Pse u rrit çmimi i vajit me 60% brenda vitit, në Shqipëri?

12 Prill 2021, 09:32Ekonomia TEMA

Çmimet e vajit për gatim panë një shtrenjtim të shpejtë në fillim të këtij viti, teksa shitësit me pakicë lajmërojnë rritje të mëtejshme gjatë vitit 2021.

Pikat e pakicës morën furnizimet e reja me 220-250 lekë për litër.

Në harkun kohor të një viti, çmimi i një litri vaj është rritur me rreth 60%, duke shkuar në 250 lekë nga 157 lekë në shkurt të vitit të kaluar, në 190 lekë në janar 2021. Sipas operatorëve kryesorë të tregut, shkak për këtë rritje është bërë mungesa e prodhimit të lulediellit në vendet kryesore prodhuese, si Rusia, Ukraina, Rumania, Bullgaria dhe Moldavia.

Mungesa e lëndës së parë ka rritur çmimet për importin e vajit të gatshëm dhe kostot për importet e grexhos për fabrikat që prodhojnë në Shqipëri.

Vaji i lulediellit është përbërësi kryesor i shportës për familjet e varfra. Rritja e çmimit të tij do të përkeqësojë aftësinë blerëse dhe konsumin te këto shtresa.

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve lajmërojnë se furnizimet me vaj luledielli, në gjysmën e parë të vitit 2021, do të kufizohen për shkak të rendimenteve të dobëta të lulediellit nga prodhuesit e Detit të Zi. Rajoni u prek nga kushtet e thata gjatë sezonit të rritjes, duke rezultuar në rendimente më të ulëta sesa pritjet e tregut.

Deficiti i furnizimit do të vazhdojë gjatë gjysmës së parë të vitit 2021, i cili po reflektohet në nivelin e çmimeve. Furnizimi i kufizuar do të përkeqësohet nga vendimi i Rusisë për të rritur taksat e eksportit për farat e lulediellit në 30% nga 9 janari deri më 30 qershor.

“Çmimi në bursë i vajit të përpunuar ushqimor është rritur 35-40%, pasi korrjet e lulediellit kanë qenë shumë të ulëta. Nga jashtë, vaji aktualisht vjen me çmim 1400 dollarë për ton, duke shtuar edhe 20% koston e TVSH-së, çmimi final është i shtrenjtë. Në këtë rast, shteti duhet të ulë TVSH-në e produkteve të shportës” – tha Bajram Dine, përfaqësuesi i kompanisë Fjol.

Sipas të dhënave të INSTAT, importet u rritën 26,4% më shumë se në 2019. Rritja erdhi tërësisht nga importi i vajit të lulediellit të përpunuar dhe ambalazhuar, pasi në Shqipëri nuk ekziston më industria e prodhimit.

Operatorët kryesorë janë kthyer në tregtarë të vajit të importit. Kompanitë pohuan se prej kohësh, në fabrikat e tyre vetëm sa paketohet vaji i përpunuar që vjen nga jashtë. Është më e leverdishme të importojnë vaj të botiluar ose të përpunuar dhe të bëjnë vetëm ambalazhimin. Sipas bilanceve të deklaruara në QKB, të tjera kompani me qarkullime të larta vjetore kanë falimentuar. Vështirësitë janë të shumta edhe për sipërmarrësit që vite më parë investuan për rafineritë e përpunimit të vajit grexho.

Pamundësia financiare për të përballuar kostot i ka kthyer rafinuesit shqiptarë të vajit ushqimor në tregtarë importi. Tarifat e larta të vajit grexho, që importohet nga vendet e BE-së, kanë detyruar operatorët e përpunimit të fikin rafineritë dhe t’i transferojnë në Maqedoninë e Veriut.

Operatorët kryesorë janë kthyer në tregtarë të vajit të importit. Kompanitë pohuan se prej kohësh, në fabrikat e tyre vetëm sa paketohet vaji i përpunuar që vjen nga jashtë. Është më e leverdishme të importojnë vaj të botiluar ose të përpunuar dhe të bëjnë vetëm ambalazhimin.

Vendet kryesore nga importohet vaji janë: Bullgaria, Hungaria, Serbia dhe Ukraina. Prej 30 vjetësh, kompania “Bomira” importon vaj grexho (të parafinuar) nga Bullgaria, ndërsa përpunimin e bën në rafinerinë e Maqedonisë së Veriut. Vaji importohet i përpunuar nga shteti fqinj dhe më pas paketohet në shishe në fabrikën e “Bomira”-s. Kompania ka filiale të shitjes në qytetet kryesore të Shqipërisë si: Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë etj.

Administratori i “Bomira”-s, Ylli Aliaj, thotë se për vajin në Shqipëri ka dy çmime referencë taksimi, për produkte që vijnë nga Europa dhe vendet jo anëtare. Për këtë arsye, prej vitesh ai importon vaj grexho nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian, por e rafinon në Maqedoninë e Veriut. “Nëse vaji i papërpunuar importohet nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian, siç është Bullgaria, vaji që hyn në Shqipëri taksohet më shumë, për shkak të tarifës me BE-në. Fakti që në Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë prodhues vaji, por vetëm rafineri përpunimi, tarifa doganore e importit është më e lirë”.(Monitor)

8 komente në “Pse u rrit çmimi i vajit me 60% brenda vitit, në Shqipëri?”

  1. Vjola says:

    1 liter vaj lule dielli ne Hollande ështe 1.09 €.
    Mos harroni Hollanda ështe një nga vëndet më të shtrenjta te Europes.

  2. Ilir says:

    Sapo e bleva ne supermercato ketu ne Itali, 1,39 € litri.

  3. Gjakovari says:

    Çmimi rritet për arsye se luledielli nuk është prodhim vendor. Dhe jo vetëm luledielli por edhe gruri dhe sheqeri nuk i plotësojnë kërkesat e popullatës po flasë për Kosovë por besoi se është njejtë edhe në Shqipëri. Qeveritë tona duhet ta kuptojnë se ushqimi është arma kryesore e një shteti. Ju nuk mund ta imagjinoni çfarë paniku qe krijua për shkak të izolimit nga Covid para një viti në marketet e Kosovës kur u sosën sasitë e ushqimeve të lartëcekura. Njerëzit ishin të tmerruar që ngjante në atmosferën e para luftës së vitit 1999. E gjitha ndodhë sepse tokat që dikur mbilleshin me grurë, panxhar sheqeri dhe lule dielli sot janë shitur te kriminelat për 3 deri në 5€ ari. Janë djerrina ose pronarët kanë ndërtua restorante, depo të materialeve ndërtimore etj. Prandaj kur i dëgjon premtimet paraelektorale dhe mungon premtimi parësor lind pyetja a e meriton ky popull të hajë ushqimet e lartëcekura?

  4. Brahoo says:

    Vajin e lulediellit ne Itali e gjen me 1 euro e 30 cent per liter,qe i bie te jete me i lire se ai i Shqiperise te pakten 30 leke.

  5. i ndrojturi says:

    Po e bëjmë hallall rritjen e çmimit, në qoftë se me të vërtetë vaji prodhohet nga luledielli.

  6. Outspoken says:

    Ne londer 1 liter vaj lule dielli kushton £0,60 pence dmth €0,90 ,
    Ne Shqiperi te Rrjepin per se gjalli,
    Ne Shqiperi Ushqimet kanceroze Nuk Kontrollohen!
    ilacet Fallco te prodhuara ne kine shiten si ilace origjinale gjermane franceze etj etj ,
    Nuk ka Spitale! Dhe Doktoret Shqiptar Jane Maskarenj!
    Shkon ne gjyq per pronen tende dhe ja japin tjetrit!
    Shkollat dhe Universitetet jane te mbushura me profesor dhe pedagog Injorant Militant te PD LSI ,
    Perse te jem krenar per ate Hale! Qe ka vetem 3 milion banore ku njerezit nuk meren vesh dhe nuk u pelqen te jetojne si njerez, me Ndergjegjie dhe Rregull!
    Tani shkoni e votoni per Malokun apo per Ilir floririn,
    Yyyyyyyyyyy rrace Tallavaje PisMilet !!!

  7. Outspoken says:

    I Meritoni vuajtjet!
    Yyyyyyyyyyy rrace Tallavaje PisMilet !!!

  8. Outspoken says:

    Yyyyyyyyyyy rrace Tallavaje PisMilet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje