Dy krizat e Shqipërisë: Ministria e Financave merr mbështetjen e Bankës Botërore

8 Prill 2021, 10:13Ekonomia TEMA

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kanë zhvilluar një  takim virtual me Anna Bjerde, Zv Presidente e Bankës Botërore për Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore.

Sipas njoftimit gjatë këtij takimi Ministrja Denaj, ka bërë një përmbledhje të  gjithë masave të marra nga Qeveria për përballimin e  dy krizave që kaloi ekonomia shqiptare, si tërmeti i 2019 dhe pandemia e Covid-19.

“Anna Bjerde shprehu mbështetjen e Bankës Botërore ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për ekonomi gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme dhe jetesë më të mirë për të gjithë”, shkruhet në njoftim.

Referuar informacionit të publikuar nga Ministria e Financave të dy palët ndanë opinionin e përbashkët  mbi mbështetjen për iniciativat e ekonomisë blu, si dhe më gjerë për programin e Bankës Botërore në vend.

1 komente në “Dy krizat e Shqipërisë: Ministria e Financave merr mbështetjen e Bankës Botërore”

  1. Kozmo says:

    BRAVO QEVERIA ME E MIRE GJATE 30 VITEVE.
    ME 25 PRRILL PS MERR 60%. ANALFABETE VOTOJNE PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje