhuar asnjë lek personi që është prekur nga tërmeti. Atyre iu shkatërrua shtëpia sepse ose ishte shumë e vjetër ose e ndërtoi pa asnjë rregull. Nuk mori as projekt, as inxhinier e ndërtoi vetë. Shteti mori përsipër që të gjithë të futen në shtëpia të reja pavarësisht kësaj. Dhe unë jam besimplotë që pranverën e ardhshme të gjithë do të futen në shtëpi të reja, që atyre as që ua ka marrë mendja. Pastaj erdhi pandemia. Këtu te ne u përballua mjaft mirë. Humbje kemi pasur goxha, por po ta krahasosh me vendet e tjera kemi patur kontroll të situatës. Jemi të parët sa u përket vaksinimit të popullsisë dhe janë të dhëna që i ka nxjerrë bota jo ne”, tha Bozo.
Më tej Luljeta Bozo ka dhënë mesazhin e saj për të rinjtë të cilët duan të largohen nga vendi. Sipas saj, në Shqipëri gjen gjithçka dhe të rinjtë mund të krijojnë të ardhmen në vendin ku kanë rrënjët e tyre.
“Fraza që vendi nuk bëhet është e dëmshme dhe nis nga familja. Nëse sot kemi një rini që do të ikë jashtë, të ketë një vend pune në shtet ose të rrijë kafeneve, defekti I parë qëndron te familja. Familja e mëson fëmijën të punojë dhe të ecë përpara vetë , që ta dojë vendin tonë të mrekullueshëm sepse Shqipëria është perlë nga çdo pikëpamje. Nuk braktiset ky vend kur në 28 mijë km katror ti i gjen të gjitha bukuritë e mundshme. Të kesh gjithçka dhe të mos e duash vendin, të shkosh në një vend ku nuk e sheh diellin me sy,është e pashpjegueshme. Unë nuk jetoj dot pa diell, jemi mesdhetarë, jemi mësuar, nuk jetojmë dot pa diell. Në çdo vend që të shkosh nuk të pret tapeti i shtruar, për të të uruar mirëseardhjen por do të punosh si kafshë,sepse ndryshe nuk jeton dot atje dhe nëse nuk punon more fund. Punë është atje,punë është këtu . Këtu ka një ndryshim, mund të paguhesh më pak, por dhe gjërat janë më të lira se andej. Këtu ke të gjithë rrethin tënd shoqëror, kemi njëri tjetrin dhe është gjë shumë e madhe,.Këtu janë rrënjët dhe kudo janë rrënjët, je tjetër njeri. Këtu janë të gjitha mundësitë, mjafton të bësh një gjë, të gjesh mënyrat për të realizuar objektivin e jetës”– tha Bozo.
O teta Bozo te besh shtet eshte fjale e madhe ta thuash por duhen fakte. Shteti nuk shkon pas 24 oresh me 4 makina te ushtrise qe ju bihen sirenat kot me kot qe ti filmoj ministri e ti publikoj ne facebook. Kuptohet duke marre me perpara leje tek ambasadat e huaja. E kupton cfare niveli mizerabel jemi ne ku djemte, grate, kushurinjte, kunter e farefis e miq drejtojne nje sherbim jetik per vendin duke e kthyher ne celul terroriste me PARATE TONA? Amerika jua ka gjetur shume bukur emrin ” Domestic terrorism or homegrown terrorism” shqip – “terrorisem i brendshem”. Sabotazhi, qe kjo “greve” ishte ne te vertet , eshte brenda perkufizimit dhe kercenon hapur sigurine kombetare. Nuk te them cfare ben Amerika ne raste te tilla por eshte me zi se ajo qe te bente Enver Hoxha. Ketyre sot nuk ju kerkon njeri te behen si Enveri qe ne ate kohe jetoi dhe ate metoda qe kishte koha perdori, por te bejne gjerat me elementare si pershembull te garantojne sigurine publike. E kupton qe sot shumica e tyre jane kthyher ne pune edhe pse kane qene hapur ne shkelje te ligjit? Del ministria e thote kane “reflektuar”. Po cfare reflektimi moj derdimene ministre? Ata jane per burg te gjithe duhet ta bejne reflektimin ne qeli. I gjithe bordi drejtues duhet shkarkuar dhe arrestuar per sabotim po ashtu. Pikerisht se ndodhin keto gjera ky popull ende kujton e kerkon Enverin. I thuaj Rames ende nuk ke bere shtet , je larg por shume larg.
Stergjyshe Luljeta
Mire nga termeti se je inxhiniere dhe mbase mer vesh.
Nga pandemia ku mesove.
Apo eshte virusi i liderit global si enveri qe dinte dhe nga bujqesia, edhe nga atomi, edhe nga letersia.
Me kete lloj lepirje e meriton vendin ne kuvend ne krah te rahman rajes dhe elisa spiropalit.
Sa gjynaf
I ke perjetuar ti zonje shtetet e verteta qe thua ka bere shtet?si mund te jesh kaq naive dhe militante kur ne krye te shtetit eshte nje hajdut qe gezon te gjitha privilegjet dhe ku edhe ne vendet e Afrikes do ta kishin futur ne qeli?pa permendur te tjeret qe jane me qindra e mijera qe jane te lire dhe qe qeshin me te ashtuquajturin shtet ?
Ha byrek ha, qe te rritesh.
nese ma lexon komentin zonje (zyshe) lexo pak crregullimet e personalitetit
dhe pastaj genje popullin me fjalet e tua “parti enver”
qe te mos lodhesh lexo “Kluster B”
Bravo Zonja e nderuar Bozo, shteti juridik po ecen me kembet e tij… l te shpresojme qe haduti i floririt te Kerrabes
dhe Drakula i Vicidolit te perfundojne me krimet e tyre ne Rec.
Ndoshta ju dy komentuesit u mesuat ne ate shtet ku blihej diploma ku une qe kam para te merja dhe shtepine tende,ku duhej te paguaje partine e likes per nje pune,ku mesues u bene ordinear me 4 klase e ku nuk ekzistonte asnje fije e shtetit,Dhe edi rama vertete po punon te beje shtet,Jo se nuk ka probleme po ama nga ajo humnere qe ai e mori shqiperija po levis po ecen me mire,me me prestigj ne bote,Shqiptaret e kane memorjen e dobet dhe harojne ,Po qe se mendoni se saliu ,Iliri,Mona,Dulja,Mediu,Nard Noka do tju sjellin me te miren per familjen tuaj votojini e hani miza,
Per te ardhmen e femijeve nuk votohet me tifozllek,po me syte hapur
U turren byrekçinjte shqupit. Veq byrekut paskan pas edhe nji shishe dhalle. Ja u solli basha nga lushnj. Ai per vete hengri kos dele, po prandaj eshte shefi. Lereni more langot e saliut, lereni te qete zonjen, se ka kontribuar ajo per kete vend aq sa ju nuk keni me ba edhe sikur te kishi 7 jete. Ju marte saliu me vete kur ti bjere kembes e te shkoje ne te semes
Shum e sakt Z Bozo ,ndihet dora e shtetit qoft edhe per nje çertifikate
apo dokument qe duhet ta nxjerrim nga administrata shtetnore
Tashti e nxjer nga shtepia ne internet !
Ne koh te merumit Sale duhej me shit shpin per nji dokument !
Radhe pa fund ,lek nen dore se (skish internet ,skish boj kompjuteri )e tjera !
Udhetonim me makin ,na ndalonin inspektoret e na thoshin pa e pas asnji faj
Doni me pagujt dy per lalen apo pes per Salen ?
EDI RAMA ME EKIPIN E TIJ KA HEDHUR THEMELET E NJE SHTETI MODERN !
Mos te harrojm çkemi hek ,mos harrojm te kalumen