Pse duhet të shkojnë në burg Berisha e Meta"?! Rama: Pinocheti ishte në shtratin e vdekjes kur e çuan përpara drejtësisë

15 Prill 2021, 22:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka folur rreth reformës në drejtësi ku ka përmendur edhe presidentin Ilir Meta edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ai tha se ai është mbështetës i reformës.

Ai u shpreh se SPAK  nuk bën arrestime por proçese, dhe se në gjykatë janë çuar dosje që konsiderohen problematike.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Përse duhet të shkojë në burg Meta dhe Berisha dhe jo ju që keni qeverisur tetë vjet? Kjo është e tmerrshme.

Rama: Po të kisha unë stres nga reforma, nuk do të isha mbështetës i reformës. Po të ishte kështu i bie të kem kapur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Saliu vërtet luan në ipad, por Pinocheti ishte në shtratin e vdekjes kur e çuan përpara drejtësisë. Kanë apo jo probleme me drejtësinë, këtë do ta thotë drejtësia.

Rakipi: Po ta kesh marrë drejtësinë ti, si do të kemi drejtësi ne? Të gjitha dosjet që ka kaluar opozita, apo pjesë të tjera të shoqërisë civile, SPAK s’ka konsideruar asgjë. Më thuaj një njeri të vetëm që është ndaluar.

Rama: Me dosjet SPAK nuk bën ndalime, por bën procese. Është e pavërtetë, që nuk ka çuar në gjykatë asnjë dosje. Përkundrazi, por di t’ju them që është e vërtetë e kundërta.

Ka çuar në gjykatë dosje që i konsideron problematike. Është një dosje konkrete, gjykata do të vendosë. SPAK është akoma një krijesë e sapolindur, ka dhënë sinjale të mira.

3 komente në “Pse duhet të shkojnë në burg Berisha e Meta”?! Rama: Pinocheti ishte në shtratin e vdekjes kur e çuan përpara drejtësisë”

  1. salih te shkerdhdefte gjithe shqiperia cte permban shpella
    Mbesen ja kemi lon Ramos ta palloje

  2. Shqipoja says:

    Po vazhdoj me sagen e ciftit Kryemadhi-Meta; ketij cifti medioker, qe me partine e tyre familjare, kane uzurpuar prej disa dekadash politiken shqiptare. Pa koment, po ju paraqes nje nga eksperiencat jetesore, qe kam patur me ta. GJYKIMIN JEPENI JU.

    Nje mik, bzinesmen i fuqishem me lutet nje dite, ta shoqeroj ne nje takim. Me fuoristraden e tij lluksoze, parkuam diku para Gjykates Kushtetuese. Nga sedilja e mbrapme, nxorri dy qese te medha, njeren nga te cilat ma dha mua. U futem tek nje nga restorantet lluksoze te Tiranes, tek dy kullat. Ne nje tavoline ne priste drejtuesi i njeres nga koorporatat me te medha te vendit. U pershendetem, u ulem dhe miku im i beri me shenje nga qeset. Ai pa e shkeputur vemendjen nga celulari, beri shenje ne drejtim te karriges qe ishte prane tij. I vendosem qeset aty dhe pasi i mbuloj me xhupin e tij, beri nje telefonate dhe e degjova te shqiptonte: “jemi gati”.
    Pas pak mbrriti bodyguard i Metes, pershendeti, i mori dhe u largua.
    – Te pakten ti kishim numeruar, – u artikulua duke u pertypur miku biznesmen.
    Me nje shenje bezdisjeje, drejtori i koorporates u pergjigj: “une nuk i prek me dore, le ti numerojne vete”
    Pas nje dreke relativisht te heshtur, u larguam.
    “Jane pune te sikletshme,- me tha biznesmeni, – ndaj te kerkova ty, si mik, pasi nuk doja te ekspozohesha me asnje nga punonjesit. Me kerkuan qe cmimin e tenderit ta rritja dyfish ne raport me ate te tregut dhe ja… e morren tere fitimin. Kane pushtetin, nuk behet ndryshe, nqs do te mbijetosh,- vazhdoj ai te justifikohej duke psheretire”.
    I heshtur llogaritja me mendje, se nqs paketimet kishin qene me 50 Euron e zakonshme, aty ishin disa qindra mije…po nqs kishin qene 100, ose 500 Euroshe …!?!?
    Ishte fundi i vitit 2010 dhe pas disa javesh do te ndodhte 21 janari. Mikun biznesmen, qe sot eshte ne Kanada, nuk e pyeta kurre per shumen reale; ndersa ish-drejtorin e kooroporates e ndesha njehere rastesisht ne aeroportin Heathrow. I veshur ne nje menyre shume te rendomte, ndryshe nga pamja pompoze qe isha mesuar ta shihja neper media, ai me shpjegoi se kishte patur probleme te renda shendetesore me nje nga femijet dhe per aresye kurimi qe transferuar dhe jetonte ne UK…

    Po e perserit edhe njehere thirrjen time ndaj lexuesve: nqs doni te dini me shume per bemat e ketij cifti, do te nxjerr ne drite histori te tjera.

  3. Besnik says:

    Bravo Shqiponja! Te lumte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje