FOTOT: U kujdes për çdo detaj, “makina arkivol” që Princ Philip po modifikonte prej 16 vitesh

16 Prill 2021, 19:46Lifestyle TEMA
FOTOT: U kujdes për çdo detaj, “makina arkivol” që

Zbulohen imazhet e Land Rover Defender të modifikuar nga Princi Philip, për të mbajtur arkivolin e tij. Duka i Edinburgut, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, punoi për modifikimin e mjetit për 16 vjet, duke filluar nga viti 2003.

Ndryshimet kryesore janë bërë në pjesën e pasme, e cila është e hapur dhe do të përdoret për të transportuar arkivolin e tij në Shën George’s Chapel.

Duka, i cili shërbeu në Marinën Mbretërore në Luftën e Dytë Botërore, projektoi të gjitha detajet duke përfshirë ngjyrën e errët si dhe kapëset e argjendit të njohura si “ndalesa”, të cilat do të mbajnë të fiksuar arkivolin.

Duka përdori Land Rovers gjatë gjithë jetës së tij dhe e ka cilësuar atë si makinën e tij të preferuar të të gjitha kohërave.

Kufizimet e koronavirusit në Angli nënkuptojnë se vetëm 30 persona, të distancuar nga njëri-tjetri, do lejohen të marrin pjesë në funeral. Ndërkaq, sipas Pallatit Buckingham, detajet e ceremonisë së varrimit janë në përputhje me dëshirat e Dukës.

1 komente në “FOTOT: U kujdes për çdo detaj, “makina arkivol” që Princ Philip po modifikonte prej 16 vitesh”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Projekt i njëjtë
    me të Sali Shpellarit
    Por Sala ka me pre
    Veshët e gomarit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje