Qindra të apasionuar pas sportit të skive, por jo vetëm, janë mbledhur në një resort skish në Sochi të Rusisë për të marrë pjesë në festivalin e përvitshëm të karnavaleve “BoogelWoogel”.
Pjesëmarrësit duhet të sfidojnë temperaturat ende të ulët në Sochi dhe të bëjnë një slalom në borë, vetëm me rroba banje.
Eventi i përvitshëm nisi të mërkurën në resortin Rosa Khutor dhe do të zgjasë deri ditën e dielë.
Karnavalet e “BoogelWoogel” hynë në librin e rekordeve Guinness në vitin 2018, pasi 2000 skiatorë zbritën kodrën të veshur me rroba banje.
Na lodhet me keto pamje Dıkur ne monızem te gjıtha skandalet vının nga SHBA Ndersa sot ne pluralızem te gjıtha veprımet jo te mıra per ne vıjne nga Rusıa Ketı panaıre skıatoresh jane nje kalıtje e vecante qe vetem ruset dıtkan ta bejne Te tılla veprıme sfıduese te ftoftıt bejne edhe vendet e tjera dı Nordıket Rumunet Polaket etj,