Ngjela tallet me Artur Zhejin: Edhe ambasadori rus tha presim ndryshim pse nuk fole? Jeni në politikë këtu apo në interesa?

16 Prill 2021, 17:48Politika TEMA

Avokati Spartak Ngjela dhe analisti Artur Zheji u përplasën ashpër në emisionin Breaking’, teksa po diskutonin për ftesën e kryeministrit Rama për kreun e PD-së, Lulzim Bashën për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Analisti Artur Zheji është shprehur se PD ka rikuperuar 200 mijë vota të humbura në vitin 2017, ndërsa Rama kërkon që të demoralizojë elektoratin e PD.

Sipas avokatit Spartak Ngjela, ftesa për bashkëpunim i Ramës kundrejt Bashës, nuk është ftesë po është me kusht.

Ngjela thotë më tej se ambasadori rus pret një ndryshim që nuk do të vij, e fill pas kësaj nisën debatet në studio që përfunduan edhe në fyerje, teksa Ngjela u largua nga lidhja live.

Avokati i kujtoi Zhejit se ambasadori rus ka kërkuar ndryshim në Shqipëri në favor të Bashës duke shprehur interesa të qarta për Partinë Demokratike.

Le të kujtojmë këtu se Zheji prej disa ditësh ka ndërmarrë një fushatë mediatike për deformimin e deklaratës të ambasadores Yuri Kim e cila u detyrua të reagojë për ta përgënjeshtruar.

Debati:

Artur Zheji: Kjo është thjesht një tentativë për diversion, reagimi i Bashës është i qartë. PD ka rikuperuar 200 mijë vota të humbura në vitin 2017. Rama kërkon që të demoralizojë elektoratin e PD.

Spartak Ngjela: Ore jeni në politikë ju apo jeni në interesa. Ambasadori rus tha që presim ndryshim. Nuk fiton dot Moska këtu, as Athina nuk e marrin dot kalanë se ka ardhur Clinton aty, e kuptoni apo jo.

Artur Zheji: Pusho kujt i drejtohesh kështu avokat, po flet pa lidhje!

Spartak Ngjela: Nuk bëj debat me papagall, s’po bëjmë dialog. Ambasadori rus kërkon ndryshim, nuk do të ndodhë.

Artur Zheji: Ke probleme me sklerozën sepse s’mund të ngatërrosh Yuri Kim me ambasadorin rus. Ti mos u merr me mua, bëhu serioz siç ke qenë, as mos fyej se nuk të fyeva. Yuri Kim kërkoi ndryshimin dhe jo ambasadori rus. Vazhdo monologun tënd tani.

8 komente në “Ngjela tallet me Artur Zhejin: Edhe ambasadori rus tha presim ndryshim pse nuk fole? Jeni në politikë këtu apo në interesa?”

  1. Guxim says:

    Nuk shoh ndonje degjenrim te Zhejit nga Ngjela ketu.

    Zheji mund te kete problemet e tij por Ngjala eshte sharlatani me i madh i Shqiperise.

    Nje hajvan me skleroze qe do mbahet mend gjate ne historie e Shqiptareve si injorant i historise dhe gjeopolitikes dhe bythlepriesi me i madh i Ameriqise , pa piken e dinjitetit.

  2. drini says:

    Artur Zheji luan me nje lapsus te ambasadores Kim. Ao beri nje lapsus qe nuk i lejohet nje ambasadori te hyaj. Cfare do te thote ajo me pas, edhe falje te kerkpoj nuk e korrigjon do deklaraten e saj.
    Ngjela ka te drejte ndersa Zheji eshte nje sahanlepires dhe ashtu ka qene gjithemone.

  3. Ndroqi says:

    Ambasadorja beri lapsus apo gabim,ate e di ajo,fakti qe ka dal disa here per ta sqaruar tregon se,ose e kuptoj qe gaboj, ose e detyroj State Department,DASH.

  4. Vlesh Jos says:

    Turi jete thuash qe po ndryshimin per nje qeveri te re (Amb. rus)me duket shume afer me deklaratat e LB dhe I.M.
    Truri si eshte puna?
    Gnenfns financiare si eshte?

  5. Pokeristi says:

    Jo more te nderuar komentuse.Ambasadorja foli sakte dhe shprehu mendimin zyrtar amerikan,nen nje gjuhe diplomatike.Interpretimi ianalisteve militante qe i gabuar,ose me sakte spekulant.Sigurisht jo nga naiviteti i analisteve por nga prirja mashtruse dezinformuese qe ata kane per elektoratin militant.
    Kjo ish arsyeja qe z.ambasadore ka dale per sqarim.Per t’ju treguar qorave se jo gjithçka mund te shihet vetem me sy.
    Çfare tha nen te z.ambasadore dhe nje buf kenete e ka te qarte.Edhe Zheji vete.
    Zoti Ngjela ben nje gabim.Duhet te jete me selektiv me cilin debaton.S’besoj se duhet humbur kohe te debatosh me kedo.Bota eshte e mbushur me shpeshe te ndryshme duke filluar nga shqiponjat,pellumbat,bilbilat,rosat e rosaket,skifterat e shpeshet grabitqare,papagallet,arabelat e trumcaket,duke perfunduar tek bufat dhe gallofet.
    Zheji eshte nje amalgame e te gjithe shpeshëve qe permendem.
    Eshte per te ardhur keq per Arturin se ay rrjedh nga nje familje bilbilash..

  6. Ciao says:

    Zheji eshte pis njeri.Ngjela ka te drejte.

  7. suliot says:

    Vllahu spartak kico ngjela eshte nje tru shpelare, turp per ata qe e nxjerin aty dhe jo per ate, ka rjedhur nga trute taku kico ngjela, nuk di se cthote, turp per ata qe e degjojne kete sharlatan qe mbjell vrer dhe urejtje gjithandej

  8. Konjak says:

    Ambasadorja e SHBA-se Kim , tha ete qe kishte par mire , se duhej te thoshte . Askush nuk mundet te anatemoje thenjet e saj per ndryshimin rrenjesor ne intetes te Shqiperise . Ndryshimi vjen pikerisht tani , momenti me i volitshem qe populli , me voten e tij , perfundimisht ti sherbej vet-vetes , te mundesoi ndryshimin . Ne u kemi dhene forcen tone lidereve politik , dhe ata bene keto qe bene , te cilat i vuajme ne –kur them ne , dmth populli i ndershem qe s’mundet te merret me pune te pista — sepse nje pjese e vogel edhe nga populli , ka vene pasuri te medha , por me veprimtari kriminale . Prandaj , jo vetem z Kim por edhe politikane te tjere –dashamires et shqiperise — na rekumandojne ndryshim . Rotacjon do te thot : Te ndryshojne kahet politike ; Kurse Ndryshim do te thote : Te ndryshojne Idete politike , te ndryshojne programet e qeverisjes , te ndryshojne stafi udheheqes , pushtetaret . Asnje nga lideret , nukse eshte , vellai apo femija jone –i gjithsecilit — , Ne i njofim dhe respektojme si individe qe i kemi pais me forcen tone , per te na udheheq , jo per te na shfrytezuar . Te japim voten dmth — forcen — nje programi te hartuar , me pergjegjesi dhe me mundesi per tu zbatuar ne interesin tone . Ky eshte ndryshimi midis , Rotacjonit me Ndryshimin . C’do qetetar qe urren krimin , nepermjet te cilit — mund te pasurohesh , por edhe mund te diskreditohesh — , Voto ndryshimin , si e vetmja mundesi per perparimin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje