Memorie.al publikon disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhet ditari politik i Enver Hoxhës në periudhën mars-prill 1981, kohë kur filluan demonstratat dhe protestat masive të popullit të Kosovës, i cili u ngrit për të kërkuar të drejtat dhe liritë e tij legjitime, ashtu siç i kishin dhe i gëzonin edhe kombësitë dhe kombet e tjera që përbënin Republikën Federative të Jugosllavisë. I gjithë ditari politik i udhëheqësit kryesorë të Shqipërisë komuniste, ku ai dhe Tirana zyrtare e asaj kohe, i ndoqën me vëmendje ngjarjet e Kosovës dhe u prononcuan hapur publikisht, duke dalë hapur në mbrojtje të vëllezërve tanë kosovarë përtej kufirit që jetonin prej shekujsh në trojet e tyre etnike, të cilët u ngritën për të kërkuar të drejtat dhe liritë e tyre legjitime ashtu siç i kishin dhe gëzonin edhe kombësitë dhe kombet e tjera të Jugosllavisë së asaj kohe, dhe duke akuzuar Beogradin zyrtar për politikën diskriminuese që kishte ndjekur regjimi titist deri në atë kohë ndaj Kosovës dhe gjithë popullsisë shqiptare që jetonte nën Jugosllavi, dhe gjithashtu duke akuzuar edhe udhëheqjen e Kosovës si “pro-titiste”, dhe “të shitur tek udhëheqja e Beogradit”. Por ndryshe nga ai qëndrim, regjimi komunist i Enver Hoxhës që nga viti 1949 kur Tirana zyrtare
Nga Dashnor Kaloçi
“Siç bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve, në Prishtinë e në Podujevë, dje dhe sot, studentët, me të cilët janë bashkuar edhe punëtorë, shpërthyen në demonstrata dhe, përleshje të tjera, më të furishme se të parat. Situata është bërë shumë e nderë. Autoritetet jugosllave Prishtinën e kanë rrethuar me tanke. Në Kosovë kanë ardhur nga Beogradi forca të mëdha policie dhe të milicisë serbe. Është shpallur gjendja e shtetrrethimit, është ndaluar qarkullimi me grupe dhe filluan llogjet e lakenjve titistë, që nga Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Asllan Fazllija e të tjerë. Ç’nuk thanë ata kundër demonstruesve, përdorën të gjitha fjalët që përmban fjalori titist, bënë akuzat më të ndyra: “Nacionalistë shqiptarë”, “irredentistë”, “informbyroistë”, “agjentë të imperializmit”, “ballistë” etj. Pas të sharave dhe akuzave kundër studentëve shqiptarë, hosanara për Titon, për titizmin, për vetadministrimin dhe për “fitoret e Kosovës”. Pas hosanarave për titizmin, premtime mashtruese “do të bëjmë këtë”, “do të bëjmë atë”, “ka vështirësi, po fajin e ka kriza botërore” etj. Më në fund arrestimet e shumta dhe kërcënime për raprezalje akoma më të mëdha. Është e qartë, kosovarët janë të shtypur, të mjeruar, janë gjakosur nga serbomëdhenjtë dhe nga titizmi”.
Kështu shkruan në mes të tjerash ish-udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, në ditarin e tij të datës 3 prill të vitit 1981, duke u fokusuar në ngjarjet e Kosovës, e cila asokohe ishte Krahinë Autonome në përbërje të Republikës Federative të Jugosllavisë, ku vetëm disa muaj pas vdekjes së Marshallit Josof Broz Tito (4 maj 1980), që e qeverisi atë vend për gati 35 vite me rradhë që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, në Jugosllavinë që ai la pas, do të fillonin trazirat e brendshme, siç ishin demonstratat e protestat masive të popullit të Kosovës, i cili u ngrit për të kërkuar të drejtat dhe liritë e tij legjitime, ashtu siç i kishin dhe i gëzonin edhe kombësitë dhe kombet e tjera që përbënin Republikën Federative të Jugosllavisë, për të kaluar deri në thirrjet “Kosova Republikë”.
Ashtu siç dihet tashmë, gjë të cilat do t’i shikojmë edhe nga këto dokumenta arkivore ku ndodhet ditari politik i Enver Hoxhës, udhëheqësi kryesorë i Shqipërisë komuniste dhe Tirana zyrtare, i ndoqën me vëmendje ngjarjet e Kosovës dhe u prononcuan publikisht, duke dalë hapur në mbrojtje të vëllezërve tanë kosovarë përtej kufirit që jetonin prej shekujsh në trojet e tyre etnike dhe duke akuzuar Beogradin zyrtar për politikën diskriminuese që kishte ndjekur deri në atë kohë ndaj Kosovës dhe gjithë popullsisë shqiptare që jetonte nën Jugosllavi, dhe gjithashtu duke akuzuar edhe udhëheqjen e Kosovës si “pro-titiste”, dhe “të shitur tek udhëheqja e Beogradit”.
Por ndryshe nga sa thoshte me fjalë, nuk e bëri kurrë me vepra dhe qëndrimi që mbajti Tirana zyrtare ndaj ngjarjeve të Kosovës në pranverën e ’81-it, duket se ishin thjesht sa për fasadë dhe vetëm për konsum publik në arendën ndërkombëtare, pasi regjimi komunist i Enver Hoxhës që nga viti 1949 kur Tirana zyrtare i prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë e Marshallit Tito, e deri në fundin e viteve ’80-të, ndaj kosovarëve që vinin në Shqipëri për t’i shpëtuar përndjekjeve të regjimit titist, ndoqi një politikë edhe më të egër ndaj tyre, duke i burgosur, torturuar dhe internuar, me akuzat shabllone “agjentë të UDB-së”! Po kështu, edhe pse në ngjarjet e pranverës së vitit 1981 e në vijim, Tirana zyrtare në dukje i përkrahu demonstratat e popullit të Kosovës dhe kërkesat e tyre “Kosova Republikë”, Enver Hoxha kurrsesi nuk do të donte që ajo gjë të bëhej realitet, pasi në një farë mënyre, do krijoheshin dy shtete shqiptare, ku Kosova do bëhej faktor dhe Shqipëria nën udhëheqjen e tij, do defaktorizohej në arenën ndërkombëtare. Në këtë kontekst, menjëherë pas atyre ngjarjeve, Tirana zyrtare intesifikoj përndjekjen dhe dhunën ndaj kosovarëve që ishin në Shqipëri, duke arrestuar dhe dënuar me burgime të gjata disa intelektualë kosovarë, si p.sh.: Selim Kelmendin, Estref Kelmendin, Shefqet Kelmendin, Naimk Lucin, etj., të cilët u arrestuan në vitin 1983, duke u akuzuar se “kishin tentuar t’i bënin atentat udhëheqësit kryesor, Enver Hoxhës, gjatë vizitës që ai kishte bërë në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë në vitin 1980”.
Dhe të gjitha këto, bëheshin për të ulur reputacionin e kosovarëve dhe Kosovës në sytë e shqiptarëve të atdheut amë. Gjithsesi këto mbeten objekt analizash që nuk janë objekt I këtij shkrimi, ku po publikojmë vetëm ditarin politik të Enver Hoxhës, që ai ka mbajtur në atë periudhë kohe, të cilin Memorie.al boton për herë të parë dhe të plotë, duke filluar nga numri i djeshëm.
Ditari politik i Enver Hoxhës për ngjarjet e demonstratave dhe protestave të popullit të Kosovës në pranverën e 1981-it
E SHTUNE
11 PRILL 1981
SHQIPTARI NUK E KA DURUAR KURRE ROBERINE
Armiqësia e serbëve është viseralet kundër shqiptarëve në përgjithësi dhe, veçanërisht, kundër shqiptarëve që banojnë në tokat e veta në Jugosllavinë e ish-kralëve serbë, të kralit Tito dhe të shovinistëve të tjerë që sundojnë atje pas tij. Shqiptarët që banojnë në Jugosllavinë e krijuar nga traktatet antishqiptare të Londrës e të Versajës, kanë qenë dhe janë vazhdimisht të persekutuar, nuk kanë liri. Asnjëherë ata nuk kanë vetëvendosur për fatin e tyre, bile as edhe pas luftës Nacionalçlirimtare, pavarësisht se ç’pretendojnë titistët. Kufijtë e Jugosllavisë “së re” u vendosën në Bihaç, në mos gabohem, në mbledhjen e parë ose të dytë të AVNOJ-t dhe asnjë shqiptar nuk mori pjesë në këtë të ashtuquajtur mbledhje konstitucionale. Këta “kufij të rinj” ishin po ata të vjetrit, që i vendosi si deshi Klemansoi në Versajë. Pra, “vetëvendosja” e popujve të Jugosllavisë është një gënjeshtër, pse pas çlirimit asnjë referendum nuk u bë, askush nuk u pyet. Çdo gjë ishte vendosur veçanërisht në dëm të interesave të shqiptarëve nga pseudomarksistët titistë, që nuk ishin veçse shovinistë dhe nacionalistë të tërbuar. Bile Kosova u caktua një krahinë e thjeshtë e Serbisë dhe u quajt Kosmet. Vonë, me një amendament në kushtetutën e RSFJ, ajo u quajt “Krahinë Autonome e RS të Serbisë”. Tokat shqiptare dhe shqiptarët etnikë në Jugosllavi u bënë, me tërë kuptimin e fjalës, plaçkë tregu: një pjesë u quajt “Krahina Autonome e Kosovës”, një pjesë iu ngjit Maqedonisë, e cila ndryshe as nuk do të kishte kuptim të quhej «RS e Maqedonisë», ndaj së cilës bullgarët kanë pretendime, ku banojnë edhe turq dhe grekë të ashtuquajtur maqedonas të Egjeut dhe pjesa e tretë e tokave shqiptare iu bashkua Republikës të Malit të Zi, që pa shqiptarët nuk ka as 400 mijë veta. Kështu e ujdisën Federatën e tyre titistët jugosllavë. Stane Dolanci në një intervistë që u dha gazetarëve të huaj dhe atyre jugosllavë në Beograd në lidhje me ngjarjet në Kosovë, dënoi, si një qen i tërbuar shovinist, shqiptarët e Kosovës, sulmoi kërkesat e drejta të kosovarëve që krahina e tyre të bëhet republikë duke thënë midis të tjerave se “Kosova nuk do të bëhet kurrë republikë”, pse një gjë e tillë nuk është në interesin e Serbisë, se, po të shpallet ajo republikë, “shkatërrohet Federata” etj. Nuk ka vërtetim më të mirë se ky për atë që Federata Jugosllave qëndron në këmbë mbi bazën e përdorimit si “monedhë tregu” të tokave shqiptare dhe të shqiptarëve. Me fjalë të tjera copëtimi i shqiptarëve mban “në këmbë” Federatën, kurse shpallja e Kosovës republikë “plagos Serbinë”, bën inekzistuese RS të Maqedonisë dhe varfëron Malin e Zi. Sipas Dolancit, pra, Serbia e ka pushtuar Kosovën. Dolanci mendon se po të bëhet Kosova republikë, do të ngjallen dëshirat e kroatëve, me “kombësi myslimane” etj., për hegjemoni në Bosnjë dhe Hercegovinë. Prandaj, sipas tij, më mirë të këqijat le të vazhdojnë të bien mbi kurrizin e shqiptarëve. Dolanci gënjeu në këtë intervistë kur, për të fshehur të vërtetën, tha se në Kosovë u vranë 11 veta. Sipas të dhënave të tjera deri tani janë vrarë: në Prishtinë 150-200 veta, në Ferizaj 13, në Prizren 3 veta. Shumë të vrarë ka në Lipjan, Obiliq (nxënës shkolle të mesme), Podujevë etj. Të plagosur ka boll, janë mbushur spitalet. Edhe burgjet po ashtu. Masakër, gjenocid i vërtetë ndaj shqiptarëve nga policia dhe ushtria serbe. Por kjo nuk do të kalojë lehtë, siç mendojnë armiqtë jugosllavë, vrasësit e vëllezërve tanë kosovarë. Këtë problem jetik ne do ta studiojmë thellë dhe do të nxjerrim edhe pasojat. Sido që ne nuk kemi gisht në këto demonstrata, ne do t’i mbrojmë vëllezërit tanë kosovarë deri në fund, në të drejtat e tyre dhe tonat të përbashkëta. Shqiptari nuk e duron robërinë, ai e di dhe e ka provuar se liria fitohet me gjak dhe me luftë. Lavdi studentëve, punëtorëve, rinisë dhe gjithë popullit shqiptar që jetojnë në trojet e veta në JugosIlavinë titiste, që i treguan grushtin e hekurt armikut. Le të dridhen titistët, “dy duart për një kokë” i kanë edhe shqiptarët. Ata kanë qenë shumë të durueshëm, shumë të sjellshëm. Ne derdhëm edhe gjakun tonë për çlirimin e popujve të Jugosllavisë, kurse këta të na vënë pushkën!? Jo. Ky është kulmi i armiqësisë, i egërsisë, i shovinizmit serbo-titist.
E PREMTE
17 PRILL 1981
ARSYET E VERTETA TE GJENDJES DHE TE NGJARJEVE TE KOHEVE TE FUNDIT NE JUGOSLLAVINE TITISTE
Panoramë
Stane Dolanci me kombësi sllovene, ku niveli i jetesës është nga më të lartët në Jugosllavi, në intervistën që u dha gazetarëve të huaj dhe atyre jugosllavë në Beograd në lidhje me ngjarjet në Kosovë, mund të themi se nuk e përmendi fare gjendjen e rëndë ekonomike të kësaj krahine. Ai jo vetëm duhej ta kishte përmendur këtë, por edhe duhej të kishte analizuar për ç’arsye Sllovenia, Kroacia dhe Serbia kanë një nivel aq të lartë, kurse Kosova aq të ulët. A është toka e Sllovenisë, e Kroacisë ose e Serbisë më pjellore se ajo e Kosovës? Po nëntoka e Kosovës nuk është vallë më e pasur se çdo nëntokë tjetër e do republikë jugosllave? A nuk e di zoti Dolanci se çështjet ekonomike luajnë rolin vendimtar në ekzistencën e shteteve dhe të popujve? A nuk determinojnë këto çështje në politikën e mirë apo të keqe të brendshme dhe të jashtme të një vendi? Pse nuk u mor mundimi të shpjegoheshin këto probleme kapitale? Eshtë lehtë të shpjegohen këto çështje primordiale me sharje politike dhe ideologjike, se “shqiptarët u treguan kundërrevolucionarë, shovinistë, irredentistë”.
Këto të dytat nuk i shpjegojnë të parat, ndërsa të parat mund të shkaktojnë edhe të dytat. Si mundet në një vend si Jugosllavia, ku predikohet “barazia në të drejta politike dhe ekonomike”, “bashkim-vëllazërimi”, në realitet të ekzistojë diskriminimi dhe pabarazia në këto të drejta bazë? Si mundet që një republikë apo krahinë të trajtohet si “djali i nënës” dhe krahina tjetër si i “njerkës”, që të ketë një vëlla që ha me lugë të artë, kurse tjetri me një lugë të vogël prej druri? Kjo nuk tregon as “bashkim”, as “vëllazërim”. “Në të mira dhe në vështirësi të gjendemi të njëllojtë”. Kjo ishte dhe është parulla e revizionistëve jugosllavë. Por kështu nuk ngjet as në Jugosllavinë e Titos, dhe nuk ngjet as në atë pas Titos. Kujt i bie faji për këtë gjendje reale? Artikullit të “Zërit të popullit”, që shprehu mendimin e vet si gjithë shtypi botëror, i cili dënoi udhëheqjen jugosllave për represionin barbar të ushtruar kundër shqiptarëve të Kosovës?! Shqipëria socialiste dhe gazeta “Zëri i popullit”, edhe më parë se të tjerët, kanë të drejtën të thonë fjalën e tyre për vrasjet dhe torturat e egra që u bënë nga UDB-ja dhe ushtria serbe kundër shqiptarëve të Kosovës. Dhe nuk është hera e parë që bëhet një gjë e tillë.
Historia nuk harrohet, ajo është e shkruar. ‘Scripta manent’. Klithmat, të gërthiturat, epitetet, fshehja e së vërtetës nga personalitete “të mëdha” të Federatës dhe të republikave, histerizmat e shtypit serb, kroat, slloven etj., që arrijnë deri në akuza të përbindshme, sipas të cilave “Shqipëria socialiste ka gisht në demonstratat e Kosovës”, se “Shqipëria socialiste u bashkua me reaksionin kroato-slloveno-shqiptar në emigracion”, se “Shqipëria bashkohet me ato shtete që duan shpartallimin e Federatës Jugosllave”. etj., etj., janë shpifje rrugaçësh. Sa të shumta dhe aq me zë të lartë të jenë këto britma, aq më mirë njerëzimi kupton se bëhen përpjekje të pashpresa që të mbulohet e vërteta. Verba volant. Asgjë s’do të mbetet nga këto, se asgjë nuk është e vërtetë. Zoti Dolanci, në intervistën në fjalë, tha se «në demonstratat në Kosovë u vranë 11 veta». Një shërbëtor i tij shqiptar nga udhëheqja e Kosovës tha nëntë. Me sa duket për këtë çështje ata nuk patën kohë të merreshin vesh dhe të binin dakord. Megjithatë, të gjithë gënjyen opinionin botëror dhe atë jugosllav.
Shtypi i huaj flet për qindra të vrarë, qindra të humbur, të plagosur e të arrestuar në Kosovë. Këto i di mirë vetëm populli i Kosovës, pse gjaku i tij u derdh — pse u derdh dhe kush e bëri këtë gjëmë. Ata, pra, nuk ishin as 9, as 11 veta, por me qindra të vrarë dhe, duke u thënë gazetarëve të huaj se kjo që ngjau ishte vepër e një grushti “shovinistësh”, u mendua se u dhanë arsyet dhe u lanë duart. Por e vërteta do të çajë muret e shtetrrethimit dhe të censurës jugosllave, që është vendosur në Kosovë dhe bota do të shohë ç’masakra masive u bënë atje nga ushtria dhe policia serbe, do të shohë mashtrimet që u bënë dhe do të njohë fytyrën e vërtetë të atij “socializmi vetadministrues” me fytyrë gjoja njerëzore dhe që “po i zgjidh problemet e jashtme botërore me aq mjeshtëri akrobatike dhe ato të brendshmet me aq drejtësi dhe tejpamësi shembullore — me tanke”. Po i del kallaji kësaj gënjeshtre. Dolanci po ashtu tha se “i njohim cilët janë organizatorët. Ata janë në Shtutgart, në Bruksel dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Ai tha, po ashtu, se gjoja në demonstratë ishte një numër i vogël të gënjyerish.
Kur zoti Dolanci i njihte organizatorët se ishin në Shtutgart e gjetkë nëpër Evropë, përse nuk i neutralizoi? Në rast se në demonstratë mori pjesë një numër i vogël njerëzish, atëherë pse u dërguan atje ushtria, milicia e Beogradit, tanket dhe avionët? Vallë për “një kokërr ulli prishet dasma”, ajo “dasmë”, për të cilën që tash nga të katër skutat e Jugosllavisë vërshojnë si lumi i Danubit, Savës dhe Dravës telegramet plot indinjatë e zemërim kundër “shovinistëve dhe irredentistëve shqiptarë”, dhe plot himne ditirambike për “unitetin e kombeve dhe të kombësive të Jugosllavisë”? Kush e ndjell dhe e forcon armiqësinë në mes popujve të Jugosllavisë? Kjo fushatë e tërbuar që ka ngritur udhëheqja e Jugosllavisë, apo artikulli i natyrshëm, i drejtë dhe i matur i “Zërit të popullit”, që vetë Dolanci gjatë konferencës së tij të shtypit, kur një gazetar i huaj e pyeti: “A ka gisht Shqipëria”, u përgjigj: “jo” dhe shtoi se nga “Shqipëria nuk ka ardhur ndonjë protestë”. Kjo vërteton se “fajtori” priste një protestë. Por Qeveria Shqiptare nuk bëri protestë zyrtare.
A mos donte vallë udhëheqja jugosllave që shtypi shqiptar të heshtte për këtë tragjedi që ajo shkaktoi në Kosovë, kur gjithë shtypi botëror ka javë të tëra që po flet dhe dënon egërsinë e treguar? Jo, zotërinj udhëheqës jugosllavë. Jini realistë, ruani gjakftohtësinë! Ç’po bëni ju për demonstruesit dhe grevistët e “Solidarnostit” në Poloni, ku deri tash kundër tyre nuk është hedhur as edhe një pushkë nga qeveria polake? Ju po flisni, ju po shkruani. Ju paskeni vetëm të drejtë të flisni e të shkruani dhe, kur ne botuam një artikull të drejtë për problemin e madh të Kosovës, ju u hodhët përpjetë, por çfarë të hedhuri, saqë Radioja e Zagrebit arriti të kërcënojë dhe ekzistencën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë! Zagrebi harron se Shqipëria di të mbrohet edhe pa Zagrebin. Duhet ta dijë ai se Jugosllavia, qoftë dhe ajo e Titos, në asnjë kohë nuk e ka ndihmuar çlirimin e Shqipërisë. Kurse Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare e ka ndihmuar me gjak të derdhur çlirimin e popujve të Jugosllavisë dhe ne prapë do ta bëjmë këtë vepër sublime kur të rrezikohet Jugosllavia! Ne s’i kemi fjalë këto, por vepra, kurse ju flisni dokrra dhe bëni kërcënime rrugaçësh!
A harruat ju, zotërinj udhëheqës jugosllavë, si luftuat në Konferencën e Parisit për Triesten, Pulën, Fiumen etj? Të drejtë kishit. Ne nuk ju quajtëm as “shovinistë, as irredentistë”. Por kur nuk ishit të tillë, pse nuk ju shkoi ndër mend që ekzistonte një popullatë shqiptare, e treta në Jugosllavi nga madhësia, e cila duhej të bashkohej me Shqipërinë, aleaten tuaj socialiste në Luftën Nacionalçlirimtare? Ju heshtët. Pse heshtët, kur na qenkeni kaq parimorë? Ju as statusin e krahinës autonome nuk ia dhatë Kosovës deri në vitin 1968. Pse presidenti Tito nuk e realizoi atë që më tha mua në bisedimet zyrtare që patëm në vitin 1946 se “Kosova dhe viset e tjera të banuara nga shqiptarët i përkasin Shqipërisë dhe do t’jua kthejmë, por jo tash, se reaksioni serbomadh nuk do ta pranonte një gjë të tillë”. Zoti Dolanci e shfaqi më hapur mendimin e tij “Kosova nuk do të bëhet kurrë republikë… pse këtë nuk e lejon Serbia”. “Po të bëhet Kosova republikë në kuadrin e Federatës’, tha Dolanci, atëherë u shkatërrua Federata”. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë që viset e Shqipërisë janë bërë plaçkë tregu dhe njëkohësisht janë “kyçi i murit” që mban Federatën në këmbë. I çuditshëm mendim! Këtë nuk e themi ne, e tha Dolanci.
“Republikën e Kosovës” brenda Federatës Jugosllave, nuk e kërkuam ne, e kërkoi populli i Kosovës. Rivendikime territoriale nga ana e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë nuk janë bërë. Nuk mund të gjesh një kërkesë të tillë në asnjë dokument, por dokumente për të mbrojtur të drejtat e vëllezërve kosovarë dhe të shqiptarëve që banojnë në tokat e veta në republikat e tjera të Jugosllavisë, të drejta që ua njeh kushtetuta dhe që u janë shkelur dhe po u shkelen, do të gjesh boll, në të kaluarën dhe në të sotmen. Dhe varet nga politika e qeverisë jugosllave ndaj shqiptarëve nëse do të ketë ose jo në të ardhmen. Jugosllavët kanë protestuar edhe për tabelat e dyqaneve, “përse nuk shkruhen në serbisht”, kur është fjala për ndonjë vend ku ekziston një minoritet i tyre! Këtë bëri tani së fundi, në mes të tjerave, zoti Gjuranoviç në Austri në lidhje me minoritetin e vogël slloven që ndodhet në Karinti. Ne nuk e akuzuam atë as si “kundërrevolucionar, as si irredentist, as si shovinist”. Si mundet populli shqiptar të mos interesohet jo për tabelat e dyqaneve në Kosovë, por për vetë gjuhën shqipe, për shkollat, liritë dhe të drejtat e tyre, si të mos interesohet ai për vrasjet në masë, për burgosjet e torturat që u bëhen shqiptarëve në Jugosllavi?
Diaspora kroate në USA ishte faktori vendimtarë që tema për Kosoven dhe shqiptarët në Jugosllavi të futet në kongres dhe senat amerikan dihet mirë se një delegacion i madhë senatorë të kryesuar nga Bob Doule kur vizituan Prishtinën ata komunikaten me të rënësishme politike që deri atëhere ishte për Kosoven e lëshuan nga Zagrebi dhe jo nga Prishtina dhe këta ishin ata që na futen në agjenden politike të USA sepse ishte dhe mbetet lobi ma i fortë Ballkaik në Botë kurse lobi shqiptarë total i përqarë merrej .me akte diverzante ndaj Shqipërisë se sa ndaj Jugosllavisë mjafton të kujtojmë Elez Biberaj kur Kosova ziente nga dhuna serbe ai kërkonte nga USA të bombardohej Shqipëria si i vetmi i mbështetes politik i Kosoves Por dhe rolin e disa patriotëve shqiptarë atje por fuqia e tyre ishte teper e vogël në USA dhe jo përrallat se LDK dhe shalli i Ibrahim.Rugoves e vunë Kosoven si agjend politike të USA andaj edhe dihej se LDK dhe Rugova kurrë nuk pranuan bashkëpunim me Kroacinë si faktorin vendimtarë në shkatrrimin e planit të Serbisë të Madhe
Eshte e cuditshme qe nuk njihet asnje veprim konkret dhe nuk gjendet asnje dokument publik ne mbrotje te protestave te Kosoves dhe kunder dhunes Serbe ne ato vite(apo edhe me pare) nga diaspora ballisto-zogiste apo organizata te tjera antikomuniste, imagjino ishin po keta qe nuk reshtin se akuzuari as sot per shitje te Kosoves nga Enver Hoxha ! Te pakten te na i sjellin e ti shohim ..
Enveri kur foli i kishte ikur koha protestave.Protestat oshin shtypur me tank.
Enveri kur foli vetem u shfajsua se nuk kishte bere nderhyrje.
Enveri mbajti nja dy fjalime sa me la gojen dhe keto fjalime i publikoj kur jugosllavet akuzuan Shqiperine si nxitese.
Nqs nuk do permendej Shqiperia dhe Enveri sdo fliste.
Ndersa sa i perket ditareve ai si frikacak qe ishte mbante ditare por kaq dhe vetem aq.Ju kujtoj dy veprat e merhumit-Shenime per Kinen-ku merhumi Enver i botoj keto ditare mbas 2 vitesh qe Kina kishte ikur.Ditaret oshin mbajtur nga viti 1961 e deri ne 1978 dhe gjate kesaj kohe Enver Hoxha e Mao Ce Duni jane si buka e nje gruni.
Prandaj Enveri nuk fliste se ne daç serbet a kinezet e trajto in sherbetorin e tyre.
Dashnor Kaloci..Je nje Shkerdhate Burre..Kur thua se nuk donte Enver Hoxha dy “Shtete Shqipetare” sepse Binte Roli i Shqiperise ne Nivel te Dyte,,
Mashtrues dhe Burre Kurve…..
1-Udheheqja Shqipetare ne Kosove ishte TITISTE 100% mor Legen….dhe Marjonet e Beogradit..
2-Shqiperia Denoj me Force Dhunen ne Kosove, u Botuan Artikuj ne Gazeta, u Botuan Broshura dhe keto beheshin Tema e dites ne Shkollat ,qe nga ato 8-te Vjecare e larte…
3-Sa per Agjente te UDB-s…i kame pare Vete “Heronjte KOsovare” qe erdhen me 1981-shin ne Fier,ne Konviktin e Shkolles se Mesme “Petro Sota” ne ate kohe Shkolle Mekanike..u Strehuan disa “kosovare”….ata qendonin Large Konviktoreve te Tjere Shqipetare,dhe nuk bisedonin me ne…
NJe dite Pyes njerin ne Sallen e Mences se nga je???U largua shpejte pa Folur….
@@Shumica e “Kosovareve” qe erdhen me 1981-shin ne Fier Flas..dolen se Ishin Serbe qe dinin Shqipe, dhe Bashkepunetore te UDB-s…
ik o Dashnor Kurva,mos valle Shqiperia te gjithe ata qe vinin nga Kosova do ti Vinte ne Tirane te Qeverisnin??Ate e beri Sali Berisha, duke sjelle ne Pushtet c´do Agjente te UDB-s….pame Fazllicin ne Parlament….
Po, mor, “fieraku”, i solli edhe Rama e i beri “ministra”. E sa per kosovaret e kohes se “xhaxhit”, mos e ver doren ne zjarr se nuk ishin shumica (siç u denuan) agjente.
Ore Fierak! Nuk kam pare me njeri me te ulet dhe te trashe se ti. Sa per nje çike dijeni po te them se ti nuk e njihke fare historine e konerences se Mukjes. Prandaj lexo nje çike çfare kane shkruar pjesemarresit e asajkonference. Lexo , nqs di te lexosh, librin e prof. Shefqet Ndroqit qe ka qene nje pjesemarres qe nuk ishte i lidhur me asnje parti. Ti nuk e ke idene nga ato qe i ka bere PP shqiptareve me origjine kosoare. Nuk besoj te kesh dijeni per masakrat e Tivarit. Po rte duash gjej gazeten ZP qe eshte botuar nga fundi i muajit maj 1990 dhe lexo faqen e katert dhe do te shikosh se mbas gati mbas me shume se dyzet vitesh PP-se i u dhimbsen “vellezerit” kosovare. A e di ti se kush i shoqeroi ata mijera burra kosovare nga trojet e Kosoves deri ne Mal te Zi, duke kaluar ne zonat e veriut te Shqiperise, per t’i shfarrosur: ishin partizanet shqiptare me ata jugosllave sebashku. A e di ti, se kosovaret qe ftoheshin te merrnin pjese ne konferencat dhe simpoziumet shkencore survejoheshin edhe ndiqeshin nga njerezit e sigurimit te shtetit deri ne largimin e tyre nga Shqiperia. Nuki dua ta zgjas me ty, por do te mundohem te te tregoj nje ndodhi te vogel. Ne vitet 1971-’72 erdhen “te ftuar” ne Shqiperi ( me shpenzimet e tyre) grupe te ndryshme nga Kosova si, pedagoge universitetesh, mesues shkollash, etj. Kam takuar rastesisht, para parkut Rinia ne Tirane, nje nga mesuesit e nje shkolle fillore ne Gjakove. Ai me tregoi, se kur ishin duke bere n ne vizite ne nje shkolle tetevjeçare ne Berat, nxenesit uthonin se juve nuk shqiptare. Kur kosovaret u thoshin se po flasim shqip me ju, ose na jepni librin dhe a e shihni qe po lexojme shqip, perseri pergjigja ishte :jo ju nuk jeni shqiptare! Ata na pyesnin se ku ndodhet kjo Kosova. Mesuesi i ri me tha:” Ne në Kosove u mesojme femijeve historine, gjeografine e Shqiperise, kurse ketu tek ju nxenesit jo vetem qe nuk e kane idene, porse edhe nuk besojne se ne jemi shqiptare. Çfare eshte kjo politike ndaj Kosoves?”
Shko e pyet pjestaret e ekipit te volejbollit te Vllaznise se si i kane pritur kosovaret dhe se si kane reaguar keta “njerez te UDB” kur disa volejbolliste u kerkonin çorape qe t’u jepnin stema me fytyren e Enverit!
Ata kalamaj kosovare, qe kaluan kufirin ne vitin 1981, e dine se çkane hequr nga sigurimi i shtetit. Ata mbylleshin me jave ne disa banesa te degeve te puneve te brendeshme ne Tropoje, Kukes, etj. dhe mbaheshin me jave te izoluar. Prandaj nje keshille: mos u beso verberisht atyre qe ka shkruar ai kriminel, sepse po ta donte ai Kosoven nuk i kishte mbyllur kufijte dhe t’i ndante njerezit prej se gjalli. Enveri shan drejtuesit e Kosoves ne periudhen 1981, por ata i u pergjigjen me teper politese, duke i kujtuar se si jetonte populli i Kosoves ne ato momente dhe se siishte realiteti ne Shqiperi, kur ti more zoteri dhe te gjithe ne te tjeret vuanim per gjerat me minimale. Gjithashtu ata i treguan Enverit se gjate luftes kishin qene shoke, porse ai e tradhetoi Kosoven dhe i a shiti Jugosllavise, sepse donte te behej ashtu siç u be,
Dashnor Kaloçi nuk ka shkruar asgje te tepert, por do te thosha shume me pak se sa duhet.
Eshte e provuar nga shume burime se partizanet shqiptar nuk kane lidhje hic me te ashtequajtren masakren e Tivarit ! Kjo eshte shpifje e pas 90 ‘ e pranuar edhe nga vete krijuesi i saj ! Ne fillim akuzuat Ramiz Aline se kreu masakren, kur doli qe nuk kishte vrare asnje kosavar nga partizan shqiptar e drodhet dhe akuzuat se Ramiz Alia carmatosi Kosovaret dhe i dorezoi tek partizanet jugosllav, kur doli qe nje e tille nuk kishte ndodhur kurre e ndryshuat akuzen perseri ne “Ramiz Alia me partizanet e tij i shoqeruan Kosovaret “…kur ne fakt ne ate kohe qe ndodhi masakra formacionet partizane shqiptare nddheshin ne Bosnje e nuk ndodheshin as afer vendngjarjes ! Te informoj se akuza ka ndryshuar perseri ..tani akuzojne Ramiz Aline e partizanet shqiptar, jo pse kryen masaker as pse carmatosen kosovaret e as pse i shoqeruan..tani akuza eshte perse nuk e parashikuan! Sa e donit anti-komunistet Kosoven u duk pas lufte ku u kthyen ne ushtar te UDB-se e sherbenin si diversant , nuk u shpenzua asnjeher nje fjale goje nga anti-komunistet kunder represionit Serb ne Kosove per 45 vjet e pas 90’ filluat shpifjet per te perhapur percarjen sic jane keto idiotesite qe nxenesit shqiptar nuk dinin cfare ishte Kosova!
@i Nderuar Shqipetare Tirone…..NUk kame Nostalgji per Sistemin e Enver Hoxhes…ishim Femije dhe na Shfrytezonin si Kafshet….edhe diten e Djele Aksjon per MBledhje Pambuku…Kallza..ect…
Por sa per Dashnor Kalocin i Bie “Fyellit” te Antishqipetarizmit….kthehemi ne Piken e duhur..Degjoja Emisjone ne Gjuhen Shqipe per Kosoven,nga Radjoja..duke rrotulluar Butonat…e dinim se ku ishte Kosova,e di qe nuk kishim Materjal te Shumte…por MInistria e Arsimit e KOhes….nuuk Mohoj Rolin e Isa-Boletinit..Shota-Azem Galices(bene edhe Teater si personazhe Heroike)..ect…
@@THeme te VERTETEN sa i perket “Kosovareve” qe erdhen ne Fier,dhe Hanin me ne Konviktoert e tjere ne Shkollen Petro Sota…sepse isha UNE ai qe pyeta njerin dhe Nuk mu Pergjegj…por u Largua Shpejte duke me bere Pershtypje….ASNJE nga Grupi i “Kosovareve” nuk u Shoqerua me ne KOnviktoret e tjer…Pse nuk na TREGUAN per Vuajtjet e tyre??Dukeshin te Mbajtur Mire..Trupe GJate dhe Shumica Bjonde…
@@Sa per Masakren e Tivarit…e di,por nuk e di se kane qene edhe Partizanet Shqipetare ne Shoqerimin e tyre…Kete nuk e besoj…
Familja ime nuk ka pasur KOmuniste ,ishim njerez ne Punen tone ne KOhen e Xhaxhit….lool
Po ky Ka-loshi, ka vërtet “losh…”? Se për ndryshe duhet të quhet DASHNORE.
Është turp që ky Kaloci vazhdon me përralla edhe një fëmi 3 vjeç nuk i han gënjeshtrat e tua.Nuk e kuptoj pse vazhdon gazeta tema të ketë këtë njeri që çdo gjë shkruan shumica është pjesë e propagandës antishqiptare . Qoftë për luftën partizane ndërsa lavdëron bashkëpunimin me Italinë dhe Gjermaninë hitleriane turp turp turp turp turp
Ne I L P A.Xhuvani ne Elbasan ka patur nja 3 4 kosovare ne vitet 80 Ata trajtoheshin me mire se studentet shqiptare.Megjithate kosovaret nuk ishin te kenaqur dhe benin haptazi propogande antishqiptare. D’y prej ture u kthyen fshehurazi ne Jugosllavi ne veren e vitit1988.
Rruajini topet Enverit te gjithe ju zagaret e sotem te politikes.
“Shqiptar Tirone “ ti me sa kuptoj nuk ke shkuar fare ne shkolle ne kohen para 90. Po te kishe shkuar do kishe mesuar shume mire jo vetem gjeografine e Shqiperise dhe Kosoves po te gjithe botes. Sigurisht, po te ishe me mesatare mbi 5. Hap tekstin e Gjeografise se Shqiperise se Asaj kohe , per shkollat e mesme, dhe do shikosh sa genjeshtar je. Nje nga autoret e tekstit ka qene profesori I shquar Gashi, me origjine nga Kosova, shume i ditur dhe patriot. Aty do shikosh sa mire e sakte mesohej Gjeografija dhe sa te paska genjyer ai mike yt kosovar per dijet e nxenesve nga Berati. Kosovarime shkollen e Tito’s, kur ne Koso ve nuk behej fare shqip, po vetem serbisht. Ti nuk je tironc e as shqptar ti vetem genjen se je Ti je agjent serb Kush shkoi ne shkolle ne ato vite mesoi te shkruaje dhe te flase shume mire shqip, mesoi historine e shqiptareve qe nga lashtesia, letersine Shqipe, gjeografine, dhe shkenca etj. Nuk I ha njeri me mend ne koke genjeshtrat e injoranteve e maskarenjve si puna jote
Ne vitet 80 u provua se kontigjenti i ‘shqiptareve’ qe hynin nga Kosova ishin agjente me kombesi serbe qe kishin mesuar shqip per spiunazh. Keta paraqiteshin si shqiptare por ishin te gjithe serbe dhe skedoheshin nga afer deri sa kur nuk kishte se c’fare te perftohej nga vrojtimi i afert ata me ne fund futeshin ne burg ose vriteshin. Nje pjese e tyre arriten te largohen pasi u njoftuan nga UDB-ja. Te tjeret nuk arriten dot te largoheshin prandaj u burosen dhe vrane. Nga ata qe u kthyen nje pjese jetojne edhe sot dhe hiqen ende si shqiptare dhe shajne Enver Hoxhen. Keta hiqen si kosovare qe luftojne per demokraci por jane serbe qe sherbejne ne Shqiperi si agjente te mirefillte. Disa prej ketyre jane ‘miq’ te Sali Berishes dhe ky i paraqet si miqte e tij kosovare. Ne fakt ata jane afersisht ne nje moshe me Berishen, e flasin shqipen me mire se Berisha por jane serbe ne fakt dhe jo nga ata do si do dhe as nga ata shqiptare qe jane asimiluar gjate kater brezave te kaluar. Jo, keta jane serbe qe i kane vendbanimet ne veri te Nishit. Berisha i njeh shume mire keta dhe i paraqet si miqte e tij shqiptare nga Kosova. Keta luajten nje rol te rendesishem gjate luftes se Kosoves duke sjelle urdhera nga Beogradi per te perndjekur dhe vrare kosovaret qe kerkonin arme ne Tirane per UCK-ne. I njeh shume mire Berisha dhe i ka miq per koke sepse keta e kane mbajtur ne pushtet per te sherbyer interesat e Serbise.
Prandaj, per naivet e kam nje keshille: Sa me shume te lini koken per Berishen aq me shume kini lene koken per Beogradin dhe SHAHENI sa me shume ENVER HOXHEN sepse jeni ‘demokrate’!!! Vazhdoni se serbet kenaqen shume me ju.