"Kurti lejoi që të njolloset UÇK-ja vetëm për ta eliminuar Thaçin nga skena politike"

14 Prill 2021, 15:00Rajoni TEMA

“Neve na duhet të shikojmë vetëm historinë për të kuptuar sesi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka instrumentalizuar çështjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si mundësi për të eliminuar kundërshtarët e tyre politik”, ka thënë për Albanian Post, zëdhënësja e Partisë Social Demokrate, Natyra Kuçi.

Sipas saj, kreu i qeverisë t’i thotë, ‘Shko Hashim’ një personi “me ndikim në luftën e UÇK-së”, në një gjykatë e bërë me tendencë për krimet e luftës, “i bie që ai po heq dorë nga përpjekja çlirimtare të Kosovës vetëm për ta mposhtur Hashim Thaçin”.

Ajo tutje ka thënë se nga refuzimi zhbërjes së Gjykatës Speciale mos reagimi me javë të tëra për arrestimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së e deri te emërimi i Donika Gërvallës si ministre e Punëve të Jashtme, “mund të shohim që nuk kemi të bëjmë me qëndrime parimore por me instrumentalizim të çështjes për ardhje në pushtet nëpërmjet eliminimit të kundërshtarëve politik”.

Dhe e gjithë pasoja e kësaj sipas Kuçit mbetet “tjetërsimi i historisë, shkak i të cilit është Kurti së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, gjë e cila për zëdhënësen e PSD-së është jo vetëm e papranueshme por edhe revoltuese dhe shkas për rezistencë.

“Për neve me rëndësi është që Vjosa, në rolin e Presidentes së Kosovës, pra si institucion unifikues i politikës, do të duhej të mbante qëndrimin tashmë të etabluar që Ushtria Çlirimtare e Kosovës është historia jonë dhe është arsyeja pse sot kemi institucione legjitime”.

Kështu është shprehur Kuçi, kur është pyetur se cila është pritshmëria e PSD-së nga presidentja Osmani pas veprimit të së martës.

PSD-ja, e vendosi flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, si shenjë proteste ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Lidhur me këtë aksion Kuçi, ka thënë se mos përmendja e UÇK-së është fenomen “i një mendësie që ka ardhur në pushtet, një tjetërsim i UÇK-së nga historia e Kosovës”.

Ajo tutje theksoi se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar të njolloset lufta e UÇK-së, me qëllim që të eliminohen disa individë nga skena politike.

Një reagim të tillë e ka bërë edhe anëtari i kësaj partie, Zgjim Hyseni, i cili në një konferencë për media ka thënë se pa UÇK-në nuk do të ekzistonin institucionet e Kosovës përfshi edhe Presidencën.

“Institucionet e Kosovës, Presidenca dhe të gjitha tjerat nuk kanë kuptim as nuk shpjegohen pa UÇK-në. Pa UÇK-në këto institucione nuk do të ishin tonat, në fakt do të ishin ose kuislinge ose autonomiste. Të gjithë ne i dimë rrethanat ndërkombëtare dhe momentet që na sollën deri këtu”, është shprehur Hyseni.

Aksioni i kësaj partie jo parlamentare u zhvillua pas kritikave të bëra ndaj presidentes Osmani, me rastin e përvjetorit të Betejës së Koshares, ku ajo nuk kishte përmendur emrin e UÇK-së.

14 komente në ““Kurti lejoi që të njolloset UÇK-ja vetëm për ta eliminuar Thaçin nga skena politike””

  1. pjerini says:

    Nuk e çoi Kurti . Presidentin Thaçi e lane ne burg shqiptaert e Kosoves qe votuan kunder çlirimtareve te tyre. Keshtu humben shume ne imazh. Kjo do tu kushtoje.

    1. Iliria e bashkuar says:

      Ligjin nuk e beri Kurti. Politikanet e Kosoves jane viktima te vetvetes demokratike te shtyre nga Eu-Usa.

    2. Iliria e bashkuar says:

      Bravo Tema, edhe shkrimi me i pa vertet ka vend te ju, vetem qe te flasi keq per Kurtin ?!

  2. Operacioni Zjarri says:

    Hahaha po ku pjerdh Abini per Hashimin. Kosovaret ua treguan vendin te korruptuarve si Hashimi.

    1. Luan Ahmeti says:

      paske nevoje per operacion pas zjarrit qe te ka zene trurin

  3. Baliu says:

    Mjaullimat e deshtakve qe tradhtuan votuesit e vet, mbeten me gishta ne goje, dhe tash vegjetojne si vajtore te ngelaqave dhe kriminelave qe humben pushtetin. Bo e gjete, he mazamakeq.

  4. Zeqir says:

    SIDOQE TE VIJE PUNA HASHIM THACI ESHTE HEROI I GJALLE I KOSOVES.
    DERGIMI I TIJ NE HAGE VEPER E ALBIN SALI ILIR E BASHOVIC NUK JA UL VLERAT POR JA RRIT. AI DO TE KETHEHET NE LEGJENDE.
    ALBININ TA GEZOJE KOSOVARET TA MBAJNE ME SHENDET NE RRUGEN DREJT SERBISE.
    KETA TE SHQIPERISE ME 25 PRILL MARIN ATE QE MERITOJNE BASTUNIN E DAJ SAMIT NGA MBRAPA

  5. Enveri says:

    Ne Kosove ka arrite qe te ngadhenjeje mentaliteti ,se ata qe nuk ishin ne lufte,qe nuk ndihmuan luften, jane te drejte te pagabueshem,te paprekshem dhe munde te bejne gjithecka.Keta munde te fajsojne clirimtaret sa here tu doje qefi per vrasje per krime lufte, bile se jane vrare ndermjet .Edhe vrasjet qe bene sebet ja faktojne UCK.Te gjithe korrupcionin ja mveshin Clirimtareve por asnje denoncim,pasi ne realitet eshte ndryshe.Ky mentalitet per fate te keqe filloj te paraqitet qe gjate kohes se luftes nga LDK dhe perkrahesit e regjimit serbe.Tash kemi ardhe ne nje moment kur shtabi i UCK gjindet ne Hage.Vjos Osmani diten qe behet kryetare kuvendi e hoqi fotografin e Hashim Thaqit dhe e vendosi I Rogoven.Diten qe Thaqi niset per neHage V.Osmani behet ud persidente dhe qe ate dite filloj ta akuzoj dhe gjuaj me gure H.Thaqin..Eshte e vetekuptueshme se pa perkrahjen e A.Kurtit ajo nuk do mundeshte ne kete mase te nxjerr mllifin qe ka kundra UCK.Si po shifet A.Kurti per pushtet lidhe aleance edhe me djallin,pasi si duket djalli eshte vete.

  6. ramush says:

    Turpi eshte per ata te TRASHE qe e votuan si gomarin Kurti ashtu dhe thithlopen Osmani. Te dy keta jane antishqepetare.

    1. prizren says:

      a don me than turpi per me teper se gjysen e Kosoves qe sgjodhen albin Kurtin ?
      ik or pabuks e merr ndonje sufllaqe me mush barkun.

      1. Shijaku says:

        @Prizren,
        Populli qe votoi per Kurtin gaboi.
        Ti nisesh thjeshte nga numrat dhe mendon qe numrat nuk gabojne. Edhe numrat gabojne. Psh edhe Hitlerin e mbeshtesnin shumica apo Millosheviqin gjithashtu. Kjo nuk do te thote qe Kurti, Millosheviqi dhe Hitleri nuk ishte gabim i popullit? Pikerisht ne nejrez si ty pa arsye u mbeshtet Kurti dhe ju mashtroi…Ti po te jesh me llogjike na trego se si po e “fiton” Kurti paqen me Serbine apo Bashkimin Kombetar. Keshtu fol me ne shqiptaret dhe jo kodra mbas bregut…

  7. Ropt Ku ti keni says:

    Ketu vjen era anti-kosovë

  8. Ppp says:

    Perpara kurti mos ndalo asfaltoi te gjithe
    Sa per kete natyra kucin dhe per ti freskuar kujtesen mjeres
    Vv ishte kunder gjykates speciale nuk e votoi ishte thaci ai qe e deshi mbase e rrente mendja qe do e falnin dhe do paguanin vetem shoket
    Akoma mjerja ska publukuar akuzat kunder thacit por nejse ai thacin e ka varros me kohe armiku eshte kurti
    U gajasa kur pyeten ramen per fushaten e kurtit, “kaloje,kalo te pyetja tjeter” ishte pergjigja
    Hahaaaaa kur ska ai goje me fol ti mere duhet ta qepesh jo vetem per kurtin por edhe per bashen sepse rama don me bo bashkqeverisje
    Po i tregon popullit qe keta 30 vjet u kenaqem duke tall k… me ju,mjaft me tani do riformojme prap ppsh

  9. astrit says:

    Qytetaret e Kosoves me voten e tyre treguan se duan nje shtet pa hajna, e mite kot. Sot qytetaret e Kosove duhet te analizojne dhe te shohin arritjet e kesaj qeverie, nuk kane kohe per te humbur me peralla heronjesh, e andra oxhaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje