Përse po luhet me zjarrin në Vlorë dhe si po bashkëpunon Ilir Meta me Bujar Leskajn, kundër Edi Ramës?

15 Prill 2021, 17:51Politika TEMA

Edi Rama kandidon i teti në Durrës dhe i teti në Vlorë në siglën e Partisë Socialiste. Në zgjedhjet e vitit 2017, i teti në Durrës dhe i teti në Vlorë ishin historitë e suksesit të PS-së.

Në zgjedhjet e vitit 2021, për t’u dhënë socialistëve mesazhin e dyshemesë nga ku PS nuk duhet të zbresë, udhëheqësit e qarqeve dhe vetë kryetari i PS e vendosën veten në limitin e fundit të listës fituese të 2017, me qëllim mobilizimin e bazës për të ruajtur rezultatin apo për ta kaluar atë.

Ndryshimi i kodit që u jep mundësinë kryetarëve të kandidojnë deri në katër qarqe, bëri që Edi Rama të mos braktisë as Vlorën ku është zgjedhur prej dy mandatesh deputet dhe as Durrësin, pikën më të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Durrësin Rama e zgjodhi si simbolikë të planit të tij të rindërtimit.

Durrësi ka qenë një qark i vështirë si për socialistët dhe për demokratët ndër vite, rezultatet zgjedhore asnjëherë nuk kanë bërë që të prevalojë njëra apo tjetra palë për ta konsideruar Durrësin bastion.

Zgjedhjet e fundit Durrësi vërtet u dha socialistëve 8 mandate, por 8 vitet e qeverisjes, tërmeti dhe pandemia më pas, e kanë lodhur dhe konsumuar qeverisjen.

Rindërtimi ndoshta nuk ka ecur me ritmin që Edi Rama do ta kishte dëshiruar një vit më parë dhe pandemia ka luajtur një rol të rëndësishëm që nga dalja nga vëmendja dhe axhenda e ndërkombëtarëve për financimin e ndërtimit të shtëpive pas tërmetit, qoftë edhe për uljen e ritmeve të punës krahasuar me kohë normale.

Por pavarësisht kësaj, edhe aq sa është bërë, dhe nuk është bërë pak, nëse u besojmë sondazheve, i jep Edi Ramës një shans për të ruajtur të tetin, pa llogaritur formulën pa koalicione, fushatën agresive në terren apo aktorët lokalë si Lefter Koka që dikur mblidhte mandatet e LSI-së.

Por teksa sondazhet tregojnë një rënie drasttike të LSI-së në rang kombëtar, edhe në Durrës, treguesi i të gjithëve është rritja e PD-së. Nëse nga njëra anë kemi një LSI që bie, në anën tjetër kemi një PD që ringrihet krahasuar me 2017.

Nëse katër vjet më parë LSI merrte dy mandate në Durrës, fakti që këtë vit diskuton edhe një, tregon shumë se kush po e zhvillon betejën në këtë qark.

Nga selia blu, Durrësi konsiderohet si një nga qarqet që duhet të bëjë përmbysjen, duke e kthyer rezultatin në të kundërt krahasuar me 2017.

Nëse socialistët kërkojnë të ruajnë kuotën, sondazhet e japin të pavendosur të tetin për PS, duke anuar më shumë nga 7. Me këtë skenar Edi Rama fiton mandatin vetëm nëse thyen listën e partisë.

Në Vlorë, në 2017, PS mori 8 dhe për pak qindra vota mund të kishte rrëmbyer edhe të nëntin mandat që i shkoi LSI-së me Shkëlqim Selamin, të cilin sot Ilir Meta e sulmon ashpër për shkak të kalimit me Rilindjen dhe arsyeve të tjera që lidhen pikërisht me kandidimin e Ramës si numri tetë i listës.

E nëse në Durrës rreziku që PS të mos marrë 8 është më i madh se shansi që ta fitojë atë, në Vlorë po shihet një aleancë e pazakontë mes të parit të qarkut të PD-së Bujar Leskaj dhe presidentit të Republikës kundër Edi Ramës.

I vetmi president që është rreshtuar hapur në fushatë kundër Kryeministrit dhe Partisë Socialiste që nga viti 1997, fushata e fundit e Sali Berishës si president i Republikës.

Një njeri i zakonshëm kur sheh këtë përqëndrim të fuqishëm të Ilir Metës në Vlorë, agresivitetin e tij të javëve të fundit në këtë qytet, shoqërinë me një drejtues politik kundër një drejtuesi tjetër, injorimin nga ai dhe drejtuesit e LSI-së të të parit të listës së LSI-së, pra një sërë veprimesh që një kryetar shteti si kurrë më parë nuk e ka bërë, ndonjëherë dhe krruan kokën për të kuptuar se ku do të dalë me këtë fushatë presidenti.

Retorika për vjedhjen, blerjen, shitjen, kleringun e votës, shantazheve dhe premtimeve për vende pune për këdo që i dëgjon e kupton që është vetëm fasada me të cilën politika gjithmonë fsheh mëkatet e veta të së kaluarës.

Atëherë përse po luhet më zjarrin në Vlorë? Përse retorika luftarake parasheh trazira në 26 prill, ndoshta edhe më parë, ditën e zgjedhjeve me demaskime në portale denoncimesh apo qytetarin dixhital?

Me LSI-në gati inekzistente për të marrë mandat në Vlorë, me PD në rritje, duke pasur si bazë fillestare 3 mandatet e 2017, dhe duke synuar të katërtin, me PS-në që pavarësisht punëve që ka bërë në këtë qark mund të vuajë edhe këtu konsumin e tetë viteve, pakënaqësitë dhe inatet e vetë vlonjatëve që mund të zihen edhe me detin në mëngjes, siç e thonë edhe vetë me humor; me sa duket strategjia është për të goditur mandatin e tetë të PS-së, duke bashkuar forcat mes LSI-së dhe PD-së, qoftë edhe duke djegur mandatin e Luan Ramës për t’ia lehtësuar PD-së, por me qëllimin që Edi Rama të humbasë në listën e mbyllur.

Si në Durrës edhe në Vlorë, nëse PS humbet të tetin, edhe pse në të dy rastet Rama mund të thyejë listën me votë personale, përçse i heq PS-së dy mandate, aleanca Meta-PD synon që nesër Ilir Meta si president t’i thotë kryetarit të PS-së se populli nuk të ka zgjedhur kryeministër, sidomos nëse merr 70 e më pak mandate.

Në këtë mënyrë, vendi hyn në një destabilitet politik, një krizë që mund të përfshijë presidentin, parlamentin dhe partitë dhe që mund të zgjasë me muaj të tërë e që zgjidhjen mund ta ketë në një palë zgjedhje të tjera.

Prandaj deri në 26 prill do të dëgjojmë shumë gjëra të tilla, çudi, skenarë me luftë, prerje duarsh e prerje kokash dhe që në vesh do të na kumbojnë si batuta filmash: “Kulla e barit do të digjet!”; “Kulla e barit nuk do të digjet”. I gjithë zjarri bëhet për mandatin e 8 të listës së Vlorës të Edi Ramës.(SI)

17 komente në “Përse po luhet me zjarrin në Vlorë dhe si po bashkëpunon Ilir Meta me Bujar Leskajn, kundër Edi Ramës?”

  1. Gaetano says:

    Tek kjo foto na kujton filmin keshilltaret, meta rucit.. mba shenim abedin. Rama metes, te qofte burgu i lehte pasha. Gjiknuri metes, ne rolin debatikas, genci dhe agimi,murrizi..ec aty te pifsha dolline
    Si gjithmone mungon ai mas shpine, plaku mere

    1. sancho panca says:

      Arsyetim i pallogjike.
      Krymeistri nuk zgjidhen nga populli, deputet po.
      Kryeminister zgjidhet kryetari i partise qe fiton zgjedhjet, keshtu qe nese kryetari i partise qe fiton zgjedhjet dhe mund te mos kandidoje per deputet fare, mund te behet kryeminister.

      Se ca thote Likja eshte uje ne hava..thjesht nuk i duhet vajtur nga prapa.

  2. SPAK says:

    Ska shanc qe Lesh e lia dhe PD te te na kthejne edhe njehere ne nje vend rrumpalle. Keta hajduter duhet te perfundojne ne Rec dhe pasuria duhet tu konfiskohet.

  3. TAFUS KUDUSH says:

    O Likja i Mona…… më 25 prill, nga populli Vlorës, do të keshë ????????? nëntë bryla deri në grykë, bashkë me ????????? nëntë gishta në bythë.
    O Likja i Mona …….më 25 prill, nga populli Durresit, do të keshë ????????? nëntë bryla deri në grykë, bashkë me,????????? nëntë gishta në bythë.
    Të fala Rexhepit, Fiqiretes dhe mos harro Moniçka ………..

  4. Hidro says:

    shkrim i bere me bythe

  5. ROMINA says:

    Shkrim i dobet, pa fakte dhe argumente. Partia Socialiste merr 9 mandate ne Vlore , dhe 9 mandate ne Durres.
    Vlonjatet jane mirenjohes per ate qe ka bere Edi Rama per kete qytet. Investimet qe ka bere Edi Rama per Vloren nuk jane bere per 100 vjet te marra se bashku. Me aeroportin , mbarimin e plote te Lungomares deri ne Orikum, dhe ne krahun tjeter deri ne Zvernec, Portin turistik, Vlora do te behet per 4 vjetet e ardheshem , xhevahir i mesdheut.
    Nga ana tjeter ne Durres filloi cmontimi i vinxhave ne Port, i cili do te behete Port turisti, per krocera dhe jahte. Porti tregetar do te zhvendoset ne Porto Romano. Jane 2 miliard usa qe do te hidhen nga Kompania EMEAR , me e fuqishmja ne bote. Besoj e keni degjuar intervisten e perfaqesuesit te EMAR, i cili tha qe une do te vij ne Durres per te investuar 2 miliard usa , vetem se eshte Rama kryeminister. Durrsaket jane ne mencur e besojne kete .
    E besojne sepse edhe per rindertimin e shtepive dhe apartamnete ne Dures eshte bere pune e madhe. Po ashtu shumica ne Durres kane marre para ne dore nga Bashkia, nga 1 miljon deri ne 5 miljon per rinderimin e shtepive te tyre te demtuara nga termeti. Kush te ben shtepin ete ka dhene jeten.
    Prandaj ne 25 prill do te shikoni ne dy qytete Vlore dhe Durres nje mobilizim te papare per te dale dhe votuar Partine Socialiste.

  6. ROMINA says:

    Shkrim i dobet, pa fakte dhe argumente. Partia Socialiste merr 9 mandate ne Vlore , dhe 9 mandate ne Durres.
    Vlonjatet jane mirenjohes per ate qe ka bere Edi Rama per kete qytet. Investimet qe ka bere Edi Rama per Vloren nuk jane bere per 100 vjet te marra se bashku. Me aeroportin , mbarimin e plote te Lungomares deri ne Orikum, dhe ne krahun tjeter deri ne Zvernec, Portin turistik, Vlora do te behet per 4 vjetet e ardheshem , xhevahir i mesdheut.
    Nga ana tjeter ne Durres filloi cmontimi i vinxhave ne Port, i cili do te behete Port turisti, per krocera dhe jahte. Porti tregetar do te zhvendoset ne Porto Romano. Jane 2 miliard usa qe do te hidhen nga Kompania EMEAR , me e fuqishmja ne bote. Besoj e keni degjuar intervisten e perfaqesuesit te EMAR, i cili tha qe une do te vij ne Durres per te investuar 2 miliard usa , vetem se eshte Rama kryeminister. Durrsaket jane ne mencur e besojne kete .
    E besojne sepse edhe per rindertimin e shtepive dhe apartamnete ne Dures eshte bere pune e madhe. Po ashtu shumica ne Durres kane marre para ne dore nga Bashkia, nga 1 miljon deri ne 5 miljon per rinderimin e shtepive te tyre te demtuara nga termeti. Kush te ben shtepin te ka dhene jeten.
    Prandaj ne 25 prill do te shikoni ne dy qytete Vlore dhe Durres nje mobilizim te papare per te dale dhe votuar Partine Socialiste.

  7. Skenderbegasi says:

    Vlora ka qene identiteti luftarak I
    egzistences shqiptare, ku kulmojne
    ngjarjet me madhore historike dhe patriotike.
    Mos e hidhni Vloren dhe Vatanin ne duar me te liga dhe ne forcat me te erta antishqiptare dhe votoni nipin tuaj Edi Rama dhe PS, per ti dhene dermen perfundimtare kesaj kopeje vampiresh.
    Vlora kesaj here duhet ta bej me shume se kure fora.
    Shikoni se c’po bene I mari nga
    Skrapari.

  8. Shaqo says:

    O L.b. konsum quhet kur nuk mbetet gje, kur nuk ke fuqi te ecesh perpara por ngelesh ne vend e me pas ecen prapa se nuk te mbajne kembet.
    Qeveria dhe Edi ecin vetem para me gjithe ererat e keqija qe fryjne ne kete vend si nga opozita por edhe nga ju qe nuk keni asnje argument, por perdorni fjalet klishe, se duhet te jete konsumuar, packa se nuk gjeni ku eshte konsumuar. Kembes t’i bini nuk ka lodhje PS, duke djegur ferrat e barerat e keqija qe dalin rruges, nuk ndjen lodhje e konsum, ngjitet drejt majave duke cuar perpara Shqiperine, duke i dhene vend nderi midis te tjereve ne Evrope e bote.
    Po, e vertete eshte se ka shume shqiptare antishqiptare, “kemi midis nesh shume armiq e tradhetore, pu pu mos u qofte thene, vec qe s’kane gje ne dore…”
    ,

  9. ilir monika says:

    iliri eshte cmende se saliu i ka cuar prapa zv e gazidedes me dosjen e gjyqit 700000 se dhe te floririe, prandaj i duhet luftuar shume qe te prish zgjedhjet, mbasi e dijne se nuk fitojne. keshtu realizon edhe planin ruso-serb per destabilizin ne kohen e stervitjes madhe qe po tmerron rusine, berishen, meten, ptinin e vicicin. vlora duhet ti treoje vendin paramilitarve te berishes, metes e te komanduar nga zv i arkanit agronn kulici

  10. Koli says:

    Vlonjatet dihet qe jane te Majte.Edi ka bere shume per Vloren,dhe pastaj sikur nuk ka kuptim te votosh per Lulin dhe Liken,kur Babai i tyre shpirteror(Sala),i nisi Tanket dhe Avionet Vlonjateve per ti zhdukur.Vlora e gjithe duhet ta rrespektoje Edin per gjithcka qe ka bere dhe do beje per Vlonjatet.Jepini votat tuaja Edit qe dyshes Kriminale Sala-Like ti vije Ngordhja.Me rrespekt per Popullin trim Lab,nga nje Emigrant.

  11. Loni pe Kolkondasi says:

    Ca thote kryetari i Bashkise ne Vlore, do ta mbeshtese Ramen apo jo? Rama e donte deputet per te maksimizuar votat, ky nuk pranoi. Tani po ja fusin edhe keta te PD-LSI Luan Rames vetem qe te gjitha votat ti shkojne PD. Duket Rames po perpiqen ti fusin ujin nen rrogoz. Alarmi qe jepet me anen e ketij shkrimi duhet marre seriozisht nga PS, ndryshe nuk i dihet cfare ndodh.Rama tashti po del me poture. Kuptohet, sado te dhjese nga frika Rama, poturet jane te gjera dhe ato nuk mbushen me kollaj, por dreqi e merr vesh…

  12. Ilir says:

    Likja po le Vloren se e con Mona me zor qe te kapi votat ne Durres.
    Pazar i bere. Po len votat e Vlores PD -se qe kjo ti ler ca vota Mones ne Durres.
    Siduket e qan vendin ne Elbasan. E luajten keq ne 14 mars dhe e humben Elbasanin.

  13. Edlira says:

    Te gjithe “trashegimtaret” e Enver Hoxhes…nga ish-ministri i Puneve te Brendshme ne Byrone Politike Gramoz Ruci e deri tek Edi Rama alias “Miss Cocaine”…Sigurimsat, spiunet dhe drogaxhinjte do e bejne Shqiperine!?

    ???????????

  14. Arber says:

    Vlora dhe Vlonjatet jo me kot kane bere historine , sepse kane ditur gjithine te rreshtohen me fitrimtarin , me te drejten dhe me te mire e atdheut .
    Jo me kot Vlora pesoi tragjedine me te madhe ne 97 sepse nuk i doli krah serbovicit qe dogji gjithe Shqiperine per karriken e tij . E si mund te harroje Vlora pallatin mbi det per ti treguar te gjitheve se vizioni i zhvillimit te Lulit per Vloren eshte grabit cte mundesh e gjesh shesh per te bere pershesh . Si mund te harroje Vlora se Luli eshte thjesh nje kukull qe luan sipas fijeve qe e terheqin nga prapaskena Meta me Berishen,Ky i fundit per te mbrojtur miliardat dhe aferat e femijeve te tij , kurse Meta per te shpetuar se pari koken e tij .Vlora nuk harron por edhe vlereson kete transformim qe ka bere veten keto 8 vitet e fundit te cilat i kane dhene vleren e nje qyteti te lakmuar dhe nje poli rendesishem turizmi .
    Shikojeni Vloren sot dhe krahasojeni me ate te tetet viteve me pare . Vlora voton zhvillimin , voton Ramen si ideatorin kryesor te ketij zhvillimi .Prandaj Predidentit i ka ikur fiqiri dhe kerkon te turbulloje ujerat ne Vlore .E ka te kote Vonjatet kane treguar se dine me mire se gjithkush te ndaje atdhetaret nga tradhetaret .

  15. Xhejms says:

    Shkrim i gjate, por nuk thote gje

  16. vilson naci says:

    Nje hartim shume i bukur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje