Pas heqjes së "traut" nga Albin Kurti, qytetarët e Kosovës dynden drejt Shqipërisë

9 Prill 2021, 19:14Sociale TEMA

Më pak se dy ditë pasi hyri në fuqi, Kosova ka anuluar vendimin për testimin e udhëtarëve në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi, ka njoftuar sot se testi PCR për shqiptarët që duan të futen në Kosovë, nuk do të kërkohet në vazhdim. “Si në drejtim të Kosovës, ashtu edhe në drejtim të Shqipërisë për shtetasit Kosovës nuk do të ketë nevojë për teste ose PCR”, u shpreh ambasadori.

Minxhozi foli edhe për marrëveshjet mes qeverisë së Shqipërisë edhe asaj të Kosovës, për të cilat tha se kanë qenë një shtysë e madhe për ekonominë. “Trendi i rritjes së shkëmbimeve ka pasur një ritëm, kjo falë edhe punës së madhe të institucioneve, por duhet ta pranojmë që ende ka burokraci, ende ka qëndrime të dyfishta, sidomos në vonesat që bëhen ne transportimin e mallrave drejt Shqipërisë dhe Kosovës”, përfundoi ai.

Heqja e testimit ka aedhur pasi ashpërsimi i masave kufizuese anti Covid në Kosovë ka bërë që qytetarët të kthejnë kokën nga Shqipëria për të kaluar fundjavën. Pas masave të reja të vendosura nga qeveria Kurti, radhë të gjata automjetesh janë krijuar në Morinë.

Një ndër shkaqet kryesore për krijimin e radhëve të gjata në kufi duket se është bërë fakti i orës policore në Kosovë. Pritjet, në këtë pikë kufitare shkojnë deri në një orë.

2 komente në “Pas heqjes së “traut” nga Albin Kurti, qytetarët e Kosovës dynden drejt Shqipërisë”

  1. franci says:

    Nje gje eshte e sigurt qe kufinjte Shqiperi Kosove nuk ka fuqi ti mylli njeri. Ndyresirat Osmani Kurti dhe ata qe ju shkojne mbrapa kurr mos ardheshin se nuk na duhen. Populli eshte i zgjuar dhe rrugen e gjen vete.
    Vetem serbet kane vepruar ne menyren se si po vepron qeveria Kurti por jam i sigurt qe ai popull qe i votoi do ti diskrititoj.
    Keta ndyresira jane vevla te UDB…..
    Aka turp me skandaloz si qendrimi i Albin Kurtit qe mbyll kufirin dhe si lopa Osmani vjen ne parlamentin e Shqiperise dhe nxjer vrere per shumicen qeverisese. Nqse vjen nje dite qe kombi do bashkohet ky bashkim vjen me konsensus gjithperfshires o derra te trashe.

  2. Piro says:

    Thyjeni fare ate traun e Morines. O Albin, a e njeh situaten e shtetit tend. Kosovaret kane shtepi e biznese ne shqiperi, po behemi nje. Komshiu im kosovar vjen e kalon fundjaven ne shtepine e tije ne Tirane, si mund ti ndalosh levizjen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje