Mozaiku i përkujtimit, ndërtohet muri në përkujtim të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova në 1999

11 Prill 2021, 09:32Sociale TEMA

Një grup i vogël qytetarësh u mblodhën këtë të shtunë në Bllacë për të përuruar murin përkujtimor kushtuar qindra mijëra shqiptarëve etnikë, të cilët u dëbuan nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999.

Për shkak të masave anti-covid, rreth 50 njerëz mund të merrnin pjesë në ceremoninë e organizuar në ish-kampin e refugjatëve Bllaca, pranë kufirit te Maqedonisë së Veriut, i cili dikur priti  440,000 njerëz që largoheshin nga represioni serb.

“Ky është muri i kujtimeve tona, që përfaqëson dhembjen e 440 mijë njerëzve që kaluan këtu në vitin 1999 pas krizës humanitare dhe ndërhyrjes së forcave progresive për të ndaluar zhdukjen e një popullsie të tërë”, u shpreh Jahja Luka, përfaqësues i një shoqate refugjatësh.

“Më kujtohet atë ditë, me vajzën në krahët e mi, mijëra refugjatë që ecnin të lodhur, pa ngrënë ose pa pirë dhe unë me vajzën (time) në krahë, duke e ushqyer me gji, në një udhëtim pa ndërprerje”, u shpreh  Sherife Ljuta.

Pjesë e mozaikut është pikërisht Sherife Ljuta, e cila ishte një refugjate e shfaqet duke i dhënë gji foshnjës së saj, ndërsa me mijëra refugjatë të tjerë ecin pas saj.

Shumë prej refugjatëve u transportuan me trena nga Kosova në Maqedoni të Veriut.

3 komente në “Mozaiku i përkujtimit, ndërtohet muri në përkujtim të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova në 1999”

  1. Guxim says:

    Shume prej ketyre Shqiptareve nuk ishin te debuar por thjesht refugjate lufte qe iknin nga frika.

    Rrefugjat lufte =/= i debuar.

    Ajo qe ndodhi ne 1998-1999 nuk duhet lejuar kurr me.

    Duhet jemi 1 dhe te pandare.

  2. mik says:

    ” Bravo ” tema. Per nje rruspije nxirrni 50 foto. Per nje mur qe perbasn histori, me zor nxirrni 1.

  3. Mikja says:

    duhet te kishte vene flaken
    rrjetit dhe te kishte asete
    e te mos i kishte lene gje imagjinates
    qe te kishte me shume foto

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje