Ngazëllimi i portaleve të Metës e Berishës për deklaratën e Yuri Kim, çdo thonë kur SHBA të kërkojë njohjen e rezultatit të 25 prillit?!

14 Prill 2021, 12:56Politika TEMA

Reagimi në ekstazë e portaleve pranë opozitës mbi intervistën e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ishte politikisht një gafë e madhe, por që nga aspekti psikologjik duket u zbulua gjithçka.

Ishte një boomerang i madh që realisht shfaq edhe shqetësimin primar të korpusit real drejtues të opozitës: Sali Berishës dhe Ilir Metës në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Që këto zgjedhje mund të jenë realisht një referendum, por për të izoluar politikisht kundërshtarët potencialë të reformës në drejtësi.

Po çfarë tha ambasadorja realisht që solli atë situatë të ndërlikuar mbrëmë në orët e vona?

Ambasadorja në fakt ka përsëritur qëndrimin e qeverisë së SHBA që shqiptarët nuk duhet të votojnë për ata politikanë që kanë qenë kundërshtarë të erës së re të drejtësisë, kundërshtarë të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve politikë.

“Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht”, tha zonja Yuri Kim në intervistën për gazetarin Lutfi Dervishi.

E në këtë aspekt është e qartë se cili është sentimenti që njerëzit kanë për atë që ambasadorja e quajti “pandëshkueshmëria”. Janë pikërisht ata politikanë që kanë ndikuar në vite për të ngritur një sistem drejtësie që të mos ndëshkojë zyrtarët, të mos ndëshkojë qeveritarët që kapen me abuzim në detyrë. Dhe kjo ka ndodhur me Ilir Metën me rasin e videos me Dritan priftin, kur Gjykata e Lartë e cilësoi false një video që e panë të gjithë, ka ndodhur me rastin e Gërdecit ku u vranë 26 qytetarë të pafajshëm dhe ministry i Mbrojtjes Fatmir Mediu nuk u gjykua pikërisht duke u mbrojtur pas imunitetit parlamentar.

Ka ndodhur, kur u liruan të gjithë të arrestuarit për katastrofën e Gërdecit, vetëm se ata kishin një thesar si provë; provat e marrëdhënjes me djalin e kryeministrit Sali Berisha, Shkelzenin, si partner në punishten e Gërdecit. Ka ndodhur edhe me Lulzim Bashën me hetimet për Rrugën e Kombit, kur u shmang nga hetimi dhe më pas procesi mbi abuzimet me ndërtimin e asaj rruge.

Ishte e qartë, e pastër dhe pas asnjë dyshim në deklaratën e ambasadores Kim, që ajo u kërkonte shqiptarëve që të mos ushqejnë dhe shkojnë prapa atyre politikanëve që kërkojnë të vijojnë me pandëshkueshmërinë. E këtu të parët janë natyrisht Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Nuk mundet SHBA, nuk e ka bërë kurrë që të mbajë anë në një fushatë elektorale, por mesazhi ishte i qartë për këdo që e kupton këtë. Në tvvitter-in sqarues, ambasadorja ishte më e prerë, ku ka kundërshtuar ashpër pikërisht keqpërdorimin e mesazhit të saj në media.

Përgënjeshtrimin ndaj mediave të opozitës, ambasadorja e tha qartë: “Po shoh disa tituj të pavërtetë. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. Shtetet e Bashkuara NUK mbështesin ndonjë kandidat ose parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të bërë të ditur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit,”

Kush po blen vota në Shqipëri? Deri më sot është kapur një përfaqësues i LSI-së në Pukë, në flagrancë duke blerë vota. Kush po frikëson votuesit? Duke u thënë se do të bëhet name, do të ketë luftë, do të flijohem etj? Shumë e qartë.

Avokatia e panelistëve pro Ilir Metës për deklaratën e ambasadores Kim  dukshëm është e kotë, pasi të gjithë e kuptojnë se me kë e ka pasur diplomatja e SHBA.

Kush i është kudnërvënë asaj duke e cilësuar “mafia ndërkombëtare” dhe që “do e kapë për veshi”?

Megjithatë, nëse përkrahësit e opozitës e shikojnë deklaratën e ambasadores amerikane si inkurajim për të votuar kundër Edi Ramës është gjë e mirë, pasi në fund të fundit SHBA kërkon që shqiptarët të votojnë siç duan siç mendojnë dhe që qeverisja e ardhshme e vendit të zgjidhet me zgjedhje.

Po nëse ditën pas zgjedhjeve SHBA do të kërkojë nga forcat politike të njohin rezultatin, cili do të jetë reagimi i këtyre portaleve pro opozitës? Deri më sot, në gjithë këto vite, ambasadorja Yuri Kim është sulmuar sistematikisht nga këto portale, pikërisht sepse sipas tyre SHBA mbështet Edi Ramën apo është kundër Ilir Metës.

Në fakt SHBA nuk është pro Edi Ramës apo kundër Ilir Metës; SHBA është pro reformës në drejtësi, pasi e shikon si një vullnet i Shqiptarëve për të arritur standardet e një vendi të NATO-s, për të sjellë në këtë vend rrëzimin e pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.

Por është Ilir Meta dhe Sali Berisha, të cilët sidomos që nga viti 2016 kur u miratua Reforma në Drejtësi janë kundër SHBA dhe që e përsërisin vazhdimisht.

Ngazëllimi i portaleve për deklaratën e ambasadores Yuri Kim, ishte pikërisht pjesë e paranojës së tyre kundër SHBA, dhe kjo vihet re edhe në deklaratën e Artur Zhejit, i cili, thotë se nuk ka rëndësi ç’ka thënë ambasadorja, por rëndësi ka çfarë duam ne të perceptojmë nga deklarata e saj. E kjo është çështje për analizë psikiatrike e jo politike…

18 komente në “Ngazëllimi i portaleve të Metës e Berishës për deklaratën e Yuri Kim, çdo thonë kur SHBA të kërkojë njohjen e rezultatit të 25 prillit?!”

  1. Bujar says:

    Po pra po. Shqiptareve ju ka ardhur ne maje te hundes nga pandeshkueshmeria dhe korrupsioni. Por i ketyre 8 viteve. Se ambasadorja sfoli per para 2013!!! Foli per aktualitetin.
    Prandaj tani perdridhuni sa te doni. Po fjalet ishin qarte dhe te pakeqkuptueshme.
    Ne fund pa merak se do votoje populli jo ambasadorja.
    Por opinioni i saj thjeshtë ju fundos dhe me shume

    1. XHA JAHO says:

      ???
      Kjo është përgjigjia e shqiptarëve për Ilir Metën e Sali Berishën me Co.
      ???
      Tekun e xha Jahos, do të marrin në 25 prill.
      Në të sëmës do të venë.

    2. Kalec Dega says:

      Kur flet kukumjacka, ndgjoheni o milet….Cekun e Bardhe…ahahhahahhaha

    3. Ilir says:

      E zeme se eshte si è ke kuptuar ti o Bujar. Por, a do ta degjojme e ti japim te drejte zj. ambasadore dhe Amerikes, kur te na thone NJIHNI REZULTATIN, e MOS BENI RREMUJERA pas zgjedhjeve? E di qe… Nuk pergjigjesh dot,sepse as ke(keni) ndermend ta njohesh po humber.

  2. Lori says:

    Po ti ca halli ke Mero. Se ti je portal i Edi Rames.
    Ti pse je merzit.

    1. XHA JAHO says:

      ???
      Kjo është përgjigjia e shqiptarëve për Ilir Metën e Sali Berishën me Co.
      ???
      Tekun e xha Jahos, do të marrin në 25 prill.
      Në të sëmës do të venë.

  3. .... says:

    Hiq narcizin ambasadore!
    Respekte!

  4. .... says:

    Hiq narcizin grandioz deluzional ambasadore!
    Respekte!

  5. .... says:

    Hiq narcizin grandioz deluzional ambasadore!
    Respekte!

  6. .... says:

    Hiq narcizin grandioz deluzional ambasadore!
    Respekte!

  7. .... says:

    Hiq narcizin grandioz deluzional ambasadore!
    Respekte!!

  8. .... says:

    Hiq narcizin grandioz deluzional ambasadore!
    Respekte!!
    Une me PS jam por jo me kreun e saj!

  9. ..... says:

    Hiq narcizin grandioz deluzional ambasadore!
    Respekte!!
    Une me PS jam por jo me kreun e saj!

  10. albanian says:

    Qe qeverine ne shqiperi e ndryshon USA kete e di dhe nje femije kopshti.8 vjet ne pushtet 8 vjet ne opozite.Mire apo keq fatin tone ata e vendosin.

  11. Konjak says:

    Sado te mundoheni ti jepni kuptim tjeter fjales se Zonjes Kim , nuk mundeni te ndrishoni drejtimin baze te orjentimit qe zonja Kim i dha popullit ; votoni per demokracine , votoni per ndryshim , votoni per veten tuaj . Mesazhi i z Kim ishte i qart : O me perparimin , o me krimin . Tani populli , ne pergjithesi , doli nga ky 8 vjecar me humbje te medha , qoft me kriminalizimin e politikes –qe seshte nevoja ti permendim — , qoft me kriminalizimin e pushtetit qendror dhe periferik , qoft ne zhvillimin e pergjithshem te vendit , qoft ne mirqenien familiare , qoft ne politiken e jashteme . Prandaj fjales se z Kim mos u mundoni ti beni asnje interpretim tjeter vec asaj qe tha . Mesazhi i saj per ndryshimin ishte i qarte i lexushem i kuptushem . Populli gjene me te mire qe mund te beje , eshte , te zgjedh ate qe premton ndryshim dhe trasparence ; Por si ta kuptojme te verteten , do te thot dikus –me te drejte — e verteta duhet vertetuar , dhe ne e kemi mundesine . E verteta vjen si rrezultat i proceseve dialektike te te kuptuarit te ngjarjes sendit gjese . Kemi kaluar disa qeverisje , postdemokratike , me programe te ndryshme , por asnje permiresim te dukshem nukse duket , tani mbetet te vendosim ne pune , politiken pa eksese , pa shpifje e sharje , pa premtime boshe , pa rremujen e pa rremetin , politiken e qetesise e urtesise , sa shume te kerkuar nga populli . Pra e verteta jane keto tre zhvillimet qe tham me larte : Mohimi i mohimit te mohimit . Triada .

  12. Realpolitika says:

    KOMENTUESI …BUJAR ” NISHANI. PA MUSTAQE”
    DUHET TA KUPTOJ MIRE QE NE ZGJEDHJE VENDOS VOTA E POPULLIT SHQIPTAR.
    AMBASADORJA JURI KIM E KA PER ARMIQTE E REFORMES NE DREJTESI.
    SALI BERISHA E ILIR META QE BEJNE SIKUR KANE NE KRYE TE PARTIVE LULUSHIN E MONIKEN.
    HAJDE TE SHKUARA BUJAR …DHE MOS HARRO PRANO REZULTATIN E 25 PRILLIT ME KURAJO.

  13. Laberia ime says:

    Kimetia bene mire qe mos ta hap gojen dhe te bej punen per te cilen e kane ngarkuar, ate te perfaqesueses se nje shteti me nje shtet tjeter dhe asgje me teper. Le te lere shqiptaret te vendosin sepse keshtu si po vepron te ben te vjellesh..

  14. Beni says:

    Me sa di une ne USA nuk lejohet te futen dhe i eshte hequr viza Tom Doshit Sali Berishes Lul Bashes Petrit Vasilit ,nuk e kuptoj se si mund te thote ambasadorja votoni per keta njerez qe nuk ka fare llogjike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje