Dokumenti: Zbardhet skenari i grumbullimeve masive "spontane" të Lulzim Bashës

10 Prill 2021, 15:41Politika TEMA

Kreu i PD, Lulzim Basha vazhdon me skenarin e tij për zhvillimin e fushatës elektorale nëpër qytete, nderkohe qe i “shet” si takime “spontane” pasi “shqiptaret mezi presin ndryshimin”.

Këtë radhe, organizatorët e PD, kanë bërë ftesa të shkruara në letër për qytetarët e Librazhdit. Përmes kësaj ftese qytetarët ftohen të marrin pjesë në takimin që do të zhvillojë Basha, nesër në Librazhd.

Këto janë fakte që PD i thërret vetë njërëzit që të mblidhen dhe të grumbullohen në çdo vend që shkon Basha.

Ndërkohë nga ana tjetër, Basha thotë se qytetarët mblidhen vetë me dëshirën e tyre për ta pritur atë.

E vërteta qëndron krejt ndryshe nga ajo që deklaron Basha, pasi dite perpara vizites ka nje organizim shume per madh per te nxjerre ata pese n jerez ne shesh per te pritur kryetarin e PD dhe per ti rrezikuar nga Covidi.

Organizatorët e PD janë ata që ftojnë qytetarët të grumbullohen në këtë kohë pandemie, duke mos respektuar aspak masat anti Covid.

 

3 komente në “Dokumenti: Zbardhet skenari i grumbullimeve masive “spontane” të Lulzim Bashës”

  1. Taulant says:

    Nuk ka ndonje gje te keqe.

  2. COVID LULi says:

    Kjo është e ditur , vetëm të njerëzit pa tru dhe logjik kanë mund ti besojnë rrenacakut L. Basha dhe PD e LSI. Ky duhet të përgjigjet për shkelje rregullave dhe të ligjit për parandalimin e epidemis COVID 19 si dhe pengesave për vaksinim e njerëzv. Njëherit meriton çdo ndëshkimi për përhapjen e qëllimt të epidemisë që po e përdor si mjete për të arrit qëllime politike.

  3. Ilir says:

    ?Si ftese dasme???jeni te ftuar cift, pjesmarrja juaj na nderon?hajde me trashegime lulit… Ne koke te monices?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje