Peleshi në Korçë: Gabim nëse kthehemi pas në kohë, mandati i tretë për të vijuar projektet e nisura

10 Prill 2021, 15:12Politika TEMA

“Kemi humbur shumë vite në tranzicion saqë do të ishte gabim të ktheheshim pas në zgjedhjet e 25 prillit”- kështu u është drejtuar kandidati i PS Niko Peleshi banorëve të lagjes 12 në qytet. Për drejtuesin politik të qarkut Korçë, qyteti përgjatë këtyre viteve ka pësuar transferomim të prekshëm dhe është kthyer në atraksionin ku çdokush dëshiron të jetojë. Por ky transformim sipas Peleshin nuk ka përfunduar prandaj një mandat i tretë për të vijuar projektet e nisura.

“Në këto vite Korça ka kaluar nga një qytet ku shumëkush mendonte se nuk ia vlente të ndërtonte të ardhmen për veten apo për fëmijët në një qytet që pse jo ka gjithnjë e më tepër të rinj që kthehen apo korçarë që thonë se dua të jetoj këtu por madje është bërë ambicie dhe synim edhe i të tjerëve të cilët mendojnë se në Korçë jetohet e në Korçë punohet.

Në rast se unë personalisht në mandatin e ri, në vitet që vijnë e kemi këtë ambicie që si ta bëjmë qytetin tonë virtyt të dashurisë. Partia Socialiste ka qeverisur për tetë vite tani kërkon një mandate të tretë. Në tetë vite në një vend që ka probleme është e vërtetë që nuk i zgjidh dot të gjitha.

Projekti për Korçën nuk ka përfunduar, ne kemi një projekt për ta kthyer Korçën në qytetin që ka qenë dikur. Ne ndërmarrim reforma që duan guxim por kanë një qëllim dhe japin produkt afatmesëm apo afatgjatë. PS ka pasur fatin që ta marrë vendin keq por ta cojë përpara kurse ata të tjerët kërkojnë vetëm zhbërjen.

Kemi humbur kaq shumë vite në këtë tranzicion saqë do të bënim gabim nëse do të ktheheshim mbrapa. Kjo është koha jonë, këtu janë bërë punë të mëdha por projekti duhet të vazhdojë. Kërkojmë që ti mbyllim derën çdo ofertë që kërkon të peshkojë tek mërzitja apo varfëria.

Ata që peshkojnë tek eu keqja nuk mund të krijojnë dot një ofertë të mirë për qytetin tonë. Tu mbyllim derën atyre që na ftojnë tek e shkuara dhe të bëhemi bashkë për të ecur drejt së ardhmes.” -përfundoi Peleshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje