Edi Rama: Shkodrën e mban peng Enver Hoxha, PD shpalli tradhtare Jozefina Topallin

15 Prill 2021, 18:44Politika TEMA

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një takim elektoral në Shkodër, ka thënë se këtë qytet po e mban ende peng Enver Hoxha, pasi qytetarët sipas tij luftojnë ende komunizmin që nuk ekziston.

Më tej Rama tha se PD e Shkodrës, që sipas tij nuk lejon zhvillimin në qytet, shpalli tradhtare Jozefina Topallin. Por sipas Ramës, Topalli nuk është tradhtare dhe as shoqja e tij.

Shkodrën e mban peng Enver Hoxha, akoma sot me hijen e tij. E mban peng me atë që quhet Partia Demokratike e Shkodrës.

Vetëm hija e Enver Hoxhës në tru mund të shpallte Jozefina Topallin tradhtare në PD. Jozefina Topalli nuk është shoqja ime, nuk ka asnjë lidhje me atë që unë dua të shikoj tek një grua që mund të përfaqësojë Shkodrën.

Po të shpallet tradhtare? U marrtë e mira që keni 30 vite që luftoni komunizmin, cilin komunizëm po luftoni. Unë komunisti dhe Sali demokrati (qesh).

Ej a jeni në vete, a jeni në tru të kokës, a ju ka ikur mendja dhe nuk do të ktheheni akoma. Kush është komunist këtu?”, tha ndër të tjera Rama.

7 komente në “Edi Rama: Shkodrën e mban peng Enver Hoxha, PD shpalli tradhtare Jozefina Topallin”

  1. 007 says:

    ça flet dokrra mo 12; shkodren Enver Hoxhe , e ka vrare ; e ka burgos ; ka shku ajo kohe; qe nuk mori nenshkm popullor regjimi Hozha ; se e moret ju te lindurit ne blloke ; e te punsum ne blloke ; Sale krimineli , qe e denoje per kafe bushtren Hoxha! Merr nje vize se vjen ne terezi me tall bythen me popullin hajdut. Sa per Topallin ajo perfitoje shume pasuni ne drejtimin e PD, ka vila e dyqane pa fund ; po dorzoni pasurit; hajdute.

    1. Edhe une them keshtu says:

      Edhe une jame dakorte me ty ne ket pike se pse Sherri i Enver Hoxhes kriminelit nuk do na ndahet te pakten edhe 50 vite se pse Enver terroristi vrave dhe burgosi te gjith patrijote dhe te shkollumit.. Dhe la mbrapa disa klysh si Sali Berishen dhe Fatose Nanone.. Kote e kane edhe ata Qe kane vujtur nen rregjimin terroriste te Enver Hoxhes Qe te mbeshtesni Sali Berishen se pse Sali berisha eshte nje lloje si Enver Hoxha terroristat vrase

    2. gjergji says:

      O i nderuari 007:Aq e pasur ishte familja e Jozefines sa qe pasuria qe ajo ke sot (si te rikthyer te pronave) eshte me pak se 0.005% te pasuris se saj.Mos harro apo po te kujtoj se edhe sot qe quhet Tirana e RE eshte prone e familjes se Jozefines.E.Rama flet te verteten netto.Te gjithe ne e dime kush ishte demokrat me teper Sale katundari apo Edi.Studentet e dhjetorit e din kete ashiqare kete( metingu i studenteve ne qytetin e studenteve).Shkodra asht ne komo duhet te zgjohet e kete zgjim duhet ta drejtojne familjet e mbetura qytetare te vjetra te Shkodres e jo lloj lloj katundaresh qe drejtojne ate e ne vecanti PD.

  2. ........ says:

    Hahahahaha…popull rrote kkkkk…i “tredh” akoma Saliu me perrallat e “komunizmit”….keshtu eshte kur e ke mbushur vendin me Xhamia e kohen e kalon neper klubet me raki 50 lekeshe…..

  3. Gaetano says:

    Ti ketu mundohesh ti justifikosh shkodranet
    Njesoi sikur enveri ti ngelej i ngulitur si te filmi Scarface
    You need a guy like me,to put a finger up and say.. you are a communist. E keqja e shkodraneve te kulturuar, shume kollaj te emencipuar, te arsimuar, frutdhenes ne sport dhe art, arsim dhe kudo eshte… ka ardhur koha mos nxjerrin vec jozefina versus kalaja e rozafes. Por nje burre prijes te vertet politikan shkodran per veriun shqiptar
    Veta jam rragami apo me dopiopetin e alibalit ndien akoma ne vitet 70-80
    Pa ofeze, po shqipria e mesme sot gezon privilegjet e babes Peza
    Jugu Ismail Qemalin
    Pra ka ardhe koha e nevojshme per nje njeri te mencur dhe me parime te drejtoi shkoder dhe shqiperi
    Po jeni akoma sala te ju ndicoi me kandil kunder enverit, shqiperia sdo ndricohet per akoma
    Ka ardhe koha krahinat te nxjerin burra me rr boll me me nje r.

  4. Valbona says:

    E habitshme me shkodranet, i besojne nje komunisti shpellar si Sali Berisha dhe jo nje qytetari antikomunist si Edi Rama?!

  5. drini says:

    Jane te njohura shume raste ne bote ku nje krahine, nje province apo qytet voton vetem per nje parti politike. Edhe Shkodra voton per nje parti te djathte por ne fakt nuk eshte PD parti e djathte me Saliun qe e udheheq akoma.Kettu qendron problemi se duke dashur te votojne nje parti te djathte ata kane ngelur tifoze te PD megjithse nuk mund ta votojne me gjithe zemer. Shkodrante thone vetem parti me soc (socialiste, socialdemokrate socialkonservatore) para nuk votojme
    Ne Gjermani bavarezet kane votuar CDU per 70 vjet rresht, Ne kanada prvonca e Albertes voton gjithemone nje parti konservatore me ndonje perjashtim shume te rralle. Ka shume shembuj ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje