Humbi jetën mes flakëve duke shpëtuar kolegët: Rruga e re pranë Spitalit Ushtarak merr emrin e heroit “Arjan Sala”

16 Prill 2021, 16:39Sociale TEMA

Një rrugë e re pranë Spitalit Ushtarak në Laprakë do të mbajë tanimë emrin e heroit Arjan Sala, i cili humbi jetën në moshë të re për të shpëtuar jetën e 25 kolegëve pasi një qendër tregtare u përfshi nga flakët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj  mirëpriti në zyrën e tij familjarë të Dëshmorit të Atdheut, Arjan Sala, të cilëve u dorëzoi në mënyrë simbolike një kopje të tabelës së rrugës që do mbajë emrin e të ndjerit.

“Unë e di që për ty, ai është drita e syrit dhe djali por për pjesën më të madhe të shqiptarëve është një hero dhe ke lindur e rritur një hero dhe një djalë të respektueshëm, ndaj dua ta kujtojmë si të tillë, si një hero të qytetit. Ai nuk është vetëm djali i familjes, por është një hero që në qytet u sigurua që 20 nëna të tjera të mos visheshin me të zeza, 20 prindër të shkonin në shtëpi, duke dhënë jetën e vet”, me këto fjalë iu drejtua Veliaj babait të Arjan Salës.

I prekur, Fadili, babai i Arjanit falënderoi kryebashkiakun për lehtësimin e dhimbjes: “Ju falënderoj shumë nga zemra, edhe në emër të familjes, që keni bërë për mua dhe na keni lehtësuar dhimbjen me këto që thoni. Ju falënderoj shumë nga zemra!”

1 komente në “Humbi jetën mes flakëve duke shpëtuar kolegët: Rruga e re pranë Spitalit Ushtarak merr emrin e heroit “Arjan Sala””

  1. Musa Xh. babai i Mucit , qe spiunonte babane e Hajro Cinit says:

    Ne disa raste qe jane ceremoniale eshte mire qe zyrtaret te vishen jo me pantallona te shkurtra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje