Lajme të shumta kanë qarkulluar se shefi i shtabit politik i LSI-së dhe kryesuesi i listës së qarkut të Vlorës, Luan Rama është bërë dalje zyrtarisht nga LSI-ja.
Kohët fundit zyrtarët e LSI po e shmangin në fushatat elektorale duke mos bërë thirrje për të votuar kryesuesin e tyre të listës.
Numri dy i LSI-së, Petrit Vasili prej ditësh po poston në rrjetet sociale fotot me kandidatet femra që janë në listën e LSI-së, duke i bërë thirrje de fakto që të votojnë për ato dhe jo për kandidatin Luan Rama që është një nga figurat drejtuese të LSI-së.
Për herë të dytë Vasili ka promovuar në rrjetet sociale kandidaten Anxhela Shehaj.
“Tre mandatet në Vlorë e çojnë listën e Astirit dhe të Dibrës para drejtësisë! Jam vërtet shumë i impresionuar nga Anxhela Shenaj kjo vajze e shkëlqyer e Vlorës. Me këmbënguljen e jashtëzakonshme dhe dashurinë e saj për Vlorën ajo është një shembull shprese për mijëra të rinj.
Fitorja e qartë dhe e padiskutueshme e tre mandateve të LSI në Vlorë është detyrim i shenjtë për Vlorën dhe këta të rinj.
Vlora ka vetëm një alternativë për të votuar; listën e kristaltë të Anxhelës me shokët e shoqet e saj, sepse Lista e Astirit dhe Dibrës të Gjiknurit dhe Qendros ka vetëm një fund atë para drejtesisë!”, shkruan Vasili.
Kandidatja Shehaj është e nëntë në listën e LSI-së. Sesi mund të fitojë ajo, kjo ka vetëm një rrugë që ajo të marrë mbi 10 mijë vota personalisht dhe të përmbysë një mandat apo dy mandate të LSI-së.
Por ky postim është shoqëruar nga një koment pikant ndaj Vasilit, ku i shkruan atij: Po Luan Ramën ta votojmë apo jo o Titi se po na bëni konfuz?!…”.
Votuesit e LSI-së në Vlorë janë konfuz, pasi Vasili gjatë takimeve në këtë qark nuk shfaqet asnjë herë në krah të Luan Ramës dhe i bën thirrje me anë të fotove të ndryshme të votojnë kandidatët e tjerë.
Sa foto e bukur??? Si dy shoke te vjeter por me nje ndryshim se duke pare kete foto me kujtohet shprehja e vjeter ???Doren ne qafe dhe gishtin ne bythe???. Krahas kesaj fotografie do desha qe TEMA te bashkangjiste edhe ate foton tjeter kur te dy keta hanin fara kungulli ne trotuar dhe te krijonin bindjen sikur ishin xhepista dhe po medoheshin per planet e radhes???.
Po prit it se kini ngrene she fara bashke ,kaqe shpejt e hodhe poshte, apo interesi ben gjithcka.
Me sa duket, Meta dhe Monika behen gati ta lene LSI pas zgjedhjeve; dhe alternativat jane Vasili i perkrahur nga Meta e Monika, dhe Luan Rama, qe duket ka me shume mbeshtetje ne baze.
Mbas zgjedhjeve dhe Pecua ARMIK i partise do dale , duke i hapur rrugen nen pronares .se pronari do kethehet ne baze !
Me vjen per tu habitur si eshte e mundur qe L.Rama akoma qendron pas bythes LSI.
Qe ne fillim jam habitur si eshte e mundur,ju shkuat pas familjes LSI.
As gje nuk te lidhe me to.Ju jeni nje intelektual I mirefillt,inteligjent dhe politikan.Te gjithe ato jane men nivelin tuaj,pa ber fjale per paftyrsine e tyre si korruptuar dhe vrases.Te kshilloj shkeputu nga ato.
Jeni akoma I pa konsumuar dhe me intregitet.Une nuk njihem me ju,vetem nga respekti qe kam per aktivitetin tend politik,perjashtu kohen qe ke konsumu me LSI.