VIDEO: Plas grushti mes pasagjerëve, avioni niset me 5 orë vonesë

14 Prill 2021, 17:52Lifestyle TEMA

Një incident mes pasagjerëve ka bërë që një avioni të nisej me 5 orë vonesë nga aeroporti i Stambollit. Ngjarja ka ndodhur në fluturimin “TU216 ” në aeroportin e Stambollit në Turqi, ku siç shkruan gazeta britanike ” Daily Mail “, ka qenë një sherr mes pasagjerëv që ka shkaktuar vonesën e nisjes së avionit në fjalë.

Mësohet se fillimisht janë konfliktuar një burrë dhe një grua për vendin e bagazhit, ndërsa më pas në sherr janë përfshirë disa burra dhe gra të tjera.

Në video shihet edhe një burrë i cili godet dhe tërheq për flokësh një grua brenda avionit. Ndërkohë lidhur me këtë incident ka nisur edhe një hetim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje