Rikthehen shifrat e frikshme në Itali: Humbin jetën 331 persona nga Covid-19

11 Prill 2021, 18:32Bota TEMA

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë bërë 253.100 testime mes të cilëve kanë rezultuar pozitiv me Covid 15.746 persona.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 331 persona me një ulje të lehtë përsa i përket numrit të personave që humbën jetën.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Itali ka shkuar në  3.769.814, mes të cilëve kanë humbur jetën 114.254 persona dhe janë shëruar 3.122.555 pacientë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje