A ka frikë nga burgu? Meta vë duart në kokë: I them Edit hajde këtu, merr kë të duash se nuk kam frikë

15 Prill 2021, 22:16Politika TEMA

Ilir Meta ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama se presidenti trembet nga burgu.

Duke vënë duart në kokë, presidenti tha në Opinion se nuk ka frikë nga burgu dhe nga askush.

Kreu i shtetit i kërkoi ballafaqim kryeministrit, të cilin e porositi të marrë kë të dojë me vete, madje edhe Lulzim Bashën.

“I them Edit, hajde këtu. Ku je. Hajde bëjmë një debat të vërtetë. Të lutem. Merr kë të duash. Nuk kam frikë. Unë vë duart në kokë sot, ishim shumë përpara Serbisë për integrimin. E dini besoj. Me Ramën na ndan integrimi.”, tha Meta në Opinion.

Presidenti ka komentuar ftesën që kryetari i PS Edi Rama i ka bërë kreut të PD Basha, për të patur një bashkëpunim pas zgjedhjeve të 26 Prillit.

Insistimit të gazetarëve mbi këtë argument, Meta i është përgjigjur indirekt me fjalët: “Edi Rama, ky pro- amerikan që u shndërrua në gruan e Bilalit për një foto, të ftojë në bashkëpunim agjentin e Rusisë”

3 komente në “A ka frikë nga burgu? Meta vë duart në kokë: I them Edit hajde këtu, merr kë të duash se nuk kam frikë”

  1. Sallam per Monen says:

    Nuk te fut Edi ne burg o lunatik. Do te fusin gjykatesit e prokuroret e drejtesise se re. Vetem video vjedhja eshte boll per te te burgosur ty o simbol i krimit.

  2. Bati says:

    DO TE MBAHET MEND GJATE NGA HISTORIA KY QE ARRITI TE BEHET EDHE PRESIDENT PA PUNUAR ASNJE DITE E PA DITUR ASNJE GJUHE TE HUAJ AQ ME SHUME QE ESHTE EDHE NGA SKRAP…ARI

  3. k says:

    Ke frikë ,fshatar injorant,sepse e di që ke vjedhur dhe se je fajtor.
    Dorëzo gjënë e vjedhur,degjeneratë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje