Nasip Naço: Ika nga LSI se kisha probleme me lidershipin! Më 2017 refuzuan koalicionin me PS. Tani koalicion me Bashën që gënjen dhe për orën

16 Prill 2021, 15:20Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë, aktualisht kandidat i PS-së Nasip Naço ka zhvilluar sot një takim elektoral krah kryeministrit Edi Rama në Skrapar.

Naço tha se u largua nga Lëvizja Socialiste për Integrim për shkak të problemeve që kishte me lidershipin, pasi siç tha ai, LSI bën eksperimente politike të dështuara, si sot që duan të bëjnë Lulzim Bashën kryeministër.

Pjesë nga deklarata e Nasip Naços:

Nga Skrapari do të fillojë fitorja e PS. Edi Ramën e duan në Skrapar. Jam me fat dhe e falenderoj Ramën që më ka hapur derën.

Dikush mund të pyesë, deri dje ishe deputet i LSI, edhe unë s’kam për ta goditur me gurë LSI.

Unë kam patur probleme me lidershipin e LSI, vetë na thoshin Lul Basha të gënjen edhe për orën, por sot duan ta bëjnë kryeministër.

Një parti që vitet e fundit bënte vetëm eksperimente politike, të dështuara. Dy fjalë dua t’ua them, pse iku? Nuk pranuan të vazhdonin koalicionin me PS në 2017.

Pra një parti me 20 deputetë që nuk ishte partnere por vasale e PD-së, për ta bërë kryeministër.

Nuk mund të vazhdoja më me eksperimente të dështuara. Falenderoj zotin Rama për reformën në drejtësi.

Nuk bëj ndonjë premtim të madh, i vetmi premtim është që do të jem në krah të zotit Rama për reformën në drejtësi.

Kam një borxh për Partinë Socialiste që i hoqa vota nga 2009 në 2017, sot dua t’ua kthej këtë borxh.

3 komente në “Nasip Naço: Ika nga LSI se kisha probleme me lidershipin! Më 2017 refuzuan koalicionin me PS. Tani koalicion me Bashën që gënjen dhe për orën”

  1. Berti says:

    Po mire o nasip o plehre. Po Rama qe do qeveriste me Bashen ne 2017 dhe qe po plas ta marre perseri per te qeverisur, burre i mire eshte?
    Se mire me Meten qeke prish si parimor i madh mqns do bashkohej me Lulin

    1. Yyyypppp xhixhi says:

      O koqe Berti, po me qet o djal, mos u hidh perpjet, pse fillon e nxehesh qe tani??!!! Ehu do kesh kohe plot, edhe te pakten 4 vjet te tjera te shfrysh dufin. Do rrini gjate, po shume gjate ne opozite. Te fala Lulushes fluturuese hollandeze, te pakten ai e di ku do e mbaje frymen po ju mavrinjte ku do perfundoni se do mbarojne edhe fondet per byrek tek shqupi.

  2. Byreku says:

    Ec aty Berti, e more byrekun edhe për sot. Dukesh që je byrrekxhi, sepse po shkruan në të gjitha temat që ka Gazeta Tema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje