LETRA/ Lutja ndaj Zogut kundër divorcit në Kodin Civil: Na kurvëron!

10 Prill 2021, 20:45Dossier TEMA

Viti 1929, shënon një prej kthesave më të mëdha të Shqipërisë drejt perëndimit, pasi me 1 prill të atij viti, ishte miratuar Kodi Civil i Mbretërisë Shqiptare, i hartuar nën ndikimin e modelit francez, i cili u quajt jo rastësisht Kodi Civil i Zogut. Ai do të përfaqësonte një risi në realitetin që prezantonte shteti dhe shoqëria shqiptare e asaj kohe.

Të drejtat e huaja, e veçanërisht ato franceze, italiane dhe deri diku gjermane e zvicerane, do të frymëzonin legjislatorin shqiptar për të sanksionuar në dispozitat e tij barazinë e të gjithë qytetarëve, emancipimin e pronësisë mbi tokën dhe lirinë për angazhim në aktivitete ekonomike. Hyrja në fuqi e Kodit Civil të Zogut do të diktonte edhe përkatësinë e të drejtës civile shqiptare në familjen romano-gjermanike, duke e shkëputur atë përfundimisht nga e drejta otomane.

Por ky kod civil në shumë pika të tij ksihte pasur edhe mjaft diskutime  e debate, nga pjesë të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Nji prej tyre ishte ligji mbi martesën, ku parashikohej qartë jo vetëm lidhja e martesës por edhe zgjidhja e saj, pra divorci. Komuniteti katolik, duke mos e pranuar në asnjë mënyrë divorcin, të prekur nga ky ligj kishin nënshkruar një peticion drejtuar mbretit Zog, para se Kodi i Ri Civil të dërgohej për miratim. Ata i luten Zogut ta heqë këtë ligj nga Kodi Civil, pasi sipas tyre ai ligj e dhunonte rëndë fenë katolike. Në fund të lutjes së tyre, vijojnë një varg i gjatë nënshkrimesh me në krye arqipeshkvin e Shkodrës.

Ja teksti i plotë i kësaj lutjeje:

Shkelqesi!

Na të nënshkruemit Argjipeshkvi, Ipeshkvi, meshtarë e popull katolik i Shqypnisë, të pshtetun në mirsin e njoftun të Shkëlqesis s’Uej, po marrim guximin me Ju dalë para me kët shkresë për me Ju lypun sa ma përvujtnisht nji nderë qi e kena fort për zemër.

 Në kodin e ri civil, qi shpejt do të shpallet për rregullimin e popullit Shqyptar, kena pa se asht përba nji ligjë me të cillën në do rasa të caktueme epet dorë qi të shgatrrohet kunora e martesës e setcillit nënshtetas Shqyptar, o me fjalë tjera, epet leja me u ba divorzio.

Shkëlqesi! Na jena të sigurtë se perpiluesat e ksajë ligjë, sikuerse në tjerat sende edhe në kte, kanë pasë për qellim t’mirën dhe përparimin e popullit e jo të keqen e kuej; e ndoshta për vllaznit t’onë  muhamedan ligja në fjalë  e përmirëson gjendjen e familjes, tuj i pakue shkajqet e damit të kunorës. Por për ne katolikët, sikurse e dini Shkëlqesia e Juej, puna nuk ecë kso doret. Për ne kunora e martesës  pos se asht nji kontratë civile, asht edhe nji sakramend, që don me thanë nji kafshë fort shenjte qi i përket vizarit të fes.  Pse ne Jezu Krishti na thotë: “Quod Deus coniunxit, homo non separet”-  “Shka Zoti ka bashkue, nieri mos ta dajë” e na ban me dijtë, se kush merr gruen e dame prej burrit, bahet kurvar.

Prandej ligja e divorcit për ne asht jo veç rrënuese, pse ligshton e shkatërron  familjet tona, por asht edhe dhunuese kunda fes, pse shklet drejt për së drejti nji urdhën fort të randsishëm të Jezu Krishtit.

Shkëlqesi! Për me ruejt ket fe të pa peçatun, kohën e pushtimit Aziatik, kena bjerr pasunina e kena vue të përpuzuna e tjera të vështira; për me pa të lirë e veturdhnuese Shqypninë kena derdhë mundë e kena ba fli edhe jetën; mos premtoni, Ju lutena, qi Shqypnija e lirë, aq fort e dishrueme e e ndihmueme prej nesh, të na i kthejë sot shërbimet me nji dhunë kaq të randë.

Me shpnesë të ngulun se kjo lutje e jona ka me kenë mirsisht pranue prej shkëlqesisë s’Uej, me poni po Ju parashtrojmë ndiesinat t’ona ma të pikatuna si mirnjoftsijet, ashtu edhe nderimi ma të madh. (tesheshi)

18 komente në “LETRA/ Lutja ndaj Zogut kundër divorcit në Kodin Civil: Na kurvëron!”

  1. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    E para,nuk ka kod civil freng,ingliz ,gjermon,talon ,kinez e shejtoni me t’bir qe e ben turkoshqipfolesin rob,ok!
    Shikoni sot ne 2021 e keta njethundrake arabe kane ngelur si me qen akoma ……1921!

    1. Taulant says:

      Fole ti plehr ?

  2. Www says:

    Zogu vetë ishte imoral, lindur në familje imorale, rrethuar nga motra imorale.
    Katolikët, bënë detyrën, pasi nuk mund të kuptonin mendësinë e myslymanëve, që ndonëse nuk kërkonin divorcin, pasi u lejohej poligamia, nuk protestuan ndaj heqjes së saj (poligamisë).
    Ndërsa katolikët ishin më të prirur ndaj zbatimit të ligjit (prandaj dhe kërkonin një ligj që t’u përshtatej), myslimanët kishin teorinë e “Ligjit dhe Maliqit”: ligji të thotë ç’të dojë, ne bëjmë ç’duam.
    Mentaliteti i pjesës myslimane të popullsisë, ishte mbizotërues (ashtu siç është dhe sot) dhe prandaj Zogu, u hoq si “oksidentalist” për t’u pëlqyer të huajve, me shpresë se do i jepnin një nuse, ndërkohë që e kishte të sigurt se “orientalizmi” nuk prekej, ashtu siç edhe në të vërtetë donte.

    1. Sulltan says:

      Hahah a nuk e shikon qe kaurri i ka kerku qe te mos ta zbatoje kete ligj ,pasi grate e divorcuara karoliket i quajne kurva ,dhe pordhodokset te njejte ,,muslimani u fuste bolen edhe ikte ,+ plus qe kurverimet me djem i bente kisha regullisht !

      1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

        Mavromatis Th: Ne Istanbul mos shkofsha kurre aty pash si pallohej buri me burre…..”
        Kshq vari kkkkkkk…..o beqir i piset turk.

    2. Na myten says:

      O budall referoju librave te shenjte dhe jo mendjes tate. Ne Kuran ka rregulla te percaktuar qarte per Martesen dhe Divorcin.
      Prandaj si shkruajne edhe prelatet ligji civil ne rastin konkret nuk i prek muslimanet. Te krishteret qe nuk e njohin dhe pranojne divorcin po.
      Ata fshihen pas shprehjes “C’ka bashkon Zoti, nuk i ndan Njeriu”. Ne fakt ai qe i bashkon ne altar eshte Njeriu-Prift qe eshte vetemeruar mëkëmbës i Zotit.

  3. Beno says:

    Nuk ka pasë njëri me perëndimor se Mbreti Zog. Dokumentet dhe historia e paanshme e tregojnë.
    Ja fakti se kush është perendimori dhe përparimtari.
    E drejta vonon, por nuk harron.
    Kukuvajkat e kombit një ditë ngordhin. Herojtë mbesin.

    1. Guxim says:

      Zogu ishte ne nje kohe perendimore kur Perendimi ishte ende me moral dhe me vlera.

      Te jesh ” perendimor” sot sidomos mbas viteve 90 eshte vetvrasje masive kombetare.

    2. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

      O legen ben laden,nuk ka pas kurre shqiperia “heronje” turkoshqipfoles por vec kristiane,ok!
      Gjithe kriminelet,injorantet, antikombetaret ,beqire,sumqire etj kesisoi njethundrakesh arabe kane qene vec: muslims,”sport” te cilin e vazhdoni edhe sot…..meta, basha,berisha,idrizi,munika etj…

  4. Guxim says:

    O mbetje e perdhunimeve Shqiptare dhe turke mbi vllehet dhe romejet, jane katolike keta qe shkruajne, o te qi..ft Arabia dhe tere Shqiptaret baxhot e shtepise me keq sec bene per 400 vite.

  5. gjini says:

    O Mero,ma mire kishte me kene me na paraqite personat,emnat e ligjhartuesve te Kodit Civil se sa mos dakortesimin e Klerit Katolik,qe edhe sot asht kunder divorcit, per aresye plotesisht fetare dhe mbase ka dhe te drejte.

  6. Guxim says:

    Interesant…

    Keta ipeshkvnoret katolike i quakan sundimin e bejlereve dhe Pashallareve Shqiptare ” sundim aziatik”.

    Dinastia dhe Perandoria Osmane ne themel aziatike ishin por mekembesit e tyre ne trojet Shqiptare, qe me se shumti ishin autonome, ishin Shqiptare….

  7. Buda says:

    Kodet e Procedures Penale (1928) dhe Civile (1929) ishin kopje te Drejtesise Mbreterore Italiane,
    qe propaganda e kohes i veshi nje llak francez0-gjerman. Ne fakt, te dy kodet sanksiononin
    regjimin monarkist te Ahmet Zogut, i cili ishte shpallur “Mbret i Shqiptareve”. Ribotimet e kodeve mbreterore
    ne kohen e sistemit te Demokracise Perendimore qe po konsolidohet ne Shqiperi
    tregojne per perpjekjet e nostalgjikeve te Monarkise Zogiste, qe nuk do te kthehet kurre ne Shqiperine Demokratike,
    ashtu sic nuk do te kthehet me kurre Socializmi Diktatorial.

  8. KOZi... says:

    Mos devijoni komentet ! E sakte sa shkruhet por me shumice vote parlamenti e votoj Kodin Civil. U lejua divorci . U ndalua martesa me me teper se nje grua . Mund te vendosje kurore vetem ne shtet e mos kryeje ceremoni fetare, kjo lehtesoj martesat mes cifteve me besime te ndryshme.etj te cilat jane masa qe duhen vleresuar duke patur parasyve kohen kur u moren.Po keshtu ne mars 1937 u miratua ligji i mosmbulimit te femres shqiptare. Asnje femer nuk doli me me asnji lloj mbulese sic vene sot shamija a si quhen. Ligji gjeti zbatim dhe femra shqiptare dilte sic quhej atekohe ,allafrenga.Aq i rendesishem por delikat u vleresua ky ligji i mosmbulimit sa asnje deputet katolik dhe ortodoks nuk diskutoj vetem deputet muslimane dhe ne votim u miratua me vota te deputetve muslimane pasi katoliket e ortodokset abstenuan. Jane ngjarje qe kane ndodhur dhe vleresohen.Ky ligj u nenvleftesua pas 7 prillit qe shqiperia u pushtua dhe erdhen ne pushtet antizogistet……tung

  9. Me kembe ne toke says:

    Edhe sot ne 2021 ne Shqiperi gruaja qe ndahet nga burri ka pasoja. Dhunime, sharje, rrahje, vrasje, shqipetaret i japin shume “rendesi ” dhunes mes njeri-tjetrit. Shikoni sjelljen e intelektualeve, politikaneve, doktoreve, mesueseve, njerezeve qe jane “ajka” e shoqeris. Nje sjellje brutale, fodulle, perbuzese e dhunshme. Mendimi, arsyeja, dhe thjeshtesia jane te huaja per shqipetaret.

  10. dardan says:

    Kozi, une jam rritur ne Shkoder midis lagjeve myslimane, ku grate deri ne vitin 1967 vazhdonin te mbuloheshin me perce.

  11. emigranti says:

    Zogu eshte anatemuar nga regjimi fashist italian, ai komunist dhe i pavleresuar keto 30 vjet postkomunizem ( akoma jo demokraci ).
    Nese Rilindasit hodhen idene se si duhet te ishte Shqiperia, Zogu ishte zbatuesi ne realitet i ketij programi.
    Krijoi shtetin shqiptar modern, ne kohen kur bejleret turkoshake dhe agjentet greke, serbe e italiane kishin pozitat drejtuese ne vend.
    Ishte fat per ne qe ne krye patem , megjithese per nje kohe relativisht te shkurter, nje patriot e vizionar me prirje perendimore si Ahmet Zogu.

  12. Dorian says:

    emigrant. Lexo biografine shkencore “Rina e Mbretit Zog” (2020)
    te marresh vesh se kush ishte agjenti i Serbise Ahmet Bej Zogolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje