Një studim i ri ka treguar se një ilaç që përdoret për astmën, i disponueshëm gjerësisht, mund të shkurtojë kohën e shërimit tek të infektuarit me koronavirus që nuk janë shtruar në spital.
Pacientët britanikë do të jenë në gjendje të përdorin trajtimin në shtëpi pasi NHS miratoi medikamentin budesonide për përdorim. Ilaçi do të jetë fillimisht i disponueshëm për të rriturit dhe të moshuarit.
Sipas studiuesve, ky është një ‘moment historik’ për pandeminë dhe se ilaçi, budesonide, është efektiv gjatë fazave të hershme të sëmundjes. Trajtimi i hershëm me ilaçe shkurton kohën e shërimit me një mesatare prej tre ditësh te personat e infektuar me Covid-19 të cilët janë më të rrezikuar nga sëmundja.
Ilaçi kushton rreth 14 paund edhe përdoret zakonisht për të trajtuar astmën dhe sëmundjen pulmonare obstruktive kronike.
Mjeku Richard Hobbs, kreu i Departamentit të Shkencave të Universitetit të Oksfordit, tha: ‘Për herë të parë, ne kemi prova të një trajtimi efektiv për njerëzit që janë më të rrezikuar nga zhvillimi i simptomave më të rënda të Covid-19.
‘Ndryshe nga trajtimet e tjera të testuara, budesonide është efektiv gjatë fazave të hershme të sëmundjes dhe mund ta përdorim vetë në shtëpi me rekomandimin e mjekut.
8.5% (59/692) që kishin marrë budesonide u shtruan në spital krahasuar me 10.3% (100/968) që kishin marrë mjekimin e zakonshëm.
Të hënën, NHS tha se ilaçi nuk rekomandohet për të gjithë grupmoshat, por për personat mbi 50- 65 vjeç.
Llogjikisht i pranushem .
============
Qe 90 vite me pare , indirekt shkencetaret e atehershem kane zbuluar mekanizmin baze se si dhe nga ky virus mund te vdesim ; por gjithashtu dhe reth 60 vite me pare nga shkencetare te tjere u zbulua kunder-mekanizmi qe bllokon virulencen (egersine) dhe per kete virus.
Shkurt : Egzistojne ilace qe jane anti-virulent ndaj ketij virusi , por askujt qe une i jam drejtuar per ti parashtruar keto studime te shkencetareve qe nuk jetojne me , por qe cuditerisht keta te tanishmit nuk pranojne qe ti marrin prej meje per ti ri-lexuar dhe per ti praktikuar , ndoshta se nuk duan te perfillin deshiren time.
Shkencewtaret e tanishem ose nuk me kthejne asnje pergjigje , ose kthejne pergjigje se nuk kane nevoje te lexojne hipoteza te shkruara nga une , por ne fakt ato nuk jane aspak te tilla sepse kane autore qe kane marre cmimin Nobel ne kohen e vet dhe une vetem sa rikujtoj rezultatet e atyre Nobelistave qe nuk jetojne me midis nesh .
Personalisht me mbushen syte me lot per situaten , por s’di cfare te bej se askush pranon qe ti lexoje lidhjen e keto dy te vertetave shkencore Nobeliane , te cilat shume thjeshte mund te praktikohen per te ju kundervene ketij virusi fatal .
Do te jem ne kerkim te ndihmes per ti treguar mjekesise humane lidhjen midis ketyre dy studimeve nobeliane .