Presidenti Ilir Meta ka denoncuar nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan se të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë kërcënuar nga persona të ndryshëm.
Këtë ai e lidh me inceneratorët dhe në krye të skemës së saj, Meta ka akuzuar ish-ministrin e LSI, Lefter Koka që aktualisht kandidon për deputet nën siglën e PS.
“Doni ta dini pse vajta në Durrës pasi disa muajsh? Sepse shtabi i inceneratorëve që ka qendër të fortët në Durrës, kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit, që të largoheshin nga LSI duke u zënë prita, duke i marrë në telefon. Ky këtu (Lefter Koka) është numri i 7 i Rilindjes në Durrës tani.
Keto janë kompani të krijuara të cilat janë krijuar fiktivisht për të kaluar këto para që janë vetëm për një rast mbi 2 milionë Euro tek ish-komnoania e ministrit. Agim Seferi edhe ky ka qenë me LSI dhe para Edi Ramës bëri sikur iku nga LSI, kompani fiktive.
Djali që kërcënon me kobure djemtë e Durrësit me Arbër Shtyllën, babai i tij ka kompani. Prapë djali i ministrit këtu. Prapë me Skerdi Bellon.
Gjithë këto kompani kanë marrë 5.7 milionë Euro. Evazioni 22 milionë Euro. Gjysma e kompanive kanë qenë të dënuara më përpara dhe kanë qarkulluar miliona Euro. Për këtë çështje nuk ndodh asgjë. Një pjesë e tyre financojnë dhe rrugë, hedhin asfalt elektoral.
Këta janë 7-8 veta që marrin dhe ca të fortë që janë liruar nga burgu dhe kërcënojnë vajza dhe djemë të rinj. Të rinjtë e LSI i marrin në telefon, do të heqim mamin nga puna. Jam President në një shtet të kapur.
Këto janë nisur të gjitha në Prokurori. Janë nisur nga LSI përpara disa javësh. Por Prokuroria nuk mund të veprojë sepse prokurorja e përgjithshme u zgjidh me 69 vota.
Vettingun në Shqupëri e ka drejtuar Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri”, deklaroi ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.
Na LIke Floriri:Vajzat e LIS-it i Ndjekin nga Pas Dashnoret,sepse duke u marre me Moniken dhe Meten,,u kane Lene “Trongellin ne Dore”…
LIke :Une do te doja te dy Cupoat e tua…..pse jo????????????
Ky eshte bere si arixhofkat qe shohin filxhanet e kafese ! Sa idiote paska qene ….bo bo bo bo !
O pleh, po si more te ndiqkan ca kurvica dhe bredhin rrugeve, e ti shkove ti mbrosh. Ruaj more moniken e femijet e tuaj se pari, sigurisht po te jesh i zoti, e pastaj merru me ato te durresit. Tani qe i trmbe ti ato dashnoret e atyre vajzave, nuk do tu afrohen me afer se sa .. cm. Qelbesire kerkon te trembesh qytetaret, po ti dordolec je, naten edhe te tremb, po diten ta njohin surratin.