Edi Rama: Si ka mundësi që Shkodra, që na tregonte modën, jetën matanë detit, arkitekturën, fotografinë, mbeti në dorën e Voltanës. I përgjigjet Ademi

15 Prill 2021, 19:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha gjatë takimit të tij elektoral se historia e Shkodrës do të flasë për këto 30 vjet se si ka mundësi, gjithë këto familje me tradita, me rrënjë të thella në histori, i gjithë ky komunitet që dikur iu tregonte shqiptarëve modën, jetën matanë detit, zanatin, arkitekturën, fotografinë, mbeti në dorën e Voltanës.

“Saliu na del demokrat dhe unë jam komunist. Saliu na qenka njeriu që e dashka Shkodrën dhe unë nipi i Veronika dhe Zef Kolombit qenkam njeri që nuk e dashkam Shkodrën. Unë që dhe fenë e kam dhuratë nga gjyshja ime shkodrane.

Unë qenkam i pafe, Saliu qenka besimtari që do shkodra. Ky është turp i dheut. Këtë turp ky dhe nuk ka për ta harruar. Kush merr pjesë në këtë turp. Historia e Shkodrës do të flasë për këto 30 vjet dhe do thotë ej si ka mundësi, gjithë këto familje me tradita, me rrënjë të thella në histori, i gjithë ky komunitet që dikur iu tregonte shqiptarëve modën, jetën matanë detit, zanatin, arkitekturën, fotografinë, i nxorri shqiptarët nga shtëpitë për t’iu bërë fotografi, mbeti në dorën e Voltanës dhe të ca tipave që të kapësh njërin ta përplasësh pas tjetrit dhe të mos nxjerrësh një gram tru. Çfarë doni të bëjmë ne më shumë.

Doni t’i hyjmë një transformimi të madh këtu? Ta bëjmë Shkodrën si Vlora, si Korça, si Shkodra. Mjafton ta bësh Shkodrën si Shkodra dhe e ke kryer.

Shumë mirë që nuk ka këtu projekte, ne do nxirrnim ata do thoshin 3D, se ata projektet i kanë fletore hallvaxhinjsh. Prandaj është Shkodra kështu. Ndërsa ne i bëjmë realitete. 3D ishte dhe aeroporti në Kukës. 3D ishin dhe shkollat që po ndërtohen një pas një pas tërmetit.

Janë shkolla të denja për t’i vënë në mes të çdo qyteti europian. 3D ishte dhe Shiroka. Kur e kam nxjerrë në fillim 3D ma nxinë jetën, sot është realitet. Është një pasqyrë e vogël e vizionit tim, e aftësisë sonë transformuese, por sot Shiroka është finalistë në konkursin më prestigjioz të arkitekturës europiane që jep çdo ditë një çmim për të cilin çdo arkitekt krenohet. Është pasqyrë se si mund ta shpërndajmë atë rreze mbi gjithë Shkodrën.

Malësia e Madhe është këtu. Kur e nisëm punën me Paulinin ishte më keq se Shkodra, ishte lënë në harresë. Shkoni në Vermosh se çfarë perspektive është hapur atje, është hapur puna, është hapur mendja, zemra e shumë emigrantëve që po investojnë për të bërë më krenari bujtinat e tyre.

Shikoni sa turistë shkojnë atje. Janë shumë pak. Me planin tonë 2021-2025 do jenë shumëfish turistët që do vijnë. Çfarë ishte Puka? Sot është destinacion turistik. Këto janë vetëm embrione të një shpërthimi, të turizmit dhe ekonomisë që ne e kemi përpara nesh.

Mjafton të vazhdojmë, të investojmë, t’i kthejmë projektet që kemi në realitet dhe Shqipëria nuk ka pse të mos bëhet ajo që ka pasur Zoti në mend kur u ul dhe e qëndisi.

Çfarë e ka penguar Shqipërinë të bëhet, robi i mbrapsht dhe mungesa e karakterit në momente të caktuara të njerëzve të kthyer në turma që pakënaqësinë, zhgënjimi ne kthejnë në një marrëzi duke shkuar pas Haxhi Qamilit”, tha Rama.

Ademi i përgjigjet Ramës

Kryetarja e Bashkisë Shkodër u është përgjigjur deklaratave të bëra pasditen e së enjtes nga kryeministri Edi Rama në një takim në këtë qytet.

Në një postim në Facebook, Ademi i thotë kryeministrit se edhe pas 8 viteve vijon të mos e kuptojë se pse, sipas saj, nuk e duan shkodranët.

Sipas kryebashkiakes, shkodranët nuk e kanë votuar dhe nuk do ta votojnë asnjë herë Partinë Socialiste.

Postimi i Ademit

Apologjia e humbjes e një individi të pashpresë!

Pas 8 viteve persekutim të Shkodrës, pranuar edhe me gojën e tij, nuk e kupton akoma pse nuk e duan shkodranët, pse nuk e kanë votuar dhe nuk do ta votojnë jo vetëm me #25Prill por asnjëherë! Sot nga Shkodra, iu kthye “humorit të zi”, duke i kujtuar persekucionin komunist, djali i atij që firmosi varjen në litar të një shkrimtari si Havzi Nela!

Po, ti je komunist dhe e demonstrove sot atë para Shkodrës, e cila të njeh dhe ta ka dhënë përgjigjen ashtu siç e ke merituar!

Po, ne jemi antikomunistë! Kemi qenë e do të jemi sepse kemi lindur të lirë dhe kështu do të qendrojmë!

Diversionet e ulta në Shkodër, fryma e përçarjes që kërkon të mbjellësh do të jetë fillimi i ndëshkimit tënd nga shkodranët e shqiptarët me #25Prill. Për 45 vite i rezistuam diktatorit komunist dhe për 10 ditë, do të bëjmë të dorëzohet edhe Edveri!

Ti as nuk e ke njohur e nuk do ta njohësh kurrrë Shkodrën. Ti nuk e ke vlerësuar dhe nuk mund ta vlerësosh kurrë atë, edhe pse rrekesh të gjesh lidhje në këtë qytet. Duke i përmendur, vetëm i ndot ata, kontributin dhe kujtimin e tyre në këtë qytet.

Ora jote po pushon, po ndalet! Pas 10 ditëve ti do të jesh thjesht një pensionist në politikë. Nga Shkodra do të vijë humbja që e ke merituar si askush tjetër në këtë vend!

41 komente në “Edi Rama: Si ka mundësi që Shkodra, që na tregonte modën, jetën matanë detit, arkitekturën, fotografinë, mbeti në dorën e Voltanës. I përgjigjet Ademi”

  1. Tepelena says:

    ky ose eshte budalla ose ben vete.
    me vertete ky akoma nuk e di se kush eshte ?
    or zoteri mjaft ofendove ne te gjith vendin. mjaft. cdo gje ka nje kufi. ti je bere me i poshter se enver hoxha.

    1. Kalec Dega says:

      Si ka mundesi Shqiperia dhe e ardhmja e saj ne duart e nje Piktori e Basketbollisti deshtak!?
      =
      I vetmi vend ne bote pa Hekurudhe/a dhe me nje President Hajdut te zgjedhur vete nga Edvin Rama.

      1. Trenisti says:

        Ti Kolec do te thuash se periudha te tilla si ajo e Enver Hoxhes me hekurudha, jane me te ndritura se sa periudha te tjera si fjala vjen e Sali Berishes ku jo vetem nuk kishte hekurudha por edhe shinat e se kaluares u vodhen per te ndertuar getot e Bathores?

      2. vezhguesi says:

        Tepelena me Kalecin qe hidhen dege me dege duke kerkuar gjurmet, kur Rama ju tregon veprat.
        Nuk besoj se Rama eshte i perkryer, por nje fjale e vjeter thote:
        “Mos i shiko gunen, por shikoji punen” Faktet flasin vete. Asnjehere ne vitet mbas 90-tes nuk jane bere aq ndryshime ne Shqiperi si ne keta 8 vitet e fundit. Merita i takon socialisteve dhe sigurisht edhe Rames.
        Kijeni inat, por jepini hakun-thote populli.
        Shkodra ka mbetur mbrapa cdo qyteti tjeter, pasi ka patur ne udheheqje njerez pa vizion, si Voltana Ademi e te tjere para saj.
        Vazhdoni ti jepni votat PD-se se shume larg do te shkoni me ata. Kesaj qe beni juve, populli i thote:
        Per inat te sime vjehrre, do shkoj te fle me mullixhine.
        Befshi qejf me Voltanen dhe sojin e sorollopin e SHQUP-it se vec sherrin ja keni pare dhe do vazhdoni tia shihni persa kohe ti keni mbi krye.

    2. Po nuk Jane Shkodrane ata qe i kane ber ato pune says:

      Po nuk Jane Shkodrane nga Qytetit Qe i kane ber ato qe thua ti more Zoti kryminister Jane krahinate afer Shkodres siq Jane Puka Dukagjini Hoti Malsija e Madhe e te tjera… Edhe teatrit i kan vue emrin e nje Burri Pukjane siq eshte Migjeni i madhe. Te gjesh Nje Shkodrane nga Qytetit ose krahinave afer ti siq jane Trush besnik dhe zgjume eshte shume e veshtire Jane komplet Turqe. Dhe Zoti i tyre eshte Erdogani

      1. O qyqar. Gjithmone ta kesh parasysh : nje njeri i zgjuar dhe i drejt nuk shan kurre.
        A nuk i ke vene re, vetem spurdhjaket shajne dhe ofendojne

    3. Këlyshët komunistë të Saliut says:

      Bravo Tepelena. Rrofte Saliu, që ja plasi Enverit m’u ne surrat me Mrs te Byrose Politike, duke e quajtur Hitler.
      Ore, kam parë enderr une, apo po flas përçart?
      Megjithëse, ti Tepelena i beson vertet keto përralla
      Nuk na the ku he ofenduar ti nga Edi Rama? Dhe nuk je ofenduar nga Basha, Saliu, dhe Meta?
      Apo ta ka bere Saliu mendjen pordhë?

    4. .. says:

      O tepelens, qe nuk je..eshte e vertet para 90 Shkodra dhe Korca kan qene qytete per te patur zili..Percarja dhe politika e kane len aty ku eshte…Jam nga jugu dhe gjithmon kam patur dhe do kem respekt per shkodranet..ju qe vetem villni vrer ne emer te politikes ju qifsha motrat e grate ku ti keni…

  2. nje qytetar says:

    Sepse ti o Gallof i dergove shkodraneve per te votuar per kryetar Bashkie ate Valdrin Pjerdhin me precedent penal qe nuk ben as per roje shkolle.

  3. Kapeshi says:

    Edi Rama eshte lideri me i mire qe ka nxjere ky vend ne 30 vjet

  4. Berti says:

    Keshtu flet nje atdhetar, edhe sikur te mos i kete rrenjet ne Shkoder, sic i keni ju, zoti Rama, rrenje qe tregojne dhembjen qe e ndani me ne per prapambetjen e ketij qyteti ku pasurimi vetiak i pushtetareve dhe jo interesat e komunitetit kane qene ne plan te pare tash 30 vjet. Mandati i trete i juaji, bashkepunimi me te gjitha forcat politike ne qytet, pa inate, pa udhera, pa ndarje krahinore a fetare, duhet ti ktheje lavdine e munguar ketij qyteti plot histori, qe Migjeni e quante “dashnorja e shekujve”, e qe si asnje tjeter i ka dhene shume jetes qytetare arberore qe shtyhet tej ne shekuj, kultures shpirterore jo vetem te treves por shume me gjere, emrit te nderuar te shqiptarit ne boten e djeshme e te sotme.

  5. Ppp says:

    O i paftyre o palaço ke po fyen me ate deklarate?
    Voltana eshte aty se ti desh i dorzove shkodren kriminelit apo ishe millosur dhe nuk te kujtohet
    Ti ne shkoder po te kishe burrni nuk duhet te shkelesh nga turpi

    1. vertino says:

      O ti me nick “Ppp””,po qenke shume rende o kaqol,shko merr ilacin se do vec ne p.sateme.
      Shkodra eshte e shkodraneve jo e shpellareve sic je ti pis njeri qe perdor nje fjalor te nje rrugaci.
      Fuck you all.

  6. dardan says:

    Une jam rritur ne Shkoder dhe jam i bindur ne perfundimin se shkodranet jane mendjelehte si venedikasit,
    iu pelqejne anekdotat, ushqimi i mire, muzika dhe seksi. Ne politike jane emocionale, naive dhe te cuditshem:
    Si mund te lene koken per nje Karaduz Tropoje?! Ndoshta pse agjentura serbo-malazeze eshte shume e fuqishme
    ne Shqiperine e Veriut dhe posacerisht ne kryeqendten e saj-Shkodren.

    1. Aleks says:

      Saktë,Shkodra është çerdhja ku agjenturat serbo-malazeze luajn Cirk.

      1. Bledi says:

        Si flet kjo karabushja Voltana sikur sot ra komunizmi
        Nqs ka parti qe e la Shkodren katrahure ajo eshte PD
        ose me sakte spiunat e komunizmit qe ndrruan parti ne demokraci dhe mos flasim per epoken Topalli kur burrnesha e linte qytetin te permbytej dhe vete frynte llogarine nga kolltuku ne Tirane .
        Historikisht PD ka qeverisur Shkodren dhe rezultati i arritjeve te PD ishte ikja masive e Shkodraneve.
        Me Voltanen do behet Shkodra Vuçidol se ate ka si model

    2. neri says:

      Bravo dardan, jam komplet dakort me ty.

    3. mik says:

      Dardan, je i marre apo shtihesh ?
      ” Shkodraneve ju pelqejne anektodat, ushqimi i mire, muzika dhe seksi “.
      Ç’ka kerkon me teper ti ne jete se keto qe shkodranet i praktikojne, idealet e partise ?
      Ti pelqeje njeriu keto dhe ta quash budalla vetem prej teje e degjoj.
      Ky qendrim tregon qe je rrite keq, ke pas jete te veshtire.

      1. Lani says:

        Vetem se ato per te cilat flet arrihen duke punuar ndonje çikë. E për punë nuk është se dalloheni shumë.

  7. Drita says:

    Zj Voltane eshte e denje per ate vend se eshte grua,eshte bije e Shkodres,eshte vajze e nje prej familjeve me te mira ne shkoder me breza eshte nene,bashkeshorte e mrekullueshme,e arsimuar shkelqyer.Cfare tjeter cilesi duhet te kete nje njeri ? Kete lloj do shkodra e pame cfare ofrove per kryetare ps vjet.

  8. Coli says:

    Mjerr Shqiperia qe mbeti ne doren tende,te Taulantit,Elises e Gramozit.Mos ja u qaj hallin shkodraneve se te japin uje ne bisht te luges e ti nuk e merr vesh as kur te arrish ne Tirane se atje ta sqaron ai i fiqve.

  9. Ata Qe kane ber Artin Kulturen Fotogafite Moden dhe Patrotizmin per Shqiprine kane Qene disa Priftrin katolike nga rrethinate e Shkodres e Jo nga shkodra mbrenda Qytetit se pse ata te Qytetit kane Qen te gjith anfalbetik veq ne paqin dite Turqis says:

    O Zoti Rama ata Qe permend ti kane Qene disa Priftrin katolike patrijota Shqiptare te mire shkollume ne perendimi.. Dhe Jo Shkodrane nga Qytetit mbrenda ose rrethinate afer ti por nga visit e tjera te Shkodres…Se pse Qytetaret dhe rrethina afer ti kan Qene te gjith dhe vazhdone te Jen ekstremista islamike ..Dhe po te them une myslimanet e Shkodres Jane ma fanatiket dhe pro Turqise se te gjitha myslimane e tjer ne Shqiprine.

  10. aleko says:

    Keto pyetje gjithashtu edhe une gjithnje ja keme bere vetes.. Si ka mundesi shkodra te perqafoje dhe mbeshtet per 30 vite nje parti dhe nje sali , qe vec 2 prillit asgje te mire dhetehajrit beri per shkodren…vertet per te ardhur keq, po cfar sndodhe ne kete shqiperine tone..

    1. Luan says:

      Shkodranët e tipit Voltana ngjasojnë si dy pika uji me fanatikët e diktatorit më të ndyrë të kombit shqiptar. Me parrulla anakronike vazhdojnë ende sot të mbajnë në errësirë të plotë një masë të madhe injorantësh. Turp për shkodranët që kanë mbetur si provincial të rëndomtë.

  11. buj says:

    A E DI QE GJITHE AJO KATRAHURE ME NJE KRYETARE QE I KA MBARUAR MANDATI, DHE NE KUNDERSHTIM ME LIGJIIN RRI ATY VETEM PER SHKAKUN TEND… EDHE PASTAJ TI DERDIMENI GJITHE KESAJ BON MORAL PSE TE SHANE NGA MAMI?..

  12. Ajet Delaj says:

    Shkodra vuan orjentimin e kulturen e saje pro perendimore qe 76 vjet .
    Shkoderlocja vendi me I begate qe Zoti ka krijuar mbi toke eshte nder qytetet me të varfera ne Shqiperi si pasoje e sundimit të koleres komuniste ne filozofi e praktike.
    Voltana Ademi vjen nga nje nder familjet me të medha e tradicionale të Shkodres ku padyshim edhe ajo si ne të gjithe eshte rritur ne epoken e krimit komunist ku ne Shkoder ka ushtruar terror të pa shoq.
    Voltana mund të mos jete e denje për ate post qe realisht nuk di e nuk mud ta them por kam bindjen qe e ardhmja e Shkodres gjendet ne historine e trashigimine e Shkoderes por kurrsesi ne kthimin tek trashigimia e erret komuniste.
    Me gjeni nje qytet ne tere boten me det e liqen dhe tre lumenj me fusha e male të bukura e pjellore por e varfer si Shkodera thjesht nga vazhdimsia e koperes komuniste.
    Nuk mendoj se ka nevoje Shkodra të orjentohet e drejtohet nga askush tjeter perveç bijve dhe bijave të Shkodres pasi dikur mesuesit shkodrane kane çuar driten e dies ne Sarande e Drenice.
    I bej thirrje Shkodraneve e gjithe shqiptareve qe të votoje bijte e bijat e lagjeve dhe qyteteve të tyre pasi ata me mire se askush tjeter percojne dhe ruajne kulturen dhe interesat e vendit qe i voton.
    Po ju garantoj se sot bijte dhe bijat e Shkodres e Malsise se saje jane arsimuar ne universitetet me prestigjoze të Amerikes e Europes e punojne ne institucionet prestigjoze të vendeve ku jetojne qe jane të zote jo Shkoderen por tere Shqiperine ta integrojne ne perendim atje ku realisht gjithmone kane kene Shkodra e shkodranet.
    Shpreh bindjen se e ardhmja e Shkodres eshte ne duart e shkodranve qe nuk guxojne të gabojne prape siç fatekeqesisht shpesh ka ndollur

    1. Lani says:

      I thu kulture perendimire ti ngritjes se bythes perpjete 5 here ne dite ne xhamite arabe te qytetit tend?!
      Shkodra nuk ka marre investime siç nuk kanë marrë as qytete te tjerë të Shqipërisë. Shikoni Fierin që derdh në buxhet të shtetit më shumë lek se Shkodra juaj dhe çdo qytet tjetër në vend. Çfarë investimesh ka marrë?!

  13. Hako says:

    Edi Rama, duhet te vuaje nga amnezia, sepse ka harruar qe ka derguar ne Shkoder nje kandidat per kryetar Bashkie, qe nuk ishte banor i Shkodres, si ishte pak i denuar.Duke e “zgjedhur” Voltanen kryetare. Pra nese Shkodren e ka lene ne kete gjendje, eshte 100% faji i tij dhe atyre qe e keshillojne.Gjithsesi qyteti i Shkodres nuk eshte aq zi sic don t’a shfaqi ai, por nje qytet i ngjashem me te gjithe qytetet e tjera, me te mirat dhe problemet e saja.

  14. Zeqir says:

    Qendron aty Volta ja se ja BERI peshqesh Ditziu Duke vene e perkrahur nje njeri te de uar dhe tani ka verejtje per EDI RAMEN por dhe Buthshati shkodran eshte nje bythqire qe edhe perpak shiti DETIN sipas porosine se ILIR Tradhetarit te greqireve por fale EDI RAMES qe e HOQI PASI po ja lepinte bolet MINISTRIT grek

  15. Amber iliri says:

    Voltana nqs antikomunist do te thote prapambetje e plehra ti je ne rregull.

  16. Shkodra dhe shkodranet do te vuajne sa te ndjekın nga prapa PD dhe Voltana Ademın kjo me qendrımet e saj eshte kunder jushe Kjo quan Edı Ramen komunıst nuk e dı nga ı del ky konkluzıon Edı eshte ı parı qe u kacafyt me Salen se ky brohorıtı ne metngun etıj per Ramız Alıne,Shkodra eshte kunder vetes se vet Ne kohen e Zogut u caktua sı deputet Bajram Currı dhe shkodranet nuk e pranuan se ıshte nga Tropoja sıc e duan tropojanet Salen e pranuan Zonja voltana pote sqaroj per Avzı Nelen qeu denua me varje Ate nuk e denoj as Edı Rama e as Krıstaq Rama aı pra Avzıu denoj veten per dy vrasje me pasoje vdekje ne kohen e monızmıt,Sıpas teje me kete akte duhej te dekorohej mesuesı ı Surrojt Mbsı vrau te parın ıshte ne burge me denım 25 vjet dhe prıste shkallen elarte per vendım tjeter,Pas kesaj ı merr armen polıcıt gardıan dhe e vret edhe ate,
    Shkodra dhe shkodranet te mbledhın veten dhe te largojne Voltanen,Nje shprehje eurte per te cılat dallohen shkodranet thote Kur ta keme mıre meperendıne nuk me duhen shejtat qe ı bejne fresk,

  17. Ppp says:

    I pafytyre dhe palaço quhet ai njeri qe kerkon te shtrebnoj ralitetin dhe rama po e ben me voltanen
    Ralitetin ta ka pasqyru komentuesi me posht “buj”
    Sidoqofte rama eshte figure politike dhe ofendimet si i paftyre palaço per nje politikan jan minimumi qe mund te presin
    Kurse me ty ndryshon puna qe grricesh me njerz qe nuk njeh e nuk te njohin uroj per per ty mos kem maru ilacet se si dihet pastaj kush shkon ne p. te satome

  18. NNP says:

    SHKODREN HISTORIKISHT E KANE CIVILIZUAR TE ARDHURIT DHE FSHATRAT PERRRETH SEPSE QYTETARET JANE KOQE KANDARI SOT E MOT
    KURSE ATIJ IDIOTIT QE THA SE MIGJENI ISHTE PUKJAN I THEM TE KRYPSHA TRUTE QE NUK E DIN SE MIGJENI ESHTE ME RRENJE E ME DEGE DIBRAN NGA ORTODOKSET E REKES..

  19. sali says:

    shkodranet ndryshe nga sa jemi degjuar prej kohesh jo vendi kultures jo i dijes e terci verci jane qyteti me fanatik partiak e me nivelin me te ulet ,per hir te fanatizmit partiak jane dakort te vazhdijne tju vijne nga mbrapa akoma kufomave qe nuk jane as per vehten dhe te lene qytetin dhe te ardhmen e femijeve te tyre ne kete derexhe,Ndoshta kohe me vone kur tju hapen syte do ju vije turp nga vehtja

  20. .. says:

    O tepelens, qe nuk je..eshte e vertet para 90 Shkodra dhe Korca kan qene qytete per te patur zili..Percarja dhe politika e kane len aty ku eshte…Jam nga jugu dhe gjithmon kam patur dhe do kem respekt per shkodranet..ju qe vetem villni vrer ne emer te politikes ju qifsha motrat e grate ku ti keni…

  21. Asht turp per Shkodren dhe shkodranet me e lane qytetin e tyne te bukur ne doren e Voltanes te Sali Berishes apo te Lul Gjumash Arithmetikes! Shkodrane çonju prej gjumit 30 vjeçar dhe shihni ndryshimin e madh qe asht ba ne te gjithe Shqipnine.Kerkonje at ndryshim Edi Rames edhe per Shkodren!
    Çka Ju bani Sali Berisha tash 30 vjet? Sa rruge hapi ai? Sali Berisha asht pasardhesi i Enver Hoxhes,komunisti qe mori ne mbrojtje te gjithe Byrone Politike ,i “denoi ” per kafe dhe i amnistoi tue i damshperblye miljona,ndersa ish te burgosunve nuk u dha ma shume se nji kist !
    Shkodrane,qytetare te nderuem te ketij Qyteti me nji te shkueme te Lavdishme dhe te ardhme te ndritun, Ju ftoj ,une bashkqytetari i Juej demokrat, qe na mashtroi Sali Berisha ,mos u rreni ma, por Votoni kesaj here Partine Socialiste dhe i kerkoni Edi Rames:
    1 Rrugen nga Shkodra-Prekal-Fierze Gjakove qe e lidh Shkodren me Kosove dhe qendren e Gadishullit Ilirik.
    2,Rrugen Hekurudhore prej Shkodre-Prekal Fierze -Gjakove per me e ba Shkodren nyje kryesore transportit mallnave ne Gadishull.
    3 .Sistemimin,thellimin dhe diga per gjate lumit te Kirit ,Drinit per ta mbrojte Shkodren prej permbytjeve po thuejse te pervitshme.
    4.Thellimin e Lumit te Bunes ,ndertimin e digave per gjate tij ,ndertimin e portave qe hapen ne Freskanjel per te lejue futjen e anijeve pergjate gjithe lumit ,tue e kthye ate lum te lundrueshem dhe Shkodren nji port lumor dhe liqenor te randisshem sic ka kene ne te shkuemen.
    A dini te nderuem qytetare se rrugen per ne Europe ,Shqipnia e ka nga Shkodra? Jepini mundesine Edi Rames ti realizoje keto Vepra Jetedhanese per Qytetin tone!
    Keto Ju duhet tja kerkoni Edi Rames dhe Ai ka per tia ba Shkodres.Mbas ketyne investimeve ,per pune jeni Ju te vetmit qe dini tia delni mbaré! E kush e ka zhvillue ma shume se Ju qytetin e Shkodres,i vetmi me industri qysh ne kohen e Zogut,me tregtare dhe tregtine ma te zhvillueme ne Ballkan,me shkolla qe per nga niveli ishin si ma te mirât e Europes.Jepini Lavdi dhe emen te madh Qytetit te Rozafes,Shkodres tone te bukur.Votoni te pakten nji here dhe provonje Edi Ramen! Te jeni te bindun Ai nuk ka me Ju zhgenjye.

    1. petrit says:

      Sikur Kryeministri duhet te jete pergjegjes per te gjithe territorin e Republikes?, cfare e pengoj (pervec mosdashja), qe te beje investimet e mesiperme , ose te pakten te bente projektet dhe fillimin per investimet e mesiperme. Ka 8 vite qe udheheq shqiperine, nuk jane pak, Pastaj persa i perket Bashkise , socialistet nuk munden me e fitu as atehere kur nuk kishin kundershtar, por derguan nje njeri qe nuk i perkiste Shkodres dhe per me teper te denuar. Faji per gjendjen ku eshte shkodra eshte shume dimensional.Gjithsesi e tere shqiperia eshte pak a shume si shkodra, rremuje dhe e parregullt.

  22. Oketo says:

    Edi Rama ka ndryshuar pamjen e gjithë qyteteve të Shqipërisë!
    Do ta bente edhe per Shkodren, por beri autogol pasi humbi zgjedhjet lokale 2019, megjithese në gare ishte vetëm kandidati i PS !!!!!!

  23. luan says:

    SHUME QEHARAKE. POSHTE BIJTE E KOMUNISTEVE DHE RROFTE SALI KRYEKOMUNISTI, RROFTE CLIRIM GJATA, ILVI KASO (BIR ISH PROKURORI)DHE PLOT SYRESH. NUK KANE FAJ INJORANCA TA ERESON MENDJEN. SHKODRA NGA KRYEQENDRA E NDRITUR E VERIUT ESHTE SHNDERRUAR NE KRYEQENDER KATUNDARIE.

  24. mirditori says:

    kjo Voltana vetem per kryetare Bashkie nuk ben, per te tjerat eshte ok.
    Si ka mundesi qe nuk perseriten zgjedhjet lokale ne Shkoder per me rizgjedh kryetarin apo krietaren e re te Shkodres. Askush nuk flet per kete por merren me tangat e Rames dhe Voltanes.
    Nuk e kuptoj dot.

  25. Analfabeti says:

    Une u habita me ate gocen Edona e PS qe foli dje. Habitem se si ka mundesi ajo eshte shkodrane. Ishte e hera e pare ne 30 vjet qe dikush me theks shkodran nuk ishte banal, injorant dhe i dhunshem ne fjalor. Fliste shume bukur, paster dhe kishte energji pozitive. Megjithate zor se ndryshojne ne Shkoder. Njerezit aty jane aq tru shplare nga Saliu dhe PD saqe veshtire te vij ndryshimi. Une do shtoja nga ato qe tha Rama se si ka mundesi qe qyteti qe futi komunizmin ne Shqiperi sot ben sikur nuk njeh historine e vet. Komunizmi u fut ne Shqiperi nga Shkodra qe themeloi grupin e pare komunist ne Shqiperi me 1934 me Qemal Stafen dhe me vone e perhapen ne gjithe Shqiperine. ishin ne kohen e Enverit 40 vjet fanatiket me te medhenj te komunizmit. Keto jane fakte, te tjerat jane pordhe me rigon thote populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje