Blushi i Presidencës publikon foton e psiqiatrikut, Mero Baze tallet me Presidentin: Ilir Meta e paska gjetur godinën e spitalit të vet në Vlorë

12 Prill 2021, 10:08Politika TEMA

Një ditë më parë zëdhënësi i Presidentit publikoi foton e spitalit psiqiatrik në Vlorë, duke u shprehur se këtu e ka vendin kryeministri Edi Rama më 26 prill, pas humbjes në zgjedhje.

Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze, riposton statusin e Blushit të Metës, të shoqëruar me shënimin se lajmi i mirë është se Meta e paska gjetur goditën e spitalit të vet në Vlorë.

Madje Baze vlerëson dhe stafin e Metës, të cilët kanë inspektuar dhomat e psiqiatrikut për kushtet.

“Më në fund një lajm I mirë. Ilir Meta e paska gjetur godinën e spitalit të vet në Vlorë. Paska dërguar dhe stafin ta inspektojë për kushtet. Do ti duhet deri më 26 Prill”, shkruan Baze në postin e tij në rrjetin social!

Ilir Meta tashmë po qëndron thuajse “non stop” në qarkun e Vlorës ku herë përmes konferencave të shtypit, herë duke shpërndarë dekorata, si dhe duke organizuar darke e dreka publike dhe të fshehta është mobilizuar me kohë të plotë në fushatën për LSI-në.(TemA)

3 komente në “Blushi i Presidencës publikon foton e psiqiatrikut, Mero Baze tallet me Presidentin: Ilir Meta e paska gjetur godinën e spitalit të vet në Vlorë”

  1. Ilirjan says:

    ?Po ambjentohet me klimen likja ?

  2. E verteta says:

    Ku do shkoje ky lehaqenës pas 25 prillit. Pisa qe duan te bejne pis dhe Shqiperine. Distancohu sa me shpejt nga kreu i LSI sa nuk eshte vone, se do marresh edhe ti veten me qafe, me keq se ai pengmarresi i te ardhmes se vendit.

  3. Vlonjati12 says:

    Z. President cojeni qe tani ne te ashtuquajturin ” universiteti ” i Vlores , e ne t’i urojme ta gezoj .
    Ky Blushi – Bibilushi me kete gjuhe duhet te perfundoj ne burg , se , jo vetem kete radhe, po sa here shkruan vetem
    felliqesira thote dhe fterje pafund . Ky rrugac , bashke me shefin e tij , nuk e kane te gjate dhe ne hale te gomereve do
    perfundojne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje