“Nuk ofrova ta blej Bashën, s’është Mesi apo Ronaldo”! Rama: Gati të bashkëpunoj me opozitën e Bashës të dalë nga zgjedhjet. Kjo do karakter

15 Prill 2021, 21:23Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish ftesë kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prilit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Rama theksoi se ai nuk kërkoi të blejë Bashën sepse nuk jemi në një fushë loje, por shtoi se është i gatshëm që të ndërtoj një rrugë bashkëpunimi në funksion të krijimit të një fuqie të përbashkët për çështjet e mëdha të vendit dhe një energjie të re.

Rama: Unë nuk ofrova ta blej Bashën se nuk është një lojtar që është Mesi apo Ronaldo. Nuk jemi në fushën e shitblerjes së lojtarëve të mëdhenj.

Unë jam i gatshëm që të ndërtoj një rrugë bashkëpunimi shumë të ngushtë me opozitën që do dalë nga zgjedhjet dhe me Bashën në funksion të krijimit të një fuqie të përbashkët për çështjet e mëdha të vendit dhe një energjie të re që spostohet nga konsumi i jashtëzakonshëm i politikës së sherrit, ndasive përçarëse te fokusi  i çështjeve.

Kjo ishte dhe kjo është. Kjo gjë do karakter dhe Basha nuk e ka dhe nuk e ka pasur kurrë.  

2 komente në ““Nuk ofrova ta blej Bashën, s’është Mesi apo Ronaldo”! Rama: Gati të bashkëpunoj me opozitën e Bashës të dalë nga zgjedhjet. Kjo do karakter”

  1. E verteta says:

    Po mire o zoti Rama. Kur basha e din se do humbe si ka per te pranuar oferten per bashkpunim? Ai po humbi do jep doreheqjen nga drejtimi i pe de se. Se nuk mund te beje me si heret tjera te ngrije funksionet. Po humbi jep doreheqjen dhe pasaporten hollandeze e ka, vilen ne hollande e ka, miliona te vjellura ka dhe ike ne hollande dhe skane nevoje te punojne as vajzat e veta deri ne 15 breza. E ka siguru basha edhe per 15 breza.

  2. Kalec Dega says:

    Ne cadren e kurv ave , cfare tjeter ?…
    =
    le te bejne reklama Mero e Zeri i Popullit, populli te njeh mire per mashtruses, dhjaks, tradhetar dhe shkaterrimtar i Shqiperise…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje